Connect with Us

Flik gjithnjë e më pranë kombëtares gjermane

BundesLiga

Flik gjithnjë e më pranë kombëtares gjermane

Publikuar

-

Hansi Flik mund t’i japë lamtumirën Bajern Mynih pas vetëm një vit e gjysmë më drejtimin e skuadrës bavareze. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga “Bild” që ka bërë të ditur se tekniku ka vendosur që në fund të këtij edicioni të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij.

Edhe pse ai ka një kontratë deri në vitin 2023, qëndrimi i tij te Bajerni nuk është më aq i sigurt. Një nga arsyet është largimi i Karl Hainz Rumenige nga posti i shefit ekzekutiv, duke i hapur rrugë një brezi të ri drejtuesish me në krye Oliver Kahn. Por tekniku aktual ka qenë i lidhur ngushtë me drejtuesit që i besuan atij detyrën në krye të Bajernit e nuk duket i bindur nga projekti i ri në klub.

Për teknikun, opsioni më i mundshëm mbetet Gjermania, nga e cila do të largohet Joakim Lëv në fund të Europianit. Flik ka qenë asistenti i Lëv për 8 vite, duke u larguar nga përfaqësuesja pas fitores së Botërorit 2014.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Hansi Flik gjithnjë e më pranë largimit nga Bayern

Publikuar

-

Nga

Hansi Flik nuk e humbi shkëlqimin edhe pse u eliminua nga Champions-i disa ditë më parë. Hansi ishte arkitekti i një Bajerni që në sezonin e fundit shkroi një faqe të suksesshme në historinë e klubit gjerman duke fituar gjithçka.

Pas ndeshjes në Paris, trajneri bavarez foli për eliminimin, por ajo që ishte më e rëndësishme, edhe për të ardhmen tij. Fjalë lamtumire, mirënjohjeje dhe pasigurie. Edhe pse kontrata e tij me klubin e Bajernit përfundon në 2023, duket se gjithçka po shkon drejt fundit vetëm në sezonin e tij të dytë në Mynih si trajner i parë.

Në ditët e ardhshme pritet një takim mes Kahn, Rumeniges dhe Flik. Aty ku drejtuesit do të mësojnë më shumë për të ardhmen e trajnerit që me shumë mundësi do të flasë më qartë për atë që do të ndodhë në fund të sezonit.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Flik drejt stolit të Gjermanisë, te Bajerni po mendojnë për… Alegrin

Publikuar

-

Nga

Bajern Mynih po bëhet gati t’i japë lamtumirën Hansi Flik në fund të këtij sezoni. Trajneri, edhe pse është kthyer shumë shpejt në idhullin e tifozëve, nuk ka marrëdhënie të mira me drejtuesit që do të trashëgojnë pushtetin nga Karl Hainz Rumenige ndaj parashikohet se do të pranoj ofertën e Federatës Gjermane për të zënë vendin e lënë bosh nga Joakim Lëv.

Opsioni i parë për pankinën mbetet Julian Nagelsman i cili i ka bindur të gjithë në Gjermani se është një emër i destinuar për t’u bërë i madh, meqë e provoi aftësinë e tij si të Hofenhajm, ashtu edhe te Lajpcigu. Por sipas “SportMediaset”, emri që ka dalë në qarkullim në kohët e fundit në klub dhe ngjall shumë interes është ai i Masimiliano Alegrit.

Trajneri ka preferenca për Italinë, por duke llogaritur se bëhet fjalë për Bajern Mynih që është një prej klubeve më të mëdha në botë, nuk është aspak çudi që të ndjekë gjurmët e italianëve të tjerë të njohur q ëjanë ulur në atë pankinë më përpara si Trapatoni apo Ançeloti.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Igli Tares i vjen oferta e papritur nga klubi i njohur i Bundesligës

Publikuar

-

Nga

Igli Tare nga viti 2009, është pjesa e Lacios si drejtor sportiv, ku ka bërë një punë të shkëlqyer, duke afruar lojtarë të shkëlqyer dhe duke pasuruar arkat e klubit me lëvizjet e bëra në merkato.

Duke parë punën shumë të mirë që Tare ka bërë me Lacion, tashmë disa klube duan t’i besojnë atij të njëjtin post. Sipas asaj që raporton “Frankfurter Rundschau”, klubi gjerman i Bundesligës, Aintraht Frankfurt po mendon të emërojë si drejtor sportiv shqiptarin.

Tare pëlqehet shumë nga gjermanët, të cilët tashmë do përpiqen të bindin 47-vjeçarin, ndonëse nuk do të jetë e lehtë, pasi kujtojmë se edhe Milani ka pasur kontakte verën e kaluar për ta aferuar në klub, por marrëveshja nuk u arrit.

Në rast se kjo do të realizohet, atëherë do të ishte një rikthim për Taren në Gjermani, aty ku ka luajtur si futbollist me skuadrat e Kaizerslautern, Dyseldorf, Karlsruherin, Sydueston dhe Manheimin.

LEXO TE PLOTE