Connect with Us

Bllokimi i fluturimeve/ Prokuroria nis hetimet, shoqërohet në polici shtatë persona

Politikë

Bllokimi i fluturimeve/ Prokuroria nis hetimet, shoqërohet në polici shtatë persona

Publikuar

-

Koncesioni i aeroportit të Rinasit kalon tek Kastrati/ Zgjatet afati nga 22 në 35 vjet

Ditën e sotme kontrollorët e trafiku ajëror në Rinas janë ngritur në grevë për uljen e pagave. AlbControl ka bërë denoncim duke dhënë disa emra konkretë ku më pas Prokuroria ka nisur hetimet.

Shtatë prej tyre u shoqërua  nga policia ku edhe janë marrë në pyetje, ndërsa forcat e rendit kanë marrë kontrollin e ndërtesës.

Njëri prej tyre ishte kontrollori Muhi Meziu.

LEXO EDHE:  Foto-Nga vjedhja e arit tek grabitja e Rinasit/ Kush është “Daja”

Emri i Mezinit qarkulloi në media si një prej kontrollorëve që kishte deklaruar se ishte i stresuar për shkak të situatës së krijuar ma pagat në këtë kompani shtetërore dhe se kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rindërtimi/ Basha: Kompensim për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral në Kurbin u ka bërë thirrje qytetarëve që me 25 prill të votojnë numrin 9.

Më tej, Basha u shpreh se për të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti do të ketë një proces vlerësimi në transparencë të plotë.

“Shikoni se çfarë bën me rindërtimin. Sot nga ky shesh është vendi ti them të gjithë të dëmtuarin nga tërmeti se detyra e qeverisë së re dhe e imja si kryeministër  do të jetë vlerësimi në trasprencë dhe kompensim për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Ejani bashkohuni me shpresën. Më 25 prill, ne të gjithë bashkë do të votojmë numrin 9. Më 25 prill, shqiptarët do largojnë me votë Edi Ramën. tetë vjet dështime dhe guxon e vjen prapë e kërkon edhe katër vite të tjera mandate.

Ne e duam Shqipërinë në BE, ndërsa Rama pasuron pak oligarkë në kurriz të shqiptarëve.  Edhe pak ditë na kanë ngelur nga ndryshimi i vendit. Më prekin lotët e prindërve që kanë fëmijët në emigracion. Bashkë për ndryshim. Kurbini fiton, Lezha fiton dhe Shqipëria fiton. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore”, u shpreh Basha. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Betohu se më ke dashtë”/ Arsimi pendohet për këngën që i dedikoi Anës: Duhet me e korrigjuar

Publikuar

-

Nga

Para pak kohësh në mediat rozë u përfol për një lidhje  mes Ana Lleshi dhe Arsimit. Këto lajme në një farë mënyre u pranuan edhe nga dy protagonistëve, por mesa duket lidhja e tyre ka përfunduar.

Madje ndjekësit e dyshes vunë re se Arsimi dhe Ana nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Insatgram. “Prive” ka konfirmuar nga burime pranë dyshes se ata janë ndarë dhe shkak është bërë një debat që kanë pasur me njëri-tjetrin në distance.

Para se kjo lidhje të përfundonte, Arsimi i kishte dedikuar një këngë Anës , për të cilën është penduar. Në InstaStory, Arsimi ka ndarë me ndjekësit këtë pjesë, teksa shkruan “Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba. Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju njëçikë këtë pjesë.”./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Bylykbashi takim me profesionistët e lirë/ 25 prilli, një shans për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Bylykbashi takim me profesionistët e lirë/ 25 prilli, një shans për ndryshim

Kandidati për deputet i PD në Durrës, Oerd Bylykbashi deklaroi se qytetarët kanë mundësinë të bëjnë ndryshimin më 25 prill.

Në një takim me profesionistët e lirë, Bylykbashi premtoi mbështetjen e tij për ta, kur të marrë mandatin e deputetit.

Në takimin me profesionistët e lirë ekonomistë bashkëbiseduam mbi problematikat dhe zgjidhjet eventuale që ofrohen përmes programit të Partisë Demokratike, sidomos në taksim dhe rritje profesionale.

Unë si deputet i Qarkut Durrës jam i vendosur ti mbështes profesionistët e fushave të ndryshme por protagonistët e ndryshimit të vërtetë janë ata! Suksesi i tyre është i lidhur me këmbënguljen, talentin dhe angazhimin! Pakënaqësitë ndëshkohen me votë prandaj me 25 Prill kthejini këto aspirata në realitet. Këto zgjedhje janë një shans për ndryshim dhe për të dhënë një mesazh të qartë që kjo qeverisje ka dështuar”, tha Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE