Connect with Us

Meta pranon skandalin/ “Unë fshihem pas bojkotit të AlbControl”

Politikë

Meta pranon skandalin/ “Unë fshihem pas bojkotit të AlbControl”

Publikuar

-

Meta pranon skandalin/ “Unë fshihem pas bojkotit të AlbControl”

Presidenti Ilir Meta ka pranuar skandalin e AlbControl, pasi kontrollorët kanë hyrë në grevë dhe kanë ndaluar punën duke shkaktuar kaos në aeroportin e Rinasit.

Në një deklaratë për shtyp, Meta pranoi nga Vlora se është takuar me disa përfaqësues të AlbControl.

Presidenti tha se ata i janë ankuar se po i cënohen të drejtat, ndërsa thekson se për këtë i është drejtuar me një shkresë edhe Ministrisë së Infrastrukturës, kontrollorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Për fat të keq nuk ka patur asnjë herë asnjë dialog midis përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe autoriteve përgjegjëse për këtë çështje. Unë jam njoftuar disa herë për këtë çështje dhe duke parë problematikën, i kam pyetur në takim një përfaqësi të tyre, një takim i cili është bërë publik dhe ka një komunikatë. Ata nënvizonin faktin se të drejtat e tyre ishin cënuar dhe kundërshtonin pëzullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. Për më shumë se prej 210 muajve nuk është marrë asnjë përgjigje sipas tyre dhe askush nuk kishte marrë për sipër të merrej me çështjen e tyre.

I kam dërguar një shkresë ministrisë së Infrastrukturës, kontrollorëve, vura në dijeni dhe partnerët ndërkombëtarë se kjo situatë është e rrezikshme dhe mund të mbartë rreziqe për pengimin e lëvizjes ajrore të qytetarëve tanë.

U kam bërë thirrje kontrollorëve të vazhdoj në të ushtojnë detyrën e tyre me përgjegjësi të lartë. Në çdo kohë dhe pa ndërprejrje u kam thënë kontrollorëve duhet të garantohet shërbimi.

U kam thënë do vazhdoni punën pavarësisht nga cënimi i të drejtave tuaja sepse do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje me durim, jo për hatër të tyre por për respekt të qytetarëve tanë dhe kam kërkuar gjithashtu që organet drejtuese dhe qeveria t’i japin zgjidhje”, deklaroi Kreu i Shtetit ndër të tjera./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ora e ndryshimit po vjen”/ Basha: Edi Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë një takimi elektoral  në Rreshën të Mirditës u shpreh se këto zgjedhje janë vendimtare. Më tej, ai shtoi se të gjithë shqiptaret e dinë që ora për ndryshim po afron.

Sipas Bashës, edhe kryemninistri Edi Rama e din që me 25 prill ai do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

“Këto janë zgjedhje vendimtare. Do të kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë. Mirditorët janë trima dhe e kanë dëshmuar në histori e ata do ta tregojnë me votë se duan ndryshimin.

Asnjë nënë mirditore nuk duhet më të vuajë për djemtë dhe vajzat në emigrim. Kam zgjedhur që të shkoj në nëntë qytete të Shqipërisë, dhe e dinë të gjitha qytetet se ora e ndryshimit po afron. E di dhe Edi Rama se ora e ndryshimit po afron. Ai e ka mësuar se më 25 prill, ai do të humbë e Shqipëria do të fitojë. Ndizni dritat e shpresës, vëllezër dhe motra mirditorë, për familjet tuaja, të gjithë, për fëmijët tuaj dhe të ardhmen e vendit”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A do ta dekretojë Ramën për një mandat të tretë?/ Meta jep përgjigjen i prerë

Publikuar

-

Nga

A do ta dekretojë Ramën për një mandat të tretë/ Përgjigjet Meta

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp i pyetur nëse do ta dekretonte kryeministrin Edi Rama për një mandate të tretë ai u shpreh se këtë gjë do ta tregojë pas zgjedhjeve.

Më tej, ai u shpreh se pas një jave  nuk do të ketë më patronazhistë.

“Kjo është një pyetje që do ta diskutojmë pas zgjedhjeve, kemi bërë shumë padi në prokurori. Në ditët e ardhshme do të ketë padi të tjera. Shpresoj që prokuroria të veprojë, vjedhja e të dhënave personale janë një skandal. Të gjithë patronazhistët do të bëhen tutorë.

Për çdo problem që ti ke ata të detyrojmë të kthesh prapa e të  thonë të shkosh në rrugën e partisë. Si arritën nazistët të kenë pushtet. Është çështje e natyrës njerëzore. Edhe një javë dhe  nuk ka më patronazhistë. Do të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Ju ftoj të tregoni qytetari dhe të demonstrojmë se jemi popuj shqiponjash dhe që meritojnë vendin në BE. “, u shpreh Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Patronazhistët janë fuksa”/ Meta paralajmëron fakte të reja

Publikuar

-

Nga

“Patronazhistët janë fuksa”/ Meta paralajmëron fakte të reja

Presidenti Ilir Meta në konferencën për mediat ka folur dhe për nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve.

Meta i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë menjërë për të parandaluar fenomene të tjera.

Drejtësia të reagojë menjëherë për të parandaluar fenomene të tjera. Dikush duhet të ishte në burg që të dhënat e qytetarëve janë kudo.

Nuk janë patronazhist, janë fuksa që ka njohur populli shqiptar. Memet që shpërndahen masivisht në rrjetet social janë papergjegjshmëri. Do keni prova pse patronazhistët janë fuksa dhe se si monitorohen ata në rrjetet sociale.  Është një skemë skandaloze!

Si president i Republikës, përveç se efekteve akutuale, me të dhënat e qytetarëve tanë, jam i shqetësuar dhe për pasojat afatgjata mbi të dhënat e sigurisë”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE