Politikë
Largimi i shqiptarëve/ Shehi: Më 25 prill ulim traun për të penguar azilin

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka ngritur disa akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për qeverisjen e vendit, teksa kanë mbetur vetëm pak javë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Shehi pretendon se keqeverisja e Ramës detyroi me mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj, të braktisin vendin me shpresën për të fituar azil.
Sipas tij, kreu i qeverisë dhe Partia Socialiste pa frikë janë armiqtë më të mëdhenj të rinisë në këtë vend, pasi e bënë të pajetueshëm atdheun për ta.
Ai deklaron se më 25 prill së bashku më qytetarët do ta përmbysin këtë neodiktaturë, që po mban peng të ardhmen e djemve dhe vajzave tona, ndërsa thekson se do të ulin traun për të penguar azilin.
“Më 25 prill ulim traun për të penguar azilin!
Keqeverisja e Edi Ramës përgjatë viteve 2013-2018 detyroi më mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj të braktisin vendin me shpresën për të fituar azil. Shume prej tyre u refuzuan nga autoritetet, teksa u detyruan të bien pre e bandave kriminale, duke rrënuar kështu të ardhmen e tyre. Ditën e sotme kam takuar me dhjetëra të rinj, kryesisht në njësinë 7 dhe 10 në kryeqytet, ku kryefjalë e bashkëbisedimit ishte përgatitja për zgjedhjet e 25 prillit. Edi Rama dhe Partia Socialistë pa frikë janë armiqtë më të mëdhenj të rinisë në këtë vend, pasi e bënë të pajetueshëm atdheun për ta.
Shumë prej atyre që takova me punën që kanë nuk sigurojnë as të ardhurat për një jetesë të dinjitetshme, ndaj emigrimi, e ndoshta dhe azili ka mbetur e vetmja shpresë për ta. Kreu i qeverisë dhe eunukët rreth tij i etiketojnë të rinjtë tanë si dembelë, por e vërteta është e kundërt, mjafto të shohësh arritjet në tyrë ne vendet e BE ku mundësitë e barabarta nuk kalojnë përmes zyrave të bashkëqeverisjes ose referenca e mirë nuk shënohet në teserën e partisë. Me 25 prill së bashku do ta përmbysim këtë neodiktaturë, që po mban peng të ardhmen e djemve dhe vajzave tona. Neodiktatura ka ulur këmbëkryq varfërinë në sofrat tona, ndaj përmes votës, do ti rikthejmë së pari dinjitetin vetës, e më pas edhe shtetit”, shkruan Shehi në rrjetet sociale./ CNA.al