Connect with Us

Masat anti-Covid/ Pronarët e lokaleve në Romë përleshen me policinë

Bota

Masat anti-Covid/ Pronarët e lokaleve në Romë përleshen me policinë

Publikuar

-

Pronarët e bizneseve në Romë janë përplasur me policinë gjatë një proteste kundër zgjatjes të masave shtrënguese anti-Covid.

Sipas mediave italiane, gjatë protestës është plagosur një polic dhe janë arrestuar 7 protestues. Shumë prej protestuesve nuk respektonin masat, duke mos mbajtur maskë dhe thërrisnin në kor  “Punë” dhe “Liri”.

Ata deklaruan se do të hapin bizneset e tyre pavarësisht vendimit të qeverisë, ku kjo e fundit thotë se ato duhet të qëndrojnë mbyllur të paktën deri në maj.

Protesta të ngjashme u organizuan dhe në qytete të tjera të Italisë nga veriu në jug dhe në disa raste demonstruesit bllokuan autostradat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

COVID-19 në Kosovë/ 9 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me Covid-19, nëntë qytetarë, ku tre prej të cilëve në Prishtinë.  Lajmi i mirë është që janë shpallur të shëruar 727 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive./CNA/al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Masat e shtrënguara nga Covid-19 në Kosovë/ Mbi 13 mijë qytetarë dynden drejt Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm mbi 13 mijë qytetarë Kosovarë kaluan kufirin Vërmicë-Morinë, për të kaluar fundjavën në shtetin shqiptar, shumica prej tyre pranë bregdetit.

Qytetarët janë ndikuar janë ndikuar edhe nga masat e reja shtrënguese që vendosi Kosova kundër përhapjes së Covid-19.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Kufijve, në Vërmicë mëngjesin e së shtunës janë krijuar kolona deri në 400 metra, teksa pritjet janë shtuar deri në 30 minuta për të kaluar në anën e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Covid-19/ Vaksina ruse “Sputnik“ do të mbërrijë në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Qeveria federale do të negociojë me Rusinë për vaksinën kundër koronavirusit Sputnik V. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tërheq vëmendjen, që të mos nxitet një debat me përfytyrime të gabuara.
“Vaksinat nuk kanë ideologji “, u shpreh kryeministri i Bavarisë Söder, përpara se ai të deklaronte për një marrëveshje paraprake për vaksinën ruse. Tani nisma e tij lidhur me Sputnik V po përkrahet në mbarë federatën. Madje edhe ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn vuri në dukje, se po bisedohet me Moskën për furnizimin me vaksinën ruse. Megjithatë ministri tërhoqi vëmendjen, që të mos nxitet një debat me përfytyrime të gabuara, sikurse u shpreh ai për median publike WDR.

Licencimi, kushtet, afatet, sasia

Porositja e vaksinës Sputnik V duhet të kapërcejë disa pengesa. Spahn theksoi, se fillimisht duhet pritur licencimi i kësaj vaksine nga BE-ja. “Për këtë Rusia duhet të furnizojë”. Për aq kohë sa nuk ka furnizim, nuk mund të ketë as licencim.

Çështja tjetër është porosia, tha Spahn. Komisioni i BE-së ka deklaruar, se ndryshe nga sa është vepruar me prodhuesit e tjerë si BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca – me Sputnik V nuk do të ketë marrëveshje.
Po ashtu duhet të sqarohet, se kur dhe çfarë sasie mund të furnizohet, tha Spahn. “Për të bërë ndryshimin nga gjendja aktuale do të duhet që furnizimet të vijnë në dy deri në katër në muajt e ardhshëm – sepse në fakt për afat më të gjatë ne gjithsesi do kemi mjaftueshëm vaksina.”

“Sputnik V nuk mund të ndihmojë shpejt”

I ngarkuari i Komisionit të BE-së për vaksinat është skeptik. I pyetur nëse mund të ndihmojnë preparatet nga Rusia ose Kina që deri në verë të vaksinohet 70 përqind e të rriturve në BE, Thierry Breton në një blog shkruan: “Druaj, se përgjigja është jo.”

Francezi thekson, se nuk ka arsye të dyshojë në efikasitetin, sigurinë dhe cilësinë e vaksinave, që vijnë jashtë BE-së. Por megjithatë për ta vlerësuar këtë është kompetencë e Autoritetit Europian të Barnave EMA. Kjo instancë kryen verifikimet që nga fillimi i marsit. Sidoqoftë çdo sipërmarrje që do të prodhojë një vaksinë të re, duhet të presë të paktën dhjetë muaj, shkruan Breton. Ndaj duhet të përqendrohemi tek vaksinat, që ndërkohë janë licencuar ose-janë në prag të licencimit në BE.

LEXO EDHE:  Përfshihet nga flakët makina në Elbasan/ Ja dyshimet e policisë

LEXO EDHE:  Shkëmbim zjarri mes dy makinave/ Nuk dihet nëse ka të lënduar

Sa i sigurtë është prodhimi në Rusi?

Vendi anëtar i BE-së, Hungaria, në shkurt e ka licencuar në nivelin kombëtar vaksinën ruse Sputnik V dhe është duke e përdorur atë. Edhe Sllovakia e Çekia kanë porositur vaksinën Sputnik V, pa pritur licencimin e saj prej EMA-s. Por ndërkohë Sllovakia ka marrë një seri prodhimi të vaksinës nga Rusia, që ndryshon prej serive të tjera të verifikuara ndërkohë nga EMA dhe revista mjekësore “The Lancet”. Autoriteti sllovak i mbikqyrjes së barnave SUKL nuk mund t’i vlerësojë avantazhet dhe rreziqet e 200.000 dozave të livruara. Ndaj për mungesë të të dhënave nga prodhuesi vaksina nuk po përdoret.

Kryeministrat e landeve gjermane nuk janë në unanimitet

Pavarësisht nga kjo kryeministri i Saksoni-Anhaltit Reiner Haseloff dhe ministri i Shëndetësisë në Mecklenburg-Pomerani, Harry Glawe (të dy kristiandemokratë), shohin shanse të mëdha nga blerja e vaksinës ruse Sputnik V. Ndërsa Saksoni-Anhalt mbështetet edhe tek sugjerimi i qeverisë federale, kurse landet Mecklenburg-Pomerani dhe Bavaria kanë deklaruar, se do të veprojnë në mënyrë të mëvetsishme. Por ka edhe rezerva si p.sh. nga kryeministrja socialdemokrate e landit Renani-Palatinate Malu Dreyer. “Për sigurimin e vaksinave është përgjegjëse qeveria federale”, tërheq vëmendjen politikania socialdemokrate./DW

LEXO TE PLOTE