LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Adela Kryeziu flet “pa doreza”/ Ja pse qytetarët duhet të votojnë Lëvizjen për Ndryshim në 25 prill

7 Prill 2021, 14:24, Politikë CNA
Adela Kryeziu flet “pa doreza”/ Ja pse qytetarët duhet të

Disa kohë më parë ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli prezantoi lëvizjen e saj të re ?Lëvizja për ndryshim?. Kësaj lëvizje i janë bashkuar dhjetra emra, dhjetëra të rinj të arsimuar të cilët kanë kryer mastera dhe punojnë për institute shkencore në Austri, në Romë, në La Sapienza, në Gjermani, janë mjekë janë shkencëtarë.

Pas shumë kontributesh dhe sakrificash në studime, këta të rinj sot janë gati të hyjnë në politikë. Janë trashëgimtarë të familjeve të djathta të vërteta, janë njërëz nga bota e biznesit dhe mbi të gjitha me vlera qytetare.

Adela Kryeziu është njëra prej intelektualëve që I është bashkuar Lëvizjes. Ajo ka kryer studimet e Larta në?Universitetin e Mjekësisë për Mjekësi të Pergjithshme në vitet 2008-2014.

Në vitet 2015-2018,ka punuar si specialiste mjeke në Drejtorine e DSHSUK-s pranë QSUT. Aktualisht është në përfundim të specializimit 4 vjeçar për Laborator Klinik -Biokimik ne QSUT. Ka frekuentuar një sërë konferencash mjekësore kombëtare dhe ndërkombëtare. Përvec gjuhës shqipe, flet edhe gjuhe të huaja si Anglisht, Italisht,Turqisht dhe Gjermanisht.

Në një intervistë për CNA.al Kryeziu ka treguar edhe arsyen pse iu fut rrugës së politikës, duke theksuar se braktisja e vendit nga të rinjtë dhe humbja e besimit tek politika e nxiti të bëhet pjesë e kësaj fushe.

?Nuk e kam menduar kurrë që do vinte një ditë ku unë do bëhesha pjesë e politikës, duke qenë se kisha zgjedhur diçka tjetër si profesionin timin. Unë e dua profesionin tim dhe jam e lumtur që kam bërë zgjedhjen e duhur. Por, duke parë krizën e thellë që po përjeton vendi sot, mungesën e alternativës dhe boshatisjen masive që po ndodh e ndjeva të domosdoshme të jap kontributin tim modest për t?i kthyer shpresën vendit.

Brezi ynë bashkë me prindërit dhe qytetarët e këtij vendi mund të ndërtojmë një Shqipëri normale. Unë si shumë shqiptarë të tjerë e kemi humbur besimin te politika, ndaj bashkë me disa të rinj e të reja vendosëm të themelojmë Lëvizjen për Ndryshim si të vetmen alternativë që përmbushte aspiratat tona për një Shqipëri ndryshe?, tha Kryeziu.

Lëvizja për Ndryshim si një forcë e re në zgjedhjet e 25 prillit ka gjetur një mbështetje të gjerë tek qytetarët shqiptarë, por Kryeziu tregoi me argumeta pse vota pro tyre është e duhura.

Ajo tha se Lëvizja për Ndryshim është alternativa e vetme kundër korrupsionit dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve, ndryshe nga politika aktuale që jemi mësuar ta shohim.

?Lëvizja për Ndryshim ka hyrë në këto zgjedhje në betejë për të filluar ndryshimin. Ndryshimi në çdo aspekt i realitetit në Shqipëri. Ne jemi kundër klasës aktuale politike, kundra korrupsionit dhe varfërisë ekstreme. Synimi kryesor i LN është t?i rikthejmë shpresën shqiptarëve, pasi gjërat me guxim dhe idealizëm mund të ndryshojnë.

Nëse kërkoni ndryshimin real mos qëndroni në shtëpi, por votoni për LN, si alternativën e vetme që nuk është sinonim i partive të tjera dhe me kauzën më të drejtë-luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë?, u shpreh Kryeziu.

Kandidatja për Shkodrën u është përgjigjur edhe akuzave të opozitës, të cilët shprehen se Lëvizja për Ndryshim është një patrericë e kryeministrit Edi Rama.

?Qytetarët e kanë të qartë se kush ka qenë ?patericë? e këtyre 8 viteve qeverisje të mazhorancës. Ne jemi në këtë betejë për të sjellë ndryshimin dhe partitë si motra të qeverisë aktuale janë të frikësuara nga humbja e kredibilitetit dhe pushtetit. Ato janë të vetëdijshëm që asnjëra nuk merr mjaftueshëm mandate për të krijuar qeverinë?, tha Adela Kryeziu për CNA.al.

Lajmet e fundit nga