Connect with Us

Dita Botërore e Shëndetit/ Ambasada e SHBA: Mirënjohje mjekëve që po luftojnë me Covid-19

Aktualitet

Dita Botërore e Shëndetit/ Ambasada e SHBA: Mirënjohje mjekëve që po luftojnë me Covid-19

Publikuar

-

Zgjedhjet/ Ambasada amerikane: Do jemi në qendrat e votimit deri në fund, me ju deri sa të dalin rezultatet

Ambasada e SHBA në Tiranë, në Ditën Botërore të Shëndetit ka falenderuar mjekë të cilët po luftojnë me Covid-19.

Në mesazh shkruhet se kjo ditë këtë vit merr një kuptim të veçantë, pasi duhet të jemi mirënjohës më shumë se kurrë të gjithë punonjësve të shëndetit në të gjithë botën!

“7 Prilli shënon festimin e Ditës Botërore të Shëndetit, një ditë për të shprehur vlerësimin tonë për të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët përpiqen çdo ditë për një botë më të shëndetshme.

Këtë vit, kjo ditë merr një kuptim akoma më të veçantë, pasi u jemi mirënjohës më shumë se kurrë të gjithë punonjësve të shëndetit në të gjithë botën që po luftojnë COVID-19 çdo ditë dhe po rrezikojnë jetët e tyre, për të shpëtuar tonat! Bashkohuni edhe ju me këtë ditë, falënderoni një punonjës shëndetësor sot!”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Demokratët nuk janë budallenj”/ Lisandër Hoxha tregon kushtin: Ja kur do tërhiqem nga qëndrimet kritike

Publikuar

-

Nga

“Demokratët nuk janë budallenj”/ Lisandër Hoxha tregon kushtin: Ja kur do tërhiqem nga qëndrimet kritike

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, Lulzim Basha ka dalë me deklarata kontradiktore, ku nda njëra anë dekla5ron se nuk i njeh zgjedhjet pasi sipas tij janë të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi dhe nga ana tjetër pranon se do të jetë pjesë e Parlamentit të ri që do të konstituohet në shtator.

Por për ish nënkryetarin e FRPD Lisandër Hoxha, Basha është personi që ka mbyllur rrugën për çdo debat të brendshëm që në muajin qershor të vitit të kaluar. Si një nga mbështetësit e opozitës pas djegies së mandateve dhe mbajtjes së protestave, Hoxha tregon kushtin e vetëm se kur do të tërhiqet nga qëndrimet kritike.

Në një prononcim ekskluziv për CNA.al ish nënkryetari i FRPD-së tha se nëse Basha nuk do të hyjë në Parlament dhe do të kërkoj rivotim në rang kombëtar, atëherë ai do të tërhiqet nga qëndrimet e tij.

Nëse Lulzim Basha deklaron qartë se nuk e njeh Parlamentin e ri dhe kërkon rivotim në rang vendi unë do të tërhiqem nga çdo qendrim kritik që kam mbajtur deri më sot dhe do i bashkohem protestave të opozitës. Nëse nuk e thotë këtë gjë, por bën sikur nuk i njeh zgjedhjet, ju siguroj se demokratët nuk janë budallenj dhe nuk hanë bar për Lulzim Bashën.

E gjitha kjo që po ndodh është një tentativë për të bërë fushatë personale sikur ky është i vetmi njeri mbi dhe që zgjohet dhe fle me interesin tonë publik në mendje. Ai ka mbyllur çdo mundësi debati të brendshëm sepse ka që në Qershorin e 2020 që nuk mbledh Kryesinë e Partisë Demokratike! Ka që në Gusht që nuk mbledh Këshillin Kombëtar”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid-19 në Kosovë/ Pesë viktima gjatë 24 orëve të fundit

LEXO EDHE:  Covid-19/ Twitter dhuron 15 milionë dollarë në ndihmë të Indisë

Ish nënkryetari i FRPD deklaroi më tej se Partia Demokratike ka hyrë në një proces dorëheqjesh në masë, ndërsa ngriti pyetjen nëse duhet të mbahet akoma Basha apo duhet një alternativë e re fituese.

Kë po degjon Lulzim Basha nëpër takime kur vetëm ai flet? Këto deklarata të mijat, tek disa demokratë dhe aktivistë me të cilët ndamë llogoren dhe cigaren e fundit në protestat e opozitës mund të mos i pelqejnë, por unë jam nga ata që flas troç. Kjo sepse besoj më shumë një të vërtetë të hidhur, se një shpresë të rreme.

