Connect with Us

“Mendova se isha në ëndërr të keqe”/ Hajdari: Sjellja e kontrollorëve në aeroport përbën vepër penale

Aktualitet

“Mendova se isha në ëndërr të keqe”/ Hajdari: Sjellja e kontrollorëve në aeroport përbën vepër penale

Publikuar

-

“Mendova se isha në ëndërr të keqe”/ Hajdari: Sjellja e kontrollorëve në aeroport përbën vepër penale

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari deklaroi se kur ka marrë vesh për ‘grevën’ e kontrollorëve, nuk e besonte si lajm e mendonte se ishte e gjitha një ëndërr e keqe.

Në një intervistë për “Real Story” Hajdari thekson se sjellja e kontrollorëve në aeroport përbën vepër penale, kurse shton se nëse do ishte vetë për këtë rast, si ish-prokuror, do të kryente masën e arrestit në flagrancë.

Kur mora vesh lajmin, kujtova se ishte ëndërr. Kjo është një ëndërr e keqe. Për pagat, janë ulur edhe për shkak të pandemisë. Nuk ka ndodhur në asnjë shtet, që të futesh në një grevë, direkt. Sjellja e kontrollorëve është kryerje e veprës penale.

Qeveria e ka marrë ngadalë, por unë për ata njerëz që nuk kthehen në punë, do kryeja masën e arrestit në flagrancë. Kjo është një ngjarje e paprecedentë. Rruga që kanë zgjedhur, duke bërë grevë pa paralajmërim, ata duhet të arrestohen”, u shpreh Hajdari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A do ta dekretojë Ramën për një mandat të tretë?/ Meta jep përgjigjjen i prerë

Publikuar

-

Nga

A do ta dekretojë Ramën për një mandat të tretë/ Përgjigjet Meta

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp i pyetur nëse do ta dekretonte kryeministrin Edi Rama për një mandate të tretë ai u shpreh se këtë gjë do ta tregojë pas zgjedhjeve.

Më tej, ai u shpreh se pas një jave  nuk do të ketë më patronazhistë.

“Kjo është një pyetje që do ta diskutojmë pas zgjedhjeve, kemi bërë shumë padi në prokurori. Në ditët e ardhshme do të ketë padi të tjera. Shpresoj që prokuroria të veprojë, vjedhja e të dhënave personale janë një skandal. Të gjithë patronazhistët do të bëhen tutorë.

Për çdo problem që ti ke ata të detyrojmë të kthesh prapa e të  thonë të shkosh në rrugën e partisë. Si arritën nazistët të kenë pushtet. Është çështje e natyrës njerëzore. Edhe një javë dhe  nuk ka më patronazhistë. Do të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Ju ftoj të tregoni qytetari dhe të demonstrojmë se jemi popuj shqiponjash dhe që meritojnë vendin në BE. “, u shpreh Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Patronazhistët janë fuksa”/ Meta paralajmëron fakte të reja

Publikuar

-

Nga

“Patronazhistët janë fuksa”/ Meta paralajmëron fakte të reja

Presidenti Ilir Meta në konferencën për mediat ka folur dhe për nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve.

Meta i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë menjërë për të parandaluar fenomene të tjera.

Drejtësia të reagojë menjëherë për të parandaluar fenomene të tjera. Dikush duhet të ishte në burg që të dhënat e qytetarëve janë kudo.

Nuk janë patronazhist, janë fuksa që ka njohur populli shqiptar. Memet që shpërndahen masivisht në rrjetet social janë papergjegjshmëri. Do keni prova pse patronazhistët janë fuksa dhe se si monitorohen ata në rrjetet sociale.  Është një skemë skandaloze!

Si president i Republikës, përveç se efekteve akutuale, me të dhënat e qytetarëve tanë, jam i shqetësuar dhe për pasojat afatgjata mbi të dhënat e sigurisë”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta thirrje qytetarëve dhe policisë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta thirrje qytetarëve dhe policisë

Presidenti Ilir Meta ka dalë në  një konferencë për shtyp, ku u ka bërë thirrje qytetarëve që të distancohen nga fenomeni i shit-blerjes së votës, duke u shprehur se në demokraci populli të ushtrojë të drejtën e tij për të ndërshkuar një parti.

Sipas Metës, Kuvendi duhet të ketë në përbërjen e tij njerëz të ndershëm dhe jo persona të paaftë që kanë zënë karriget nga korrupsioni.

Presidenti u ka bërë thirrje edhe policisë që të zbatojnë të drejtën e tyre dhe mos bien pre e politikës.

Të gjithë ju do i refuzoni ata që mundohen tiu blejnë votën.

Familja juaj dhe fëmijët tuaj duan siguri për tu përfaqësuar çdo ditë, për shëndetësi, arsim e këtoo nuk mund trë arrihet nga përfaqësues që janë në Kuvend me blerje.

Drejtësia para ligjit është vota e lirë, qytetarët duhet të zgjedhin për atë që mendojnë se është më i mirë dhe se i përfaqëson më mirë.

Ne e kemi venbdosur që e ardhmja jonë është demokracia e drejta për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Të gjithë bashkë të marrim pjesë masivisht në votime. Çdo pushtet buron prej saj dhe e drejta kushtetuese mbrohet prej saj. Me pjesëmarrjen masive do të garantojmë që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Thirrje të veçantë kam për ata që janë indiferentë, mos e humbisni këtë mundësi. Vota është mjet ndëshkimi që të mos u zhgënjej juve.

Të gjithë të shkojmë për të votuar Një thirrje të veçantë dhe të drejtpërdrejt e kam për polivcinë e shtetit. Mos u bëni pjesë e politikës. Tregoni integritet të plotë, të jeni të pavarur dhe tu shërbeni interesave tuaja. Të gjithë funksionarët publikë të tërhiqen nga shantazhet e punonjësve dhe familjarëve të tyre. Refuzoni urdhrat politik. Mos nxisni konflikt dhe mos provokoni asnjë reagim qytetar”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE