Connect with Us

Largimi i sigurt, te Lazio gjejnë pasuesin e Strakoshës

Seria A

Largimi i sigurt, te Lazio gjejnë pasuesin e Strakoshës

Publikuar

-

Ka qenë padyshim një sezon i pafat ky aktuali për Tomas Strakoshën. Mes COVID, dëmtimit dhe ndonjë gabimi në fushë, gardiani i kombëtares humbi postin e titullarit te Lacio teksa tashmë i preferuari i trajnerit Simone Inzagi është Pepe Reina.

Kjo situatë e ka lënë të pakënaqur portierin i cili duket se do të provojë një aventurë larg bardhekaltërve dhe Italisë. Ofertat për të nuk mungojnë, sidomos nga Anglia ku e preferojnë shumë.

Ndaj, mediat përtej Adriatikut duke e parë thuajse të sigurt largimin e Strakoshës, kanë nisur të parashikojnë edhe goditjen e radhës të drejtorit Tare, pikërisht një portier për të zëvendësuar shqiptarin. I preferuari i Tares duket se është Lorenco Montipi, pjesë e Beneventos dhe deri tani ka qenë një nga më të spikaturit në ekipin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Pirlo me “dhimbje koke”, Juventusi humbet Kristiano Ronaldon ndaj Atalantës

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka zbuluar mungesën e rëndësishme të Juventusit ndaj Atalantës, në ndeshjen e cila do të luhet ditën e nesërme. Gjatë konferencës për shtyp, tekniku bardhezi është shprehur se nesër do të mungojë Kristiano Ronaldo, për shkak të problemeve muskulore.

“Ne kemi punuar mirë gjatë javës, duke analizuar lojën që bën Atalanta dhe karakteristikat e tyre. Unë jam i lumtur me punën që kemi bërë dhe kam besim se nesër do të bëjmë mirë. Atalanta në sezonet e fundit ka bërë shumë mirë. Kanë arritur rezultate të shkëlqyera.

Ne kemi një problem të rëndësishëm. Ronaldo nuk do të jetë gati për ndeshjen e nesërme, për shkak të një dëmtimi muskulor. Ne do të përpiqemi ta kemi gati atë në mesjavë. Preferojmë të mos e rrezikojmë. Nesër në vendin e tij do të luajë Dibala. Për fat të keq, Ronaldo luajti më shumë sesa duhej me kombëtaren e tij. Do të kthehej më shpejt. Lodhja është problem për të gjithë.”, tha Pirlo.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lajm i madh nga Italia/ Ja kur rikthehet tifozët në stadiume

Publikuar

-

Nga

Lajme pozitive nga Italia, për sa i përket rikthimit të tifozëve në stadium. Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën e verdhë.

Sipas Ansa-s, do të lejohet hyrja e publikut në impiantet e hapura deri në një maksimum prej 1.000 spektatorësh dhe ato të mbyllura deri në 500 për të gjitha aktivitetet sportive që kanë interes kombëtar. Gjithsesi pritet që në ditët në vijim të ketë një zyrtarizim nga qeveria në lidhje me këtë lajm.

Masa pritet të hyjë në fuqi në javën e 34 të kampionatit italian, që do të hapet nga ndeshja mes Veronë dhe Specias në Bentegodi. Inter do të luajë në Krotone, Milani do të sfidojë Beneventon.

Të dielën do të vazhdohet me Lacio-Xhenoa, Napoli-Kaljari, Sasuolo-Atalanta, Bolonja-Fiorentina, Udineze-Juve, Sampdoria-Roma dhe Torino-Parma.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Gjest i madh nga Mandzukic, heq dorë nga rroga e muajit mars… se nuk ka luajtur

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Milanit, Mario Manxukiç, ka bërë një gjest prej kampioni të vërtetë, teksa ka hequr dorë nga paga e tij për muajin mars, për shkak se nuk ishte i disponuëshëm në këtë periudhë, për shkak të një dëmtimi. Si pasojë, të gjitha të ardhurat e këtij muaji do të kalojnë për bamirësi.

Ky vendim është komplimentuar edhe nga presidenti i Milanit, Paolo Skaroni, i cili vlerëson etikën dhe profesionalizmin e kroatit dhe respektin e tij për klubin kuqezi. “Një gjest i jashtëzakonshëm. Klubi do të ketë kështu mundësinë për të mbështetur më tej Fondacionin Milan”, u shpreh ndër të tjera Skaroni. Rroga e muajit mars e Manxukiç është afro 300 mijë euro. Kroati ka firmosur kontratë 6 mujore me kuqezinjtë, e cila shkon në total 1.8 milionë euro.

LEXO TE PLOTE