LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falja e gjobave/ Veliaj: Ky vendim nuk ka lidhje me zgjedhjet

7 Prill 2021, 07:08, Politikë CNA
Falja e gjobave/ Veliaj: Ky vendim nuk ka lidhje me zgjedhjet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, foli këtë mëngjes në emisionin ?Koha për t?u zgjuar?, në Neës24, për fushatën elektorale.

Veliaj tha se kjo është një nga fushatat më të qeta, që ka parë ndonjëherë, ndërsa shtoi se shumica e qytetarëve tashmë kanë hequr dorë nga fushatat e viteve 1990.

Më tej, ai foli për vendimin e bërë publik një ditë më parë, kur tha se janë falur 988 gjoba të vëna për ato familje që pas tërmeteve të datës 21 shtator dhe 26 nëntor 2019 filluan të ndërtojnë pa marrë lejen e nevojshme, duke thënë se ky vendim nuk ka lidhje me zgjedhjet.

?Vendimi për falje gjobash është marrë që në tetor të vitit të kaluar, kur nuk kishte zgjedhje. Është një përsëritje copy-paste e një vendimi që ne morëm dhe vjet. Unë besoj që kjo do të jetë hera e fundit, viti tjetër do të jetë pa pandemi. Është çështje muajsh rikthimi në normalitet. Është e gjitha rutinë, siç ishte rutinë edhe hapja e një rruge me emrin Sokol Olldashi, me emrin Bashkim Fino, apo me emrin Arjan Sala. Disa vendime ishin në kontekstin e ngjarjeve që kanë ndodhur, disa të tjera, si falja e gjobave dhe amnistia publike, ishin vendime rutinë. Nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet?, u shpreh Veliaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga