LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha zotohet nga Peqini/ “Këtu do rikthehem si kryeministër”

7 Prill 2021, 08:57, Politikë CNA
Basha zotohet nga Peqini/ “Këtu do rikthehem si

Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet në Peqin duke zhvilluar takimin elektoral.

Ashtu si edhe në takimet elektorale në qytetet e tjera, shohim të njëjtin ,manifestim dhe makinat me flamujt e PD që e ndjekin nga pas. kreun e PD.

Në fjalimin e tij mbi makinë Basha është zotëruar se do të rikthehet sërish në Peqin kur të jetë kryeministër dhe të përmbushë të gjitha premtimet që ka dhënë duke nisur nga punësimi, mirëqënie, rritja e pagave dhe penisoneve.

?Për vite me radhë kam patur nderin të jem në mesin tuja si deputet i Elbasanti dhe i Peqint. Bashkë njihemi se jemi takuar shpesh.Nuk kam ardhur të kujtoj për punën që kemi kryer në të kaluarën.

Në këto 8 vite, Edi Rama dhe banditët e tij ju kanë ulur kokat, ju kanë marrë nëpër këmbë ju kanë fyer. Sot kam ardhur tju them të bëhemi bashkë të ftojmë Elbasanin në ndryshim, Peqinin në ndryshim.

Me 25 prill do të hapim derën për mirqënien. Këtu do kthehem te Kulla e Sahatit si kryeministër për të treguar mirëqënien, punësimin,dhe ndryshimin?, është shprehur ndër të tjera Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga