Connect with Us

Kombëtarja e femrave merr përgjigjen e tamponave

Kombëtare

Kombëtarja e femrave merr përgjigjen e tamponave

Publikuar

-

Kombëtarja e femrave do të luajë më datë 9 prill një miqësore ndaj Bosnje Hercegovinës në transfertë. Vajzat e Armir Grimës, por edhe stafi kanë kryer testet kundër COVID ditën e djeshme, ndërsa fatmirësisht përgjigjet të gjitha kanë rezultuar negative.

Në këtë formë, Shqipëria është nisur për në Bosnje e qetë, ndërsa grupi ishte i grumbulluar prej datës 5 prill. Ndërkohë, ka pasur edhe ndryshime në listën e të grumbulluareve duke qenë se është shtuar edhe futbollistja e Apolonisë, Armela Tukaj me futbollisten e Vllaznisë, Matilda Gjergji.

Kjo miqësore e datës 9, do të jetë një test i mirë për trajnerin Grima të shohë nga afër gjendjen e lojtareve dhe të ketë një ide më të qartë më pas për sfida zyrtare të mëpasshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Tifozi i kërkon t’i lërë vendin Canës ose Tares, Duka: Jo gjithmonë plotësohen dëshirat

Publikuar

-

Nga

Jo gjithmonë postimet e ndryshme në rrjetet sociale shoqërohen me komente pozitive. Ka edhe nga ata që kritikojnë, madje edhe nga ata që të thonë se duhet të hapësh krahun dhe të vijë një tjetër në vendin tënd. Kështu i ka ndodhur presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që ka shkëmbyer batuta me një ndjekës të tijin që i thoshte se vendin e tij duhet ta zërë një ikonë si Cana ose Tare.

Komentuesi: Zoti Duka ka ardhur koha që vendin tënd ta marrë një ikonë si Cana ose si Tare. Ata janë të aftë dhe të dashur për mbarë tifozët shqiptarë… Kështu do të kujtohesh gjithmonë për mirë nëse ia lë vendin atij që e meriton. Ndryshe do të jesh gjithmonë me petkun e diktatorit derisa të jesh në detyrë.

Duka: Do ta kem parasysh këshillën tënde, por duhet ta ndash mendjen, kë nga këta të dy mendon ti?…

Komentuesi: Ti mund të ironizosh, se po të ishte për mua do të zgjidhja që të ikje ti. Edhe jam i sigurt se të dy do të bënin shumë herë më shumë se sa ke bërë zotrote.

Duka: Jo gjithmonë të plotësohen dëshirat, edhe unë do të dëshiroja të mos më shkruaje ti.

Komentuesi: Nuk të shkruaj më se të preka në tela më duket…

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Rey Manaj bën bashkë flamurin shqiptar me stemën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj është duke kaluar formën fantastike te Barcelona B pasi ka shënuar 9 gola dhe kryeson listën e golashënuesëve. Më mirë se sulmuesi shqiptar nuk ka mundur të bëjë as Collado që cilësohet si Lionel Mesi i ri i katalanasve.

Së fundmi Manaj ka treguar paraqitjen e re sa i përket mbrojtëseve të tij. Dizenjimi është vërtet interesant teksa te njëra prej tyre është me fanellën e Kombëtares dhe flamurin e Shqipërisë, ndërsa te tjera i veshur me ngjyrat e katalanasve.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Publikohet renditje e re e FIFA-s/ Ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Publikuar

-

Nga

FIFA ka publikuar së fundmi renditjen e përditësuar të kombëtareve, pas ndeshjeve të muajit mars, për eliminatoret e Botërorit.

Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim në renditje, teksa mbetemi në vendin e 66-të, siç ishim më parë, edhe pas ndeshjeve të muajit nëntor. Humbja ndaj Anglisë nuk ka ndikuar në renditje, kjo për shkak se Shqipëria mori dy fitore të tjera, siç ishte ajo me San Marinon dhe ajo me Andorrën.

E kundërta ndodh me Kosovën, që pas dy humbjeve, me Suedinë dhe Spanjën, ka zbritur me 3 vende në renditjen e FIFA-s, teksa tashmë pozicionohen në vendin e 120-të.

Për sa i përket vendeve të para, 6 vendet e para nuk ndryshojnë, me Belgjikën që kryeson, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia, Portugalia dhe Spanja. Italia për shkak të rezultateve shumë të mira, është ngjitur me 3 pozicione dhe tashmë renditen në vendin e 7-të.

LEXO TE PLOTE