Connect with Us

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat/ Rritet numri i infektimeve, 8 qytetarë humbin jetën

Shëndeti

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat/ Rritet numri i infektimeve, 8 qytetarë humbin jetën

Publikuar

-

Covid-19/ Vijon rënia e kurbës, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2538 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 256 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 8 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

31 raste në Shkodër, 29 raste në Korçë, 28 raste në Tiranë, 19 raste në Fier, Berat, 15 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, Gjirokastër, 9 raste në Vlorë, 8 raste në Devoll, 7 raste në Krujë, 6 raste në Lushnje, Pogradec, Ura Vajgurore, 5 raste në Kukës, Patos, 4 raste në Tepelenë, Peqin, Skrapar, 3 raste në Tropojë, Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Vau i Dejës, Dibër, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Mat, Sarandë, Fushë Arrëz, Selenicë, Kolonjë, Finiq, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,600 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora,1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 67 – 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Covid-19 do të jetë sëmundje sezonale, mund të përsëritet në dimrat e ardhshëm

Publikuar

-

Nga

Covid-19 do të jetë sëmundje sezonale, mund të përsëritet në dimrat e ardhshëm

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Një numër në rritje i shkencëtarëve po shkojnë drejt hipotezes se Covid-19, do te jetë një sëmundje sezonale që do të përsëritet në dimrat e ardhshëm. Për të mbështetur këtë hipotezë, ata paraqesin disa argumente:

1.Vaksinat nuk japin imunitet të plotë ndaj SARS-CoV-2;

2.Disa variante të reja të virusit janë shumë më pak të ndjeshme ndaj vaksinave të disponueshme;

3.SARS-CoV-2 është një koronavirus, një familje virusesh me sezonalitet të theksuar;

4.Vaksinat nuk u jepen fëmijëve në këtë kohë, gjë që kufizon mundësinë e arritjes së imunitetit të tufës.

Shkencëtarët vlerësojnë se duhet ndërmjet 70 dhe 80% e popullatës imune për të arritur këtë imunitet të tufës, e cila zvogëlon në mënyrë drastike qarkullimin e virusit.

Për më tepër, mbeten për t’u studiuar disa faktorë, veçanërisht mundësia e ri-infektimit nga SARS-CoV-2. Pacientët e prekur nga lloji i egër i virusit mbase mund të infektohen për herë të dytë me variante të reja. I vetmi imunizim i mundshëm i plotë do të ishte atëherë përmes një vaksine efektive kundër të gjitha varianteve të virusit.

Ekspertët konsiderojnë pesë lloje të strategjive të mundshme per te perballuar nje covid sezonal.

Një intensifikim i përpjekjeve të vaksinimit për të imunizuar popullsinë më shpejt sesa shfaqen variantet;

Monitorim nga afër i epidemiologjisë Covid-19 dhe në veçanti shfaqjen e varianteve të reja për të përshtatur fushatat e vaksinave në kohë reale;

Përmirësim i kapaciteteve te shtrimit dhe reanimacionit për të menaxhuar më mirë format e rënda të Covid-19, pa shkaktuar mbushje të shërbimeve spitalore;

Ulja e transmetimit gjatë muajve të dimrit përmes miratimit të masave të veçanta të edukimit shëndetësor;

Modifikim i sjelljeve individuale të rrezikut, veçanërisht në mesin e njerëzve më të ndjeshëm ndaj virusit (njerëz të moshuar, njerëz me sëmundje kronike).

Vetëm e ardhmja mund të konfirmojë ose mohojë kthimin në dimër të Covid-19 në vitet që vijnë, por secili vend mund dhe duhet të përgatitet për të, duke miratuar njërën ose tjetrën nga këto strategji.

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Covid-19/ Aktiviteti fizik dhe lëvizja parandalojnë rrjedhën e rëndë të sëmundjes

Publikuar

-

Nga

Një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin prej saj.

Sipas një studimi të botuar në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive, për të cilin studiuesit ekzaminuan rastet e pothuajse 50,000 pacientëve të infektuarve me korona në SHBA, një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin.

15 përqind e pacientëve të ekzaminuar thanë se kishin 0 deri në 10 minuta aktivitet fizik në javë, rreth 80 përqind kishin një lloj aktiviteti nga 11 deri në 149 minuta në javë, dhe 7 përqind thanë se kishin një aktivitet fizik prej më shumë se 150 minuta në javë.

Nga studimi rezultoi se njerëzit që të paktën dy vjet para infektimit kanë pasur pak aktivitet fizik, kanë 73 përqind më shumë gjasa që të kenë nevojë për trajtim në spital apo për trajnim në pavionet e reanimancionit dhe 32 përqind më shumë rrezik që të vdesin prej Covid-19, sesa pacientët fizikisht aktivë.

Madje sipas studimit mungesa e lëvizjes përbën një rrezik dukshëm më të lartë për rrjedhën e sëmundjes sesa, për shembull, pirja e duhanit, mbipesha ose tensioni i lartë./VOA

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Publikuar

-

Nga

Çfarë ndodh me vaksinimin nëse PS humb zgjedhjet?/ Manastirliu: Ne do fitojmë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është shprehur e sigurt se Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

E pyetur për procesin e vaksinimit nëse PS humbet zgjedhjet, Manastirliu kundërshtoi panelistët dhe tha në Rtsh se ata kanë planifikuar që gjithçka të shkojë siç duhet.

“Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet dhe ne do të mbajmë të gjitha premtimet që kemi dhënë. Jemi me ritme shumë të shpejta dhe të larta të vaksinimit të popullatës. Tani do merremi me operatorët turistiëk për të pasur një sezon turistik pa kufizime.

PS do të fitojë dhe kemi siguruar gjithçka që procesi i vaksinimit të vijojë ashtu siç është planifikuar. Njerëzit janë të bindur dhe nuk duan të rikthehen më pas në kohë, ata duan të ecin përpara. Unë jam shumë pranë qytetarëve dhe ne duam të vijojmë vaksinimin, rindërtimin”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE