Connect with Us

21 vjeçari humb kontrollin e mjetit/ Përplas makinat e parkuara, dy të plagosur

Kronika

21 vjeçari humb kontrollin e mjetit/ Përplas makinat e parkuara, dy të plagosur

Publikuar

-

21 vjeçari humb kontrollin e mjetit/ Përplas makinat e parkuara, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e “Kavajës”.

Një automjet me drejtues shtetasin me inicialet L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja të cilët ndodhën në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Aksident në Radhimë/ 4 të plagosur rëndë

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Bllokohet kontinjeri me kokainë në Portin e Durrësit/ Vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Bllokohet kontinjeri me kokainë në Portin e Durrësit/ Vinte nga Ekuadorit drejt Shqipërisë

Kapen rreth 200 kg kokainë në portin e Durrësit nga forcat e policisë në një kontinjer, i cili vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë.

Mësohet se pas kontrollit në port është bllokuar kontinjeri në Portin e Durrësit ku dyshihet se ka pasur kokainë.

Ndërkohë që pritete edhe të dhëna të tjera lidhur me sasinë e kanfiskuar nga autoritete në Durrës pasi dyshohet se sasia mund të jetë më e madhe se 200 kg.

Nga informacionet mësohet se pas kontrollit të kontinerit në Portin e Durrësit, sasia e drogës është feshehur në tavanin e tij.

LEXO EDHE:  Aksident në Berat/ Furgoni i kompanisë “Erzeni” përfundon në kanalin me ujë

LEXO EDHE:  Shpërthen makina/ Polici me urgjencë drejt spitalit  

Autoritete po punojnë për të sharruar tavani metalik i dyfishtë i modifikuar teksa po nxirren, numërohen e peshohen pakot me drogë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pamjet-Arsenale armësh në Tiranë/ Policia jep njoftim zyrtar, çfarë u sekuestrua

Publikuar

-

Nga

Vijon operacioni policor i koduar “Kompleks”.

Policia bën me dije se ditën e sotme janë zbuluar dhe goditur edhe 2 baza të tjera që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale që kryenin krime kundër personit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e sektorit operacional dhe Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Tiranë, nën drejtimin e SPAK-ut, në vijim të operacionit policor të koduar “Kompleks”, kanë lokalizuar dhe goditur dhe 2 baza të tjera që shërbenin po për modifikimin, magazinimin dhe furnizimin me armë të grupeve kriminale në territorin e të gjithë vendit.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar këtë mëngjes, gjatë kontrollit të maganizës së shtetasit Sokol Xhura, i cili është shpallur më herët në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në një ambient të përshtatur, një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak: 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

Më herët, më datë 01.04.2021, në kuadër të këtij operacioni u zbardhen tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë, u vunë në pranga 9 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

LEXO EDHE:  Përgjaken sërish rrugët/ Aksident me vdekje në aksin Qafë Mali-Fierzë

LEXO EDHE:  Aksident në Vlorë/ Tre të lënduar, mes tyre edhe një fëmijë

Po në kuadër të operacionit të zhvilluar më datë 01.04.2021, Policia zbuloi 18 baza, gjeti dhe sekuestroi arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjike/ Gjenden të pajetë burrë e grua, një i djegur, tjetri i varur

Publikuar

-

Nga

Sherr me thika mes adoleshentëve në Tiranë/ Plagoset 16-vjeçari

Mesditën e sotme rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale Fëllënza Shirja, 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi Bilbil Shirja, 48 vjeç.

LEXO EDHE:  Aksident masiv në Bulqizë/ Përplasen 3 makina, disa të plagosur

LEXO EDHE:  “Ishte në hije me të ëmën, na e vranë para syve”/ Dëshmi tronditëse nga aksidenti që i mori jetën të miturit në Kakavijë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE