Connect with Us

Mesazhet e terrenit/ Alfred Rushaj zbërthen strategjitë elektorale të PD-së

Politikë

Mesazhet e terrenit/ Alfred Rushaj zbërthen strategjitë elektorale të PD-së

Publikuar

-

Mesazhet e terrenit/ Alfred Rushaj zbërthen strategjitë elektorale të PD-së

Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike në Tiranë, Alfred Rushaj, tha se entuziazmi i qytetarëve për ndryshim pushtetit është shumë i lartë dhe kjo shton ai vihet re gjatë takimeve në terren.

Ai tha në emisionin “Ilva Now” se kalkulimet elektorale që vijnë nga degët janë shumë premtuese për Partinë Demokratike.

Teksa tregoi detaje mbi takimet në terren, z. Rushaj theksoi se zhgënjim i qytetarëve është shumë i madh nga qeverisja aktuale.

Shifrat që vijnë si nga degët dhe nga kandidatët janë aq premtuese për ne, sa kjo pjesa e organizmit themi se mos po e shtyjmë më shumë se duhet, se në fund të ditës shifrat janë shumë mirë . Nga pikëpamja e asaj çfarë ne gjetëm në terren, është shumë më e lartë seç e prisnim, jemi tek objektivat tonë, që në i kemi llogaritur përpara se të dilnim në terren. Shqipëri ka nevojë për ndryshim, sepse keqqeverisja në këto tetë vite e ka lënë vendin në  vendnumëro dhe ka ndalur hapat e integrimit të Shqipërisë në BE”,  shtoi ai.

Ai theksi se fushata me grupe të vogla është shumë më efektive pasi përcjellja e mesazhit bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

LEXO EDHE:  Zyrtare/Zbardhen emrat e zv/kryeministrit dhe ministrave teknikë të PD

Fushata ka strategjinë dhe ka përgjigjen e shpejtë në varësi të ngjarjes së ditës. Kjo fushatë ka veçantinë që po zhvillohet në kushte e pandemisë, ku rregullat e kanë çuar fushatën në dy aspekte:, janë  forcuar mediat sociale dhe takimet në grupet e vogla takimet e drejtpërdrejta me votuesit. Kjo e fundit ka lidhje, por është shumë efektive dhe është më efektive sa i përket shpërndarjes së mesazhit”, shtoi ai.

Pyetur nga gazetarja Ilva Tare se sa po i respekton masat anti-Covid Partia Demokratike gjatë takimeve me mbështetësit në qarqe të ndryshme, për këtë z. Rushaj bëri këtë koment:

Ne nuk jemi të shkujdesur. Në të gjitha rastet pa asnjë përjashtim shqetësimi ka qenë kujdesja për qytetarët dhe jetën e tyre. Basha ka qenë i kujdesshëm në vendosjen e maskës, por a është endur të ndalosh njerëzit që të të takojnë këtë s’e ndalon dot”, tha ai./ Euronews Albania

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ora e ndryshimit po vjen”/ Basha: Edi Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë një takimi elektoral  në Rreshën të Mirditës u shpreh se këto zgjedhje janë vendimtare. Më tej, ai shtoi se të gjithë shqiptaret e dinë që ora për ndryshim po afron.

Sipas Bashës, edhe kryemninistri Edi Rama e din që me 25 prill ai do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

“Këto janë zgjedhje vendimtare. Do të kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë. Mirditorët janë trima dhe e kanë dëshmuar në histori e ata do ta tregojnë me votë se duan ndryshimin.

Asnjë nënë mirditore nuk duhet më të vuajë për djemtë dhe vajzat në emigrim. Kam zgjedhur që të shkoj në nëntë qytete të Shqipërisë, dhe e dinë të gjitha qytetet se ora e ndryshimit po afron. E di dhe Edi Rama se ora e ndryshimit po afron. Ai e ka mësuar se më 25 prill, ai do të humbë e Shqipëria do të fitojë. Ndizni dritat e shpresës, vëllezër dhe motra mirditorë, për familjet tuaja, të gjithë, për fëmijët tuaj dhe të ardhmen e vendit”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A do ta dekretojë Ramën për një mandat të tretë?/ Meta jep përgjigjen i prerë

Publikuar

-

Nga

A do ta dekretojë Ramën për një mandat të tretë/ Përgjigjet Meta

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp i pyetur nëse do ta dekretonte kryeministrin Edi Rama për një mandate të tretë ai u shpreh se këtë gjë do ta tregojë pas zgjedhjeve.

Më tej, ai u shpreh se pas një jave  nuk do të ketë më patronazhistë.

“Kjo është një pyetje që do ta diskutojmë pas zgjedhjeve, kemi bërë shumë padi në prokurori. Në ditët e ardhshme do të ketë padi të tjera. Shpresoj që prokuroria të veprojë, vjedhja e të dhënave personale janë një skandal. Të gjithë patronazhistët do të bëhen tutorë.

Për çdo problem që ti ke ata të detyrojmë të kthesh prapa e të  thonë të shkosh në rrugën e partisë. Si arritën nazistët të kenë pushtet. Është çështje e natyrës njerëzore. Edhe një javë dhe  nuk ka më patronazhistë. Do të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Ju ftoj të tregoni qytetari dhe të demonstrojmë se jemi popuj shqiponjash dhe që meritojnë vendin në BE. “, u shpreh Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Patronazhistët janë fuksa”/ Meta paralajmëron fakte të reja

Publikuar

-

Nga

“Patronazhistët janë fuksa”/ Meta paralajmëron fakte të reja

Presidenti Ilir Meta në konferencën për mediat ka folur dhe për nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve.

Meta i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë menjërë për të parandaluar fenomene të tjera.

Drejtësia të reagojë menjëherë për të parandaluar fenomene të tjera. Dikush duhet të ishte në burg që të dhënat e qytetarëve janë kudo.

Nuk janë patronazhist, janë fuksa që ka njohur populli shqiptar. Memet që shpërndahen masivisht në rrjetet social janë papergjegjshmëri. Do keni prova pse patronazhistët janë fuksa dhe se si monitorohen ata në rrjetet sociale.  Është një skemë skandaloze!

Si president i Republikës, përveç se efekteve akutuale, me të dhënat e qytetarëve tanë, jam i shqetësuar dhe për pasojat afatgjata mbi të dhënat e sigurisë”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE