LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha premtim mësuesve/ “Do të kthejmë Drejtoritë Arsimore siç kanë qenë”

7 Prill 2021, 17:31, Politikë CNA
Basha premtim mësuesve/ “Do të kthejmë Drejtoritë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit. Gjatë takimit me mësues Basha u shpreh se me ardhjen e tij në pushtet Drejtoritë Arsimore do të kthehen ashtu siç kanë qenë.

?Ne do të marrim modelet e suksesshme do t?i aplikojmë ato. Synimi është që të përgatisim fëmijët e shqiptarëve në sistemin para universitar dhe më pas të kalojnë në Universitet e të bëhen gati për tregun e punës. Ne do të kthejmë drejtoritë arsimore ashtu siç kanë qenë. Çdo qark do të ketë drejtorinë e vet arsimore. Nuk ka kuptim që qarku i Gjirokastrës ta ketë Drejtorinë Arsimore në Fier, apo Elbasani në Korçë e kështu me radhë? ,tha Basha.

Kryedemokrati shtoi gjithashtu se do të provojnë transferimin e administratës qendrore në rrethe.

?Është një përvojë evropiane. Një mundësi për policentrizëm të administratë dhe u jep mundësi qyteteve të tjera vlera të shtuara që sjell prania e administratës qendrore e nënpunësve. Mbetemi të përkushtuar për decentralizimin. Reformën nuk e kemi pranuar. Janë fryrë stafet, investimet janë pakësuar. Përqendrimi i pushtetit në pak duar dhe pasurimi marramendës i një grushti njerëzish. Qeverisja e ardhshme do të jetë e vogël, por efektive. Arsimi profesional është prioritet i prioriteteve?, shtoi Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga