Connect with Us

“Meta po pret të vijë në krye të PD”/ Frrok Çupi flet për kontratën: E ka në dorë!

Politikë

“Meta po pret të vijë në krye të PD”/ Frrok Çupi flet për kontratën: E ka në dorë!

Publikuar

-

Meta nuk përmbahet ndaj Gjonajt/ Duhet të ishte në burg, përgjigjen do e marrë në..

Analisti Frrok Çupi paralajmëron se ‘presidenti Ilir Meta po pret të vijë në krye të PD, pas humbjes së Bashës në zgjedhjet e 25 prillit’.

Sipas Çupit, kjo ardhja e Metës në krye të PD, nuk do të vijë menjëherë nga presidenca në krye të opozitës.

Ai thekson se Ilir Meta ka kohë që e ka në dorë këtë kontratë, të paktën që ditën kur deklaroi se pas 25 prill ‘lë karrigen e presidencës dhe marr kryesimin e Opozitës”.

Meta po pret që të vijë në krye të PD:
Kjo nuk mund të ndodhë direkt; dmth nuk mund të ndodhë që Meta të dalë nga presidenca, të vijë në mbledhjen e Këshillit të PD dhe Basha ta prezantojë “Ja, zoti Meta do të jetë kryetari juaj”. Jo, sigurisht. Pas humbjes së Bashës, në krye të PD mund të vijë vetëm vetë Berisha.
Ai ‘thesar’ 30 vjeçar klanor nuk mund të dorëzohet pse dikush voton, veçse në duar të të kontraktuarve. Berisha ka një marrëveshje të vjetër me Ilir Metën. Herë janë grindur e herë janë afruar, por që nga viti 1994, ata janë ortakë të pandarë.

Kurbani i parë ishte Fatos Nano në burg, në 1993. Por përgjatë rrugës, marrëveshja ka qenë edhe politike; domethënë kryesisht jashtë- politike. Sidoqoftë, bashkë. Ilir Meta ka kohë që e ka në dorë këtë kontratë; të paktën që ditën kur deklaroi se pas 25 prill ‘lë karrigen e presidencës dhe marr kryesimin e Opozitës”. … Dera e parë e Bashës mbetet dera e hapur për të”, shkruan Çupi në një opinion të tijin./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta refuzon Komisionin Hetimor/ I përgjigjet përmes një letre

Publikuar

-

Nga

Meta refuzon Komisionin Hetimor/ I përgjigjet përmes një letre

Ilir Meta i përgjigjet Komisioni Hetimor lidhur me ftesën për tu paraqitur në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Në letrën e tij, presidenti Meta thekson se kërkesa, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj.

Sipas tij Presidenti i Republikës e ka përmbushur dhe do të vijojë ta përmbushë detyrimin kushtetues për të qenë transparent në raport me popullin shqiptar, pasi çdo akt, vendimmarrje, dekret , i ka bërë publike në faqen e Institucionit të Presidentit të Republikës dhe në mjetet e informimit publik.

LEXO EDHE:  Gara për Këshillin Kombëtar/ Studentët i “futen” Lulzim Bashës në kutitë e votimit

LEXO EDHE:  Rrëzimi i dekretit të Metës/ Kallëzohen penalisht deputetët e mazhorancës

Që në krye të herës, vlen të theksohet se, kjo kërkesë, në përmbajtje të saj, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj”, thuhet në shkresën e Presidentit Meta.  / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bomba” e Ristanit/ Basha fitoi 12 milionë dollarë nga humbja në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit 2021, shënuan një tjetër dështim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ajo çfarë e bën edhe më të turpshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve është fakti që kryeministri Edi Rama, pas tetë vitesh qeverisje me një mijë e një bëma dhe gjëma arriti të ruante pothuajse të njëjtat kuota me vitin 2017, ndërsa Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, edhe pse me një rritje të vogël në krahasim me 2017, sërish kishte një rezultat më të ulët se në 2013.

Rezultati katastrofik i zgjedhjeve të 25 prillit ka shtuar edhe zërat për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Mes zërave që kërkon largimin e Bashës është edhe Arben Ristani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Foto fakt-Basha sulmon fermeren nga Mirdita/ Urdhëron deputetët dhe strukturat të shpërndarjnë shkrimin

LEXO EDHE:  Prokuroria i përgjigjet Berishës: Emrat janë bërë publike në njoftimin zyrtar

Por përtej kërkesës për largimin e Bashës një ditë më parë, Ristani ka bërë një tjetër deklaratë të fortë.

Sipas Ristanit, Lulzim Basha po e përdor partinë për biznes dhe PD është bërë si një ndërmarrje tregtare.

Nga studio e emisionit të “Të Paekspozuarit”, Arben Ristani po ashtu tha se Basha ka fituar 12 milionë dollarë në këto zgjedhje.

“PD është bërë si një ndërmarrje tregtare. Ka fituar 12 milionë dollarë, në këto zgjedhje zotëria”-tha Ristani.

Pas kësaj deklarate të Arben Ristanit, Lulzim Basha duhet të sqarojë ku shkuan 12 milionë dollarët?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Shqipëria mbështet paqen në rajon

Publikuar

-

Nga

Meta uron besimtarët për Fitër Bajramin dhe i bën thirrje për të mbrojtur demokracinë

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Sipas Metës, Shqipëria do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE