Connect with Us

Bllokimi i Aeroportit të Rinasit/ Braçe: Politikë e pastër e Metës, nuk është çështje parash por…

Politikë

Bllokimi i Aeroportit të Rinasit/ Braçe: Politikë e pastër e Metës, nuk është çështje parash por…

Publikuar

-

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas pezullimit të fluturimeve në Rinas, pasi kontrollorët ndaluan punën duke shpallur paaftësi, me arsyetimin se ishin të stresuar nga ulja e pagës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Braçe shkruan se e gjithë situata e krijuar është “politikë e pastër” dhe se pas saj qëndrojnë Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Është kriminale! Çnjerëzore! Është politikë e pastër dhe e një dysheje që po e dhunon këtë vend, Sali Berishës e Ilir Metës! Një pyetje kam për çdokënd në këtë vend: këtë doni? Do e lini veten, jetën tuaj në dore të dy politikanëve që për pesë leke më shume rrezikojnë jetën tuaj?”, thotë Braçe.

Në lidhje me kontrollorët, Braçe thotë se nuk është më çështje parash, por besimi dhe se atyre nuk mund t’u besohet më siguria kombëtare.

Llasticat pengmarrësë të Rinasit!

A i besohet më këtyre njerëzve? A i besohet më siguria kombëtare këtyre njerëzve? A i besohet me siguria e jetës se gjithkujt këtyre njerëzve? Kurrë më! Për asnjë rroge! Për asnjë rritje rroge! Këta njerëz kane humbur besimin e gjithkujt, çdonjërit; Siguria kombëtare dhe siguria e jetës nuk i besohet me këtyre njerëzve. Pra, nuk është më çështje parash, është pastër çështje besimi! Imagjinoni te jeni ne ajër dhe disa prej këtyre të thonë: rrini aty ne ajër sa te marre unë ca leke; ose kthehu pas sa të marr unë ca leke! Këtu vdes besimi tek ta!

Dhjetëra njerëz sot mbeten andej dhe këtej kufiri, te sëmurë, ne situate kurimi, ne situate planifikimi ndërhyrjesh kirurgjikale, por edhe me keq, i shuar e ne arkëmort ne udhëtimin e fundit për ne ketë vend. Është kriminale! Çnjerëzore! Është politike e pastër dhe e një dysheje qe po e dhunon këtë vend, Sali Berishës e Ilir Metës! Një pyetje kam për çdokënd ne këtë vend: këtë doni? Do e lini veten, jetën tuaj ne dore te dy politikane që për pese leke me shume rrezikojmë jetën tuaj?”, thotë Braçe./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në aeroportin Nënë Tereza

Publikuar

-

Nga

Rama jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në aeroportin Nënë Tereza

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në aeroportin Nënë Tereza sapo kanë mbërritur 40,800 doza vaksinash Astrazeneca.

Përmes një postimi, Rama shkruan se në ditët në vijim pritet të vijnë edhe doza të tjera, për të mos ndalur ritmin e lartë të vaksinimit.

Këto doza vijnë nga marrëveshja që është nënshkruar me Covax.

LEXO EDHE:  “Injorantë dhe me shenja marrëzie”/ Ngjela “zbulon” katër persona që urrejnë Shqipërinë

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Metës: Vijon avazin e vjetër, “Alla Baba Xhike”

Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos e ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar 🇦🇱 të mbrohet nga virusi i rrezikshëm“, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rindërtimi/ Basha: Kompensim për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral në Kurbin u ka bërë thirrje qytetarëve që me 25 prill të votojnë numrin 9.

Më tej, Basha u shpreh se për të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti do të ketë një proces vlerësimi në transparencë të plotë.

“Shikoni se çfarë bën me rindërtimin. Sot nga ky shesh është vendi ti them të gjithë të dëmtuarin nga tërmeti se detyra e qeverisë së re dhe e imja si kryeministër  do të jetë vlerësimi në trasprencë dhe kompensim për të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Ejani bashkohuni me shpresën. Më 25 prill, ne të gjithë bashkë do të votojmë numrin 9. Më 25 prill, shqiptarët do largojnë me votë Edi Ramën. tetë vjet dështime dhe guxon e vjen prapë e kërkon edhe katër vite të tjera mandate.

Ne e duam Shqipërinë në BE, ndërsa Rama pasuron pak oligarkë në kurriz të shqiptarëve.  Edhe pak ditë na kanë ngelur nga ndryshimi i vendit. Më prekin lotët e prindërve që kanë fëmijët në emigracion. Bashkë për ndryshim. Kurbini fiton, Lezha fiton dhe Shqipëria fiton. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore”, u shpreh Basha. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Betohu se më ke dashtë”/ Arsimi pendohet për këngën që i dedikoi Anës: Duhet me e korrigjuar

Publikuar

-

Nga

Para pak kohësh në mediat rozë u përfol për një lidhje  mes Ana Lleshi dhe Arsimit. Këto lajme në një farë mënyre u pranuan edhe nga dy protagonistëve, por mesa duket lidhja e tyre ka përfunduar.

Madje ndjekësit e dyshes vunë re se Arsimi dhe Ana nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Insatgram. “Prive” ka konfirmuar nga burime pranë dyshes se ata janë ndarë dhe shkak është bërë një debat që kanë pasur me njëri-tjetrin në distance.

Para se kjo lidhje të përfundonte, Arsimi i kishte dedikuar një këngë Anës , për të cilën është penduar. Në InstaStory, Arsimi ka ndarë me ndjekësit këtë pjesë, teksa shkruan “Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba. Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju njëçikë këtë pjesë.”./CNA.al


LEXO TE PLOTE