LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet arsyeja pse Manaj nuk luan me ekipin e parë të Barcelonës

6 Prill 2021, 06:50, Sport CNA
Zbulohet arsyeja pse Manaj nuk luan me ekipin e parë të

Me nëntë gola, Rei Manaj është kryegolashënuesi i Barcelonës B, si lojtari më i rëndësishëm që po e udhëheq drejt ngjitjes në Ligën e Dytë spanjolle për sezonin e ardhshëm.

Po pse nuk luan me Mesin? Portali iberik ka zbuluar se ajo që e pengon djaloshin shqiptar është mosha e tij, 24- vjeçare, dhe nuk konsiderohet më pjesë e ekipit të të rinjve, si dhe bilanci në vështirësi i Barcelonës. Nëse Manaj do të debutonte në ekip me Mesin, automatikisht për shkak të moshës do të bëhej lojtar i federuar me ekipin A.

Në këtë mënyrë, kalojnë të gjitha përgjegjësitë financiare të klubit, pagesa e mbetur për kartonin, rroga dhe bonuset, në bilancin e Barcelonës A, aktualisht në vështirësi. Me gjithë vëzhgimin e Kuman nga afër, Manaj do ta ketë të vështirë debutimin me skuadrën A, edhe pse është në pritje të ftesës prej tij.

Lajmet e fundit nga