LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllokimi i trafikut ajror/ Duka akuza Ramës: Po mundohet “t’ia lë dobiçin në derë” opozitës

7 Prill 2021, 19:41, Politikë CNA
Bllokimi i trafikut ajror/ Duka akuza Ramës: Po mundohet “t’ia

Kreu i PAA Agron Duka ka reaguar për situatën e krijuar në Rinas nga greva e kontrollorëve.

Duka shkruan se trafiku ajror nuk duhet te ndalet asnjë sekond dhe se palët duhet ta zgjidhin në dinamikë këtë krizë që vjen nga keq manaxhimi i tejzgjatur i kompanisë .

?Trafiku ajror nuk duhet te ndalet asnjë sekondë.
Bllokimi trafikut ajror ? duhet eleminuar menjëherë.
Palët duhet ta zgjidhin në dinamikë këtë krizë që vjen nga keq manaxhimi i tejzgjatur i kompanisë- pa e ndaluar asnjë sekondë punën. Mijëra individë të prekur nga covid ? luftojnë me jetën. Ekonomia akoma lëngon nga kriza. Turizmi vuan nga mungesa e turistëve. Paqartësitë dhe pasiguritë e dëmtojnë akoma më shumë cdo shqiptar.
Shqipëria përkeqëson ambientin e të bërit biznes. Qeveria nuk është e virgjër në këtë krizë, por përgjegjëse. Edhe pse ajo përpiqet ?t?ia lë dobiçin në derë? opozitës ? kjo nuk e përjashton nga detyrimi për ri-funksionimin normal të trafikut ajror menjëherë?, deklaron Duka./CNA.al

Lajmet e fundit nga