Connect with Us

Bie vlera e Gjimshitit, ja kalon Kumbulla e Gjimshiti

Sport

Bie vlera e Gjimshitit, ja kalon Kumbulla e Gjimshiti

Publikuar

-

Xherdan Shaqiri është duke pësuar një rënie të lirë në karrierën e tij. Shqiptari që luan për Kombëtaren e Zvicrën e ka humbur totalisht mundësinë për të qenë titullar tek Liverpuli që gjithashtu po kalon një moment mjaft të vështirë. Tashmë vlera e kartonit të Xherdan Shaqirit sipas Transfermarkt është 14 milionë euro.

Kjo shifër është e barabartë me vlerën e kartonit të Vedat Muriqi, i cili tashmë aktivizohet me Lacion. Kujtojmë që gjithashtu edhe Rashica me Rrahmanin e ka vlerën 12 milionë euro. Krahasuar me lojtarët e Shqipërisë, Shaqiri vlerësohet 2 herë më pak sesa Kumbulla, i cili varion në shifrën 27 milionë euro. Edhe Gjimshiti vlerësohet me 22 milionë euro, çka tregon se nëse Shaqiri do të ishte tani me një nga përfaqësueset shqiptare qoftë Shqipërinë apo Kosovën, nuk do të ishte lojtari më i rëndësishëm i skuadrës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Vendos Ziyech, Chelsea eliminon City-n dhe siguron finalen e FA Cup

Publikuar

-

Nga

Chelsea nxjerr jashtë FA Cup Manchester City-n në fazën gjysmëfinale të kompeticionit. Blutë e Londrës triumfuan me rezultat minimal në Wembley, falë golit të Hakim Ziyech, që e gjeti rrjetin në minutën e 55-të i shërbyer nga Pulisic.

Talenti amerikan me origjinë kroate shënoi një tjetër gol për Chelsea-n në fundin e takimit, por u anulua me të drejtë nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje në momentin e marrjes së topit.

Loja e Manchester City-t në pjesën e dytë, në fakt, u kushtëzua jo pak nga largimi nga fusha i dëmtuar i Kevin De Bruyne, që ia la vendin Fodenit.

Chelsea pret të mësojë këtë të diel finalisten tjetër të FA Cup, që do të dalë nga çifti Southamphton-Leicester City.

Pep Guardiola me këtë eliminin detyrohet të heqë dorë nga një objektiv, megjithatë është në garë për të fituar trofe të rëndësishëm: Premier League-n, Champions League-n, League Cup.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Publikuar

-

Nga

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin. Instituti “Neymar Jr”, i cili është kujdesur për rreth 3 000 fëmijë dhe adoleshentë në nevojë në Praia Grande dhe që menaxhohet nga familja e yllit të PSG-së, është mbyllur që nga marsi 2020 për shkak të COVID-19. Sidoqoftë, asnjë nga punëtorët nuk ka mbetur pa punë.

Neymar u ka dhënë pagën 142 personave që punojnë në institutin e tij, edhe pse nuk kanë pasur se çfarë të bënin. Braziliani është duke i paguar punonjësit në mënyrë të plotë dhe duke u mbuluar shërbimin shëndetësor me një kosto thuajse 90 mijë euro në muaj. Ideja është që të ruajë strukturën e saj derisa të përfundojë kriza shëndetësore dhe më pas të jetë në gjendje të rifillojë aktivitetin si para pandemisë.

“Instituti ka një vit që është mbyllur për shkak të krizës COVID-19. Unë dhe familja ime po mbajmë të gjithë strukturën, me 142 punonjës, të cilët po marrin pagat dhe përfitimet e tyre plota. Ne i kemi paguar me me burimet tona financiare”, – tha babai i Neymarit, i cili një vit më parë e vuri institutin në dispozicion të autoriteteve braziliane.

“Pagat e njerëzve që punojnë në institutin tonë janë të garantuara pavarësisht nga kohëzgjatja e pandemisë. Për më tepër, unë e vë institutin tonë në dispozicion të institucioneve shtetërore, nëse është e nevojshme”

LEXO TE PLOTE

Sport

Refik Halili dorëzohet pas barazimit ndaj Kukësit: Ky ishte fati i Tiranës

Publikuar

-

Nga

Tirana barazoi me Kukësin në Elbasan. Bardheblutë iu afruan shumë fitores, por dy minuta nga fundi i befasoi Agim Ibraimi me një gol nga një distancë e largët me goditje dënimi.

Pas ndeshjes, presidenti Refik Halili ka folur për mediat dhe barazimin me Kukësin e komenton kështu: “Ky ishte fati, loja mbaroi. Kishim shumë shpresë që të vazhdonim të ecnim përpara drejt titullit kampion. Mendoj se jemi shumë larg për të arritur titullin kampion.

Ky ishte kismeti ynë, loja mbaroi dhe nuk kemi çfarë themi. Shpresonim të ecnim përpara. Kjo ishte ndeshja që duhej fituar. Them se skuadra e fitoi, por ishte një gabim i rëndë që pësuam gol dhe përfundoi gjithçka”.

LEXO TE PLOTE