Connect with Us

Zbulohet arsyeja pse Bajrami nuk lejohet të debutojë me kombëtaren

Kombëtare

Zbulohet arsyeja pse Bajrami nuk lejohet të debutojë me kombëtaren

Publikuar

-

Nedim Bajrami është një futbollist me shumë të ardhme dhe që ka rritur pritshmërinë e opinionit publik, për vlerën që do t’i shtojë Kombëtares. Mirëpo, talenti i Empolit nuk debutoi dot në mars me Shqipërinë dhe shkak për këtë bëhet burokracia e FIFA-s dhe përditësimi i rregulloreve që ka ndodhur që nga muaji janar.

Po çfarë nuk shkon me situatën e talentit? Cilat janë shkaqet që e pengojnë të vishet kuqezi? Ku qëndron FSHFja në hierarkinë e fajeve dhe vetë lojtari çfarë përgjegjësie ka?

“Panorama Sport” rendit disa shkaqe që e kanë sjellë ngërçin e kalimit te Shqipëria për talentin, në këtë pikë: Së pari, vihet re që në FSHF nuk ishin të përditësuar me ndryshimet e fundit të rregullores së FIFA-s, të bëra në janar dhe që e pengojnë ndryshimin e kombëtares për talentin 22-vjeçar.

Së paku të ishin interesuar në FIFA për mundësinë e kalimit të tij me kuqezinjtë. Së dyti, vetë lojtari me neglizhencën e tij është jo pak fajtor. Shqipëria, me anë të trajnerit Reja ka bërë me dije interesimin për djaloshin dhe në momentin që ai dhe menaxheri apo familja e tij e kanë diskutuar këtë çështje, të mund të ishin të kujdesshëm edhe për aspektin burokratik. Përgjigjja e vonuar dhe nisja e dokumenteve këtë vit, bën që për vetëm 2- 3 muaj të pengohet për të luajtur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Tifozi i kërkon t’i lërë vendin Canës ose Tares, Duka: Jo gjithmonë plotësohen dëshirat

Publikuar

-

Nga

Jo gjithmonë postimet e ndryshme në rrjetet sociale shoqërohen me komente pozitive. Ka edhe nga ata që kritikojnë, madje edhe nga ata që të thonë se duhet të hapësh krahun dhe të vijë një tjetër në vendin tënd. Kështu i ka ndodhur presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që ka shkëmbyer batuta me një ndjekës të tijin që i thoshte se vendin e tij duhet ta zërë një ikonë si Cana ose Tare.

Komentuesi: Zoti Duka ka ardhur koha që vendin tënd ta marrë një ikonë si Cana ose si Tare. Ata janë të aftë dhe të dashur për mbarë tifozët shqiptarë… Kështu do të kujtohesh gjithmonë për mirë nëse ia lë vendin atij që e meriton. Ndryshe do të jesh gjithmonë me petkun e diktatorit derisa të jesh në detyrë.

Duka: Do ta kem parasysh këshillën tënde, por duhet ta ndash mendjen, kë nga këta të dy mendon ti?…

Komentuesi: Ti mund të ironizosh, se po të ishte për mua do të zgjidhja që të ikje ti. Edhe jam i sigurt se të dy do të bënin shumë herë më shumë se sa ke bërë zotrote.

Duka: Jo gjithmonë të plotësohen dëshirat, edhe unë do të dëshiroja të mos më shkruaje ti.

Komentuesi: Nuk të shkruaj më se të preka në tela më duket…

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Rey Manaj bën bashkë flamurin shqiptar me stemën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj është duke kaluar formën fantastike te Barcelona B pasi ka shënuar 9 gola dhe kryeson listën e golashënuesëve. Më mirë se sulmuesi shqiptar nuk ka mundur të bëjë as Collado që cilësohet si Lionel Mesi i ri i katalanasve.

Së fundmi Manaj ka treguar paraqitjen e re sa i përket mbrojtëseve të tij. Dizenjimi është vërtet interesant teksa te njëra prej tyre është me fanellën e Kombëtares dhe flamurin e Shqipërisë, ndërsa te tjera i veshur me ngjyrat e katalanasve.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Publikohet renditje e re e FIFA-s/ Ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Publikuar

-

Nga

FIFA ka publikuar së fundmi renditjen e përditësuar të kombëtareve, pas ndeshjeve të muajit mars, për eliminatoret e Botërorit.

Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim në renditje, teksa mbetemi në vendin e 66-të, siç ishim më parë, edhe pas ndeshjeve të muajit nëntor. Humbja ndaj Anglisë nuk ka ndikuar në renditje, kjo për shkak se Shqipëria mori dy fitore të tjera, siç ishte ajo me San Marinon dhe ajo me Andorrën.

E kundërta ndodh me Kosovën, që pas dy humbjeve, me Suedinë dhe Spanjën, ka zbritur me 3 vende në renditjen e FIFA-s, teksa tashmë pozicionohen në vendin e 120-të.

Për sa i përket vendeve të para, 6 vendet e para nuk ndryshojnë, me Belgjikën që kryeson, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia, Portugalia dhe Spanja. Italia për shkak të rezultateve shumë të mira, është ngjitur me 3 pozicione dhe tashmë renditen në vendin e 7-të.

LEXO TE PLOTE