Connect with Us

Gareth Bale: Kam parë një UFO

Premier Liga

Gareth Bale: Kam parë një UFO

Publikuar

-

Jeta jashtëtokësore është misteri më i madh që nuk e gjen ende një përfytyrim të saktë. Të paktën jo sa i përket njerëzve të thjeshtë, pasi shpeshherë informacionet e marra mbahen sekret në mënyrë që të mos përhapet paniku. Por a ekzistojnë UFO-t? Për këtë pyetje, Gareth Bale nuk e mendon dy herë që t’i jap përgjigje.

Në një intervistë të veçantë me shokun e skuadrës, Rondon, ylli uellsian kishte siguri maksimale: “Ata ekzistojnë me 100%. Ka shumë teori konspirative, por ka edhe imazhe që janë të publikuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk janë falsifikim, i kanë hedhur vetë. Normalisht që janë sekrete qeveritare, por unë kam parë vetë UFO”, u shpreh Bale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

“Largojeni atë m*t”, shpërthen Granit Xhaka

Publikuar

-

Nga

Arsenali nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Slavia Pragë në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen në Ligën e Europës.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 86’, por 5 minuta më vonë, çekët barazuan shifrat, që nuk ndryshuan deri në fund. Kjo e ka nervozuar së tepërmi mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka shpërthyer ndaj shokëve të skuadrës.

“Largojeni atë m** topi nga aty”, mësohet t’iu ketë bërtitur Xhaka shokëve të skuadrës, pas pësimit të golit. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Çeki, ku skuadra e Artetës do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Mançester Siti-Borusia Dortmund, formacionet zyrtare / Guardiola lë në stol yjet e sulmit, surprizë te gjermanët

Publikuar

-

Nga

Mançester Siti nuk do të jetë një skuadër e orientuar plotësisht drejt sulmit në ndeshjen e sotme kundër Borusia Dortmund. Pep Guardiola ka preferuar të jetë i kujdesshëm në sfidën e sotme e ka lënë jashtë për çudinë e të gjithëve, yjet e repartit të avancuar.

Aguero, Gabriel Zhezus dhe Sterling e nisin sfidën e sotme nga stoli, me Foden i cili do të luajë si “9 fals” në këtë ndeshje që duket se vlerësohet si shumë delikate nga trajneri.

Nga ana tjetër, trajneri Terziç ka dhuruar një surprizë me të riun Ansgar Knauf i cili luan në prapavijë nga minuta e parë, edhe pse në total lojtari i datëlindjes 2002 ka zhvilluar 7 minuta në Ligën e Kampioneve dhe 37 në Bundesligë me këtë ekip.

MANÇESTER SITI (4-3-3): Ederson; Uoker, Ruben Dias, Stouns; Kanselo; De Bryjn, Rodri, Gyndogan; Bernardo Silva, Foden, Mahrez.
Trajner: Pep Guardiola

BORUSIA DORTMUND (4-3-3): Hitz; Morei, Humels, Akanji, Guerreiro; Dahud, Emre Xhan, Bellingam; Knauf, Haland, Rojs.
Trajner: Edin Terziç

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

ZYRTARE/ Premier League merr lajmin e madh, Anglia hap stadiumet për tifozët

Publikuar

-

Nga

Ndeshja finale e Carabao Cup mes Manchester City dhe Tottenham do luhet me tifozë. Sfida e 25 prillit do zhvillohet në Wembley, ndërsa kanë qenë Spursat e Mourinhos që kanë konfirmuar se dueli do zhvillohet me 8 mijë tifozë, që kanë kaluar testin për Coronavirus. Dukshëm me numër të reduktuar, në Angli janë duke kthyer tifozët në stadium.

Tanimë në ishull kanë ecur shumë me vaksinimin kundër Covid-19, çka bën që autoritetet mjekësore dhe ato të futbollit të marrin një nismë kaq të rëndësishme. Më herët presidenti Boris Johnson ka njoftuar se fundi I sezonit do I shohë stadiumet me tifozë, ndërsa ka kërkuar që edhe Euro 2022 në verë të ketë pjesëmarrës.

LEXO TE PLOTE