LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-lajm/ Grida Duma si "pjeshkë" mes burrave

7 Prill 2021, 18:55, Politikë CNA
Foto-lajm/ Grida Duma si "pjeshkë" mes burrave

Grida Duma, kandidatja e Partisë Demokratike në Kavajë ka nisur fushatën elektorale dhe takimet me banorët në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Çdo takim, Grida e ka pasqyruar në rrjetin e saj Facebook, ku më tepër se një fushatë duket një paradë e një ?pjeshkë? në mes të burrave, me flokë të krehur dhe me e veshur dhe kuruar deri në detaje, shkon reklamon firmat para njerëzve të thjeshtë dhe të varfër të asaj zone.

Grida Duma nuk e merr parasysh që qytetarët e thjeshtë as që e çojnë nëpër ëndrra të veshin rroba firmato si të saj, por mendojnë si do arrijnë të sigurojnë ushqim për familjen në fund të ditës.

Thelbi i fushatës apo mbështjetja e grave nuk duket kërkund, por Grida që performon mes burrave.

Ne kemi shkëputur disa foto nga postimet e Gridës, të cilat flasin vetë dhe nuk duan shumë komente. Nuk po flasim për tepër, por po iu lemë juve ta gjykoni nëse shfaqet e Grida Dumës janë fushatë elektorale apo pasarela ku ajo sfilon mes burrave për të shfaqur bukurinë e saj. Dikush ndoshta duhet t?i thotë Gridës se qytetarët që i japin votën duan një zgjidhje për hallet e tyre dhe jo paradën e saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga