Connect with Us

AstraZeneca ndal provat klinike të vaksinës tek fëmijët

Sociale

AstraZeneca ndal provat klinike të vaksinës tek fëmijët

Publikuar

-

Studiuesit e universitetit të Oksfordit kanë ndërprerë provat klinike me vaksinën e Oxford-AstraZenecas që përfshin fëmijë dhe adoleshentë ndërsa entet rregullatore britanike të barnave po kryejnë një rishikim mbi sigurinë e vaksinës.

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor po shqyrton një lidhje të mundshme mes rasteve të vaksinës dhe mpiksjes së gjakut në të gjithë botën, përfshirë edhe disa vende evropiane. Nga 18 milionë doza të injektuara në të gjithë kontinentin evropian deri më tani ka pasur vetëm 30 raste të mpiksjes së gjakut, përfshirë shtatë viktima. Shumica e rasteve janë diagnostikuar si tromboza të sinusit cerebral venoz, që mund të çojnë në goditje në tru.

Marco Cavaleri, përgjegjësi për vaksinat në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA), i tha një gazete italiane të martën se agjencia ishte e përgatitur të konfirmonte një lidhje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut. Por më vonë agjencia lëshoi një deklaratë për agjencinë franceze të lajmeve AFP duke i mohuar këto pretendime. EMA bëri të ditur se do t’i njoftonte gjetjet e saj të mërkurën ose të enjten.

Fushatat e imunizimit me vaksinën e Oxford-AstraZeneca-s kanë krijuar një përshtjellim në të gjithë botën, fillimisht për shkak të mungesës së informacionit nga provat klinike të fazës së fundit lidhur me efektin e saj tek të moshuarit, gjë që ka ngadalësuar përpjekjet e vaksinimit në të gjithë Evropën. Shumë vende i kanë ndaluar fushatat e vaksimit me të për shkak të rasteve të mpiksjes së gjakut.

LEXO EDHE:  “Mos e bëj atë gjë para fëmijëve”/ Këshilltari i djathtë i përvishet Ramës

Britania shton vaksinën e Moderna-s

Britania ka futur vaksinën mjaft të suksesshme të kompanisë amerikane Moderna, e cila merret me dy doza, në fushatën e saj të imunizimit që nis të mërkurën në Uells.

Vaksina e Modernës është e treta e miratuar për përdorim në Britani pas asaj të Oxford-AstraZeneca-s dhe Pfizer-BioNTech-ut. 17 milionë doza të vaksinës së Modernës të porositura nga Britania vijnë në një kohë kur vendi po përballet me një mungesë të vaksinës së Oxford-AstraZeneca-s për shkak të problemeve në prodhim.

Ndikimi i COVID-it në tru

Një studim i ri i botuar të mërkurën në revistën mjekësore “Lancet Psychiatry” ka zbuluar se 34 për qind e personave që janë prekur nga COVID-19 vuajnë nga pasoja neurologjike ose psikiatrike brenda gjashtë muajve nga infektimi.

Në mesin e më shumë se 230,000 pacientëve që u përfshinë në studim 17 për qind u diagnostikuan me ankth dhe 14 për qind me çrregullime të humorit.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se të infektuarit me koronavirus në 44 për qind të rasteve kishin rrezik më të madh të vuanin nga sëmundje neurologjike dhe psikiatrike krahasuar me ata që ishin prekur e shëruar nga gripi dhe 16 për qind rrezik më të madh sesa ata persona që kishin vuajtur nga infeksione të tjera të rrugëve të frymëmarrjes./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndahet nga jeta kreu i shoqatës “Çamëria”/PDIU: Humbëm një patriot të madh

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko.

Mësohet se Sejko ka ndërruar jetë teksa ndodhej në terapi post-COVID, pasi kishte kaluar virusin e rrezikshëm nga i cili ishte infektuar disa javë më parë.

Në një reagim për mediat, PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” theksojnë se ndarja nga jeta e Hektor Sejkos ka hidhëruar të gjithë përfaqësuesit e komunitetit çam dhe jo vetëm.

LEXO EDHE:  “Vajzat janë sherbet”, Eno Popi flet për herë të parë për vogëlushen e tij

LEXO EDHE:  “Mos e bëj atë gjë para fëmijëve”/ Këshilltari i djathtë i përvishet Ramës

“Përtej trishtimit që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të Hektor Sejkos, kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria” na ka hidhëruar thellësisht. Ne humbëm sot një patriot të madh, një burrë fisnik dhe një mik të çmuar që nuk rreshti së punuari për amanetin e Çamërisë”, thuhet në mesazhin e PDIU dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

E infektuar me Covid/ Humb jetën gazetarja e njohur nga Shkodra

Publikuar

-

Nga

Covid-19 i ka marrë jetën gazetares së njohur nga Shkodra, Anila Dushi.

Dushu nuk ka mundur të fitojë dot betejën me virusin e rrëzikshëm. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale kolegët e saj.

Vetëm pak ditë më parë gazetarja, shkruante në Facebook, se lufta me COVID, ishte një tmerr.

LEXO EDHE:  AstraZeneca: Studiuesit gjermanë zbulojnë shkaktarin e trombozës

‘Kam besuar qe ne fillim se Covid 19 eshte nje lufte boterore. Kam degjuar mjaft nga ata qe e kane kaluar. Por qenka Tmerr.’- shkruan Anila Dushi me datën 4 prill në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pfizer, BioNTech kërkojnë autorizim për përdorimin e vaksinës te moshat e reja

Publikuar

-

Nga

Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech u kërkuan të premten rregullatorëve amerikanë që të lejojnë përdorimin emergjent të vaksinës së tyre tek adoleshentët e moshave 12 deri në 15 vjeç.

Vaksina aktualisht është e autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart. Kompanitë thanë të premten se kishin kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave një zgjerim të autorizimit, për të përfshirë edhe grupmoshën më të re.

Në muajin mars, kompanitë thanë se nga provat klinike rezultonte që vaksina ishte e sigurt, efektive dhe nxiste përgjigje të fuqishme antitrupash tek moshat 12-15 vjeç.

Është e paqartë se sa kohë do t’u duhet rregullatorëve të SHBA për të verifikuar të dhënat e provave, megjithëse drejtoresha e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve Rochelle Walensky i tha televizionit ABC news të enjten se pret që vaksina të autorizohet për moshat 12 deri në 15 vjeç nga mesi i majit.

Është gjithashtu e paqartë nëse rregullatori do të kërkojë një takim të bordit të pavarur këshillues që rekomandoi autorizimin fillestar në mënyrë që kompanitë të marrin një autorizim për këto mosha.

Moderna Inc dhe Johnson & Johnson po testojnë gjithashtu vaksinat e tyre tek moshat 12-18 vjeç, dhe të dhënat nga kompania Moderna mund të dalin së shpejti.

LEXO EDHE:  Fëmija i plagosur nuk shqitet nga krahët e infermierit

LEXO EDHE:  Përgjimet e “Ndraghetas”/ Spiropali: Janë zero me xhufkë, Prokuroria nuk ka prova

Pfizer dhe Moderna gjithashtu kanë filluar prova edhe te fëmijë më të vegjël, të moshës gjashtë muaj deri në 11 vjeç. Të dyja kompanitë kanë thënë se shpresojnë të jenë në gjendje të vaksinojnë fëmijët nën 11 vjeç nga fillimi i vitit 2022.

Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve shihet si një hap i rëndësishëm drejt arritjes së imunitetit të tufës dhe zbutjes së pandemisë, sipas shumë ekspertëve.

Pfizer dhe BioNtech thanë se në ditët në vijim planifikojnë t’u kërkojnë edhe autoriteteve në vende të tjera të botës që të lejojnë përdorimin e vaksinës së tyre tek moshat 12-15 vjeç./VOA

LEXO TE PLOTE