Connect with Us

Mbështetja e të rinjve/ Lëvizja për Ndryshim harton programin me 8 pika

Politikë

Mbështetja e të rinjve/ Lëvizja për Ndryshim harton programin me 8 pika

Publikuar

-

Mbështetja e të rinjve/ Lëvizja për Ndryshim harton planin me 8 pika

Lëvizja për Ndryshim ka në qendër të vëmendjes të rinjtë e arsimuar brenda dhe jashtë vendit që e duan Shqipërinë dhe duan të japin kontributin e tyre.

Partia e drejruar nga Jozefina Topalli dhe që ka shumë intelektualë si bashkëthemelues ka hartuar planin me 9 pika për të rinjtë.

Në program thuhet se në rast bashkëqeverisje, mbështetja e të rinjve do të jetë e panegociueshme.

Formimi dhe arsimimi i moshave të reja është një tjetër pikë ku do të përqëndrohet vëmendja e tyre.

Plani i Lëvizjes për Ndryshim për të rinjtë:

Rinia,

Lëvizja për Ndryshim si përfaqësuese dhe mbrojtëse e posacme e rinisë, angazhohet:

-Qe politikat e mbeshtetjes të të rinjëve do të jenë në qendër të programit qeverisës dhe të

panegocueshme, në rast bashkëqeverisjeje.

-Do të rrisë financimin e mbështetjen e të rinjëve në buxhetin e shtetit duke e përqëndruar ate në

investime strategjike në arsim e formim profesional, kulturë e sport.

-Do të ndërtojë dhe zbatojë “Sistemin dual te arsimit profesional”, sipas modelit të Gjermanisë

duke mundësuar që të rinjtë të marrin formim të plotë profesional dhe njëkohësisht të punojnë dhe

paguhen nga punëdhënësit. Ky sistem do të jetë publik dhe jo-publik i njohur dhe çertifikuar

LEXO EDHE:  “Mos mbështesni ata që u pasuruan përtej çdo imagjinate”/ Rudina Hajdari vijon fushtën në Elbasan

brenda dhe jashtë vendit.

-Do të përjashtojë nga detyrimet fiskale dhe mbulojë sigurimet shoqërore për të rinjtë që hapin

aktivitete biznesi gjatë pesë viteve të para.

-Do të nxisë universitetet të orientojnë formimin akademik në fushat strategjike të zhvillimit si dhe

të rrisin standardet akademike për të siguruar njohjen e displomave edhe në vendet e tjera.

-Do të ndërmerren masa institucionale dhe teknike që matura shqiptare të jetë e njohur në të gjithë

vendet e BE.

-Do të ndërtohet sistemi i posacëm arsimimit të nxënësve të talentuar te cilet janë përzgjedhur në

përfundim të arsimit 9 vjecar.

-Do të hartohet një program i posacëm me masa legjislative, institucionale dhe financiare jo vetëm

për të plotësuar kërkesat e tyre gjatë lëvizjevje studentore, por drejt një zhvillimi strategjik të

arsimimit të tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Betohu se më ke dashtë”/ Arsimi pendohet për këngën që i dedikoi Anës: Duhet me e korrigjuar

Publikuar

-

Nga

Para pak kohësh në mediat rozë u përfol për një lidhje  mes Ana Lleshi dhe Arsimit. Këto lajme në një farë mënyre u pranuan edhe nga dy protagonistëve, por mesa duket lidhja e tyre ka përfunduar.

Madje ndjekësit e dyshes vunë re se Arsimi dhe Ana nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Insatgram. “Prive” ka konfirmuar nga burime pranë dyshes se ata janë ndarë dhe shkak është bërë një debat që kanë pasur me njëri-tjetrin në distance.

Para se kjo lidhje të përfundonte, Arsimi i kishte dedikuar një këngë Anës , për të cilën është penduar. Në InstaStory, Arsimi ka ndarë me ndjekësit këtë pjesë, teksa shkruan “Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba. Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju njëçikë këtë pjesë.”./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Bylykbashi takim me profesionistët e lirë/ 25 prilli, një shans për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Bylykbashi takim me profesionistët e lirë/ 25 prilli, një shans për ndryshim

Kandidati për deputet i PD në Durrës, Oerd Bylykbashi deklaroi se qytetarët kanë mundësinë të bëjnë ndryshimin më 25 prill.

Në një takim me profesionistët e lirë, Bylykbashi premtoi mbështetjen e tij për ta, kur të marrë mandatin e deputetit.

Në takimin me profesionistët e lirë ekonomistë bashkëbiseduam mbi problematikat dhe zgjidhjet eventuale që ofrohen përmes programit të Partisë Demokratike, sidomos në taksim dhe rritje profesionale.

Unë si deputet i Qarkut Durrës jam i vendosur ti mbështes profesionistët e fushave të ndryshme por protagonistët e ndryshimit të vërtetë janë ata! Suksesi i tyre është i lidhur me këmbënguljen, talentin dhe angazhimin! Pakënaqësitë ndëshkohen me votë prandaj me 25 Prill kthejini këto aspirata në realitet. Këto zgjedhje janë një shans për ndryshim dhe për të dhënë një mesazh të qartë që kjo qeverisje ka dështuar”, tha Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta apel qytetarëve/ Mos e shit votën, mbro lirinë tënde dhe demokracinë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të shtunë ka bërë apel të gjithë shqiptarëve që të mos shesin pushtetin e tyre që është vota.

Meta përmes një video mesazhi të shpërndarë në Facebook, shkruan se çdo qytetarë i Shqipërisë nuk duhet të shesë votën.

Të rinjtë në video theksojnë se vota nuk duhet shitur. Ata shtojnë se shqiptarët duhet që të mbrojnë lirinë dhe demokracinë e tyre.

Mos e shit votën! Mbro lirinë tënde dhe demokracinë

Ju lutem shpërndajeni kudo këtë apel drejtuar çdo qytetari të Republikës!”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE