LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Greva e ‘Albcontrol’/ Rama sfidon Metën: Ke zgjedhur kryeministrin e gabuar

7 Prill 2021, 14:36, Politikë CNA
Greva e ‘Albcontrol’/ Rama sfidon Metën: Ke zgjedhur

Kryeministri Edi Rama nga Tepelena ku po zhvillon takimin e radhës elektoral, është ndalur të komentojë dhe kaosin në Aeroportin e Rinasit pas ndërprejes së punës nga ana e kontrollorëve të AlbControll.

Duke e konsideruar si një sulm plitik, Rama tha kjo është një tentativë për rrëzimin e shtetit, ndërsa fajësoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

Sipas tij, pjesën e pagave të ulura në kushtet e pandemisë nuk e zgjidh dot shteti.

?Berisha ka dalë hapur duke nisur këtë akt, dhe Ilir Meta ka hedhur gurin. Një gur që quhet ?leshko?. Nuk është simbolike por është reale. Pasi ka fshehur dorën, dhe ai e ka lënë vetvetiu pa dashur, që të kuptohet se është pjesë.

 Kanë menduar që të vrasin disa zogj me disa gurë që të bllokojnë dhe vaksinat. Sot duhet të vinin disa vaksina, dhe kjo nuk do të jetë e mundur.

Kanë gjetur kryeministrin më të gabuar për të tilla akte ekstreme dhe kanë shfrytëzuar një grup kokash të nxehta tek kontrolloret dhe kanë përfshirë dhe të tjerë. I bëj thirrje dhe atyre të tjerëve që të kthejë në detyrë një orë e më parë.

Është e paimagjinueshem që të marrin një pagë, por që është ulur si rezultat i pandemisë dhe ka goditu më shumë se këdo tjetër transportin ajror.

E kanë 2400 e ca dollarë sot dhe nuk pranojnë të se duan të kenë pagën e plotë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Nuk e zgjidh as qeveria as buxheti i shterti sepse nuk kemi lidhje me atë akivitet.

Ky është plan për të bllokuar aeroporitn para zgjedhjeve.Të mos e harrojnë se bllokimi i aktivitet të aeroportit në këtë moment bllokon ardhjen e vaksinave, lëvizjen e qytetarëve, kthimin në atdhe që në këto kushte kanë nevoj të kthehen për 100 e një arsye shumë qytetarë”, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga