LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha thirrje qytetarëve/ “Mbylljani derën Ramës bashkohuni me mua”

7 Prill 2021, 12:24, Politikë CNA
Basha thirrje qytetarëve/ “Mbylljani derën Ramës bashkohuni

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral me banorët e Belshit dhe Dumresë u bëri thirrje që të mos ia hapin më derën Kryeministrit Edi Rama, por të mbështsin atë.

?Nëna, bashkëshorte, dhe motra të Belshit, mos ia falni vuajtjeve për djemtë tuaj, bashkëshortëve tuaj, vendet e punës. Unë e di që nuk do ja falni apo jo.

A do ja hapni derën, boll më , mbylljani derën Edi Ramës. Bashkohuni me mua, me PD, votoni për ndryshim. Ndryshim për ne do të thotë paga më të larta, vende pune, për rininë e Dumresë dhe Elbasanin. Ndryshim për mua do të thotë ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE?, shprehet Basha.

Më tej, ai shton se nuk do ti harrojë kurrë lotët e fermerit kur u mashtruan se çmimi i duhanit të bëhej realitet.

?Bashkë kemi qenë edhe në ditët e errëta, shkelmat që merrte ekonomia e Belshit. Dita duket që në agim. Që në vitin e parë mashtrimet u ndjenë në kurriz të shqiptarëve, e veçanti fermerëve të Belshit. Nuk i harroj lotët e fermerit, që premtimi për çmimin e duhanit do bëhej realitet. Kërrusja e kurrizit për fidanët, puna 14 orë, dhe e dinin që nuk do nxirrnin fitim, por as do shlyenin borxhin.? U shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga