LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjosa Osmani e merr sot detyrën e Presidentes/ Ceremonia në përputhje me rregullat e pandemisë

6 Prill 2021, 07:20, Kosova & Bota CNA
Vjosa Osmani e merr sot detyrën e Presidentes/ Ceremonia në

Vjosa Osmani do ta marrë sot detyrën e presidentes së Kosovës pa ceremoni shtetërore.

Një gjë e tillë do të ndodhë për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19.

Megjithatë, sot do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat.

Presidentja Osmani do të bëjë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.

Në vijim ju prezantojmë agjendën zyrtare të organizuar me këtë rast:

 

AXHENDA (6 PRILL 2021)

10:00
Arritja e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu

Lokacioni: Përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)

10:00 ? 11:00
Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës

11:00 ? 11:30
Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë

Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

11:30 ? 12:00
Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI

Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

12:45
Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë

Lokacioni: Salla ?1 Tetori?, Prishtinë

13:15
Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova

Lokacioni: Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, Prishtinë

13:30
Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës

Lokacioni: Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (Hyrja e parë, Sheshi Ibrahim Rugova)

13:40
Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti ?Heroinat?

Lokacioni: Sheshi i heroinave, Prishtinë

14:30
Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial ?Adem Jashari?

Lokacioni: Prekaz, Skenderaj

17:00
Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së

Lokacioni: Kabineti i Presidentes së Republikës së Kosovës, C-101

Lajmet e fundit nga