Partia Demokratike ka hyrë në një proces dorëheqjesh në masë. Përveç emrave publik, janë me qindra titullar lokal strukturash që kanë braktisur detyrat. Vetëm mbrëme jam informuar për dy dorëheqje të rëndësishme në një nga degët më të mëdha të Tiranës. Përballë shkatërrimit të Partisë Demokratike, a duhet të zgjedhim Bashën, apo një strategji të re dhe fituese? Kësaj dileme do i pergjigjen të gjithë demokratët me votë në zgjedhjet e reja për Kryetar të PDSH”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rusia dëbon një diplomat rumun në shenjë hakmarrjeje

Publikuar

-

Nga

Rusia dëbon një diplomat rumun në shenjë hakmarrjeje

Rusia tha se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Ambasadës së Rumanisë, në përgjigje të vendimit të Bukureshtit për të dëbuar një diplomat rus.

Ambasadori i Rumanisë në Rusi, Cristian Istrate, u thirr në bisedë informative në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në Moskë, ku iu deklarua se “kapiteni G.Iliescu, ndihmës i atasheut ushtarak në Ambasadën e Rumanisë, është shpallur person i padëshirueshëm”, tha Ministria ruse.

Iliescu ka 72 orë kohë për t’u larguar nga Rusia.

Ministria e Jashtme ruse tha se vendimi është marrë në përgjigje të vendimit të Bukureshtit për të shpallur person të padëshirueshëm një ndihmës të atasheut ushtarak në Ambasadën ruse në Bukuresht, më 26 prill.

Rumania, muajin e kaluar, ka thënë se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Ambasadës së Rusisë për aktivitete që nuk përputheshin me statusin e tij diplomatik.

Rumania nuk ka dhënë detaje të tjera.

LEXO EDHE:  Akuzat për mungesë të ilaçit Remdisivir/ Reagon Najada Çomo, tregon si po trajtohen pacientët me Covid

LEXO EDHE:  Covid-19/ Twitter dhuron 15 milionë dollarë në ndihmë të Indisë

Disa vende të tjera të ish-bllokut sovjetik në Evropën qendrore dhe lindore – të gjitha tani anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s – kanë dëbuar diplomatë rusë, duke shkaktuar masa reciproke edhe nga Moska.

Dëbimet kanë nisur muajin e kaluar, kur Republika Çeke ka dëbuar dhjetëra diplomatë rusë, pas dyshimeve se spiunët rusë kanë qenë të përfshirë në një shpërthim vdekjeprurës në një depo municionesh në Çeki, në vitin 2014.

Moska i ka mohuar akuzat dhe, në përgjigje, ka dëbuar disa diplomatë çekë./REL

LEXO TE PLOTE

Kronika

E vrau shoku me armë/ Kush është miku i VIP-ave, pjesë e “bandës së 5 majit”

Publikuar

-

Nga

Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrasja e 27-vjeçarit Mehmet Qema. Ai u qëllua me armë nga shoku i tij Marjus Dema, i cili ka dekaruar para bluve se kishin qenë duke luajtur dhe nuk e ishte ditur se arma ishte e mbushur.

Por kush është 27-vjeçari që mbeti viktimë. Mësohet se Qema kishte një rreth të zgjeruar miqsh, madje njihej edhe me personazhe publike.

Mehmet Qema me miqtë dhe moderatorin Meriton Mjekiqi

Në media janë publikuar sot disa foto, ku shihet me reperin Mariglen Malaj, i njohur ndryshe si Marini, apo me moderatorin e njohur nga Kosova, Meriton Mjekiqi.

Gjithashtu ai është fotografuar edhe me mikun e ngushtë të reperit Arkimed Lushaj (Stresi), Blerim Hoti (Limi Hoti), i cili është në kërkim për vrasjen.

LEXO EDHE:  BE i dhuron 10 milionë euro Shqipërisë për të luftuar Covid

LEXO EDHE:  “Ç’i pret shqiptarët këtë dimër?”/ Dasho thirrje Ministrisë dhe Komitetit Teknik: Pasojat do jenë të rënda

Mehmet Qema me miqtë

Këta persona kanë marrë pjesë në klipet e këngëve të Stresit dhe Marinit dhe njiheshin ndryshe “Banda e 5 majit”. Ata vetëquheshin “Hekrat”, madje edhe Marini në një foto ka bërë pershkrimin “Hekrat”.

Ndërkohë, Qema është parë edhe në shoqërinë Erlin Pekës, edhe ky mik i tij i shpallur në kërkim për këtë ngjarje./ CNA.al

Mehmet Qema dhe Erlin Peka
Mehmet Qema dhe Marjus Dema

LEXO TE PLOTE