Connect with Us

U rendit i 23-ti në Tiranë/ Xhafaj: Isha i përgatitur për këtë, është sfidë për mua

Politikë

U rendit i 23-ti në Tiranë/ Xhafaj: Isha i përgatitur për këtë, është sfidë për mua

Publikuar

-

U rendit i 23-ti në Tiranë/ Xhafaj: Isha i përgatitur për këtë, është sfidë për mua

Kandidati i PS-së për qarkun e Tiranës Fatmir Xhafaj e quajti sfidë të re pozicionimin në vend të 23-të në listën e socialistëve në këtë qark.

Në një intervistë për “A2”,  ai tha se ishte i përgatitur për këtë renditje, pas miratimit të ligjit zgjedhor, që mundëson edhe një  konkurrim brenda llojit.

Numrin 23 nuk e mendova në fillim, por më është dukur i bukur dhe sinjifikativ i mbajtur nga shumë sportistë. Isha i përgatitur për numrin 23. Jam me eksperiencë në politikë për të kuptuar që ne kishim miratuar një ligj zgjedhor.

Isha përgatitur se mendova, cili ishte efekti i këtyre zgjedhjeve në praktikë dhe isha i përgatitur jo vetëm për garën, por ishte mjaftueshëm që të kuptoja se ligji na mundësonte edhe një konkurrim brenda nesh”, tha ai.

Xhafaj tregoi edhe për bisedën me drejtuesin e Tiranës Erion Veliaj, i cili e njohu me formulën që PS kishte ndjekur dhe i konfirmoi se ishte përtej vijës së zjarrit.

LEXO EDHE:  Abuzimet me projektin e Unazës së Mesme/ Pse prokuroria nuk hap hetimet ndaj Veliajt  

Sipas tij kjo është një sfidë që e ka marrë me optimizëm dhe përgjegjësi, ndërsa kujton sfidat që i është dashur të përballojë si në opozitë kur qeveriste Berisha apo si ministër i Brendshëm.

Veliaj më kërkoi në takim dhe më tha që është ndjekur një filozofi në formulimin e skuadrave. Ku ata me eksperiencë do të ishin në vijën e zjarrit. Unë isha përtej vijës së zjarrit por nuk më bëri përshtypje. Për mua është një sfidë.

Le ta konsideroj si një sfidë që do të duhet të përballem me të dhe ta përballoj me sukses dhe duke qenë se jetën nuk e kam pasur të lehtë, po kam kaluar nga sfida në sfidë në opozitë me qeverisjen e Berishës dhe në pozicionin e ministrit të Brendshëm në luftën me krimin dhe sfida të tjera. Kjo është një sfidë e re, e kam marrë me angazhim, përgjegjësi dhe optimizëm”, u shpreh Xhafaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta: Shqipëria mbështet paqen në rajon

Publikuar

-

Nga

Meta uron besimtarët për Fitër Bajramin dhe i bën thirrje për të mbrojtur demokracinë

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Sipas Metës, Shqipëria do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, shkruan Meta në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma dhe bandat/ Pse heshti deputetja e Bashës kur mori ofertat e krimit?

Publikuar

-

Nga

Grida Duma, e cila arriti të merrte mandatin për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit, ka folur sërish për banda dhe oferta.

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Grida Duma ishte drejtuese politike në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, ku PD humbi edhe pse konsideroheshin si bastione të saj.

Pas humbjes Duma, është shfaqur duke folur për banda dhe oferta.

Të njëjtën deklaratë e ka përsëritur edhe mbrëmë në një emision televiziv, në Syri Tv.

E kam parë me sytë e mi atmosferën, se çfarë do të thotë kur një burri shteti i vjen oferta për të marrë peng biznesin, administratën për të përfshirë krimin, por që e refuzoi.  Edhe sot, Basha e ka pasur këtë mundësi.

Të vijë në pushtet përmes bandave, ka pasur oferta.

Nëse ka një pikë pozitive që duhet që Partia Demokratike të jetë krenare, është që ka një kryetar që nuk bashkëpunon me bandat për të ardhur në pushtet,”- është shprehur Duma.

Po cilat janë bandat? Pse Grida Duma nuk i ka dërguar në Prokurori, që në kohën kur i ka marrë këto oferta dhe ia ka prezantuar Lulzim Bashës?

PD dhe Lulzim Basha, çdo ditë dalin e thonë, se u janë vjedhur votat se është bërë masakër elektorale, por nuk japin prova, vetëm deklarata politike.

LEXO EDHE:  Abuzimet me projektin e Unazës së Mesme/ Pse prokuroria nuk hap hetimet ndaj Veliajt  

LEXO EDHE:  Veliaj në “Tonigt Ilva Tare”/Parku tek Liqeni, kallëzim penal PD-së për vandalizëm

Grida Duma del dhe thotë se nuk i fituan zgjedhjet, pasi nuk pranuan ofertat e bandave.

Nëse janë reale këto që thotë, Duma, nëse ajo ka njohur banda, banditë dhe ofertat e tyre, por ka heshtur dhe nuk i ka denoncuar në organet e drejtësisë, atëherë duhet të jetë e para zonja Duma që duhet të hetohet.

Pas saj edhe Lulzim Basha, duhet të japë llogari para drejtësisë.

Se s’ mund të flasësh ditë e natë për banda, pazare dhe oferta dhe të vazhdosh sikur mos  të ketë ndodhur asgjë.

Grida Duma ose duhet të mbajë përgjegjësi për atë që deklaron dhe të japë prova tek organet e Prokurorisë, ose duhet të thotë që gënjen dhe mashtron, se s ‘ka takuar kurrë banda dhe se nuk ka marrë kurrë oferta prej tyre.

E kanë bërë standart të dalin në media e të përhapin terror në opinionin publik dhe më pas të hiqen sikur s’ka ndodhur asgjë.

Grida Duma, bën sikur s’ka thënë, asgjë, policia dhe prokuroria ,sikur s’kanë dëgjuar asgjë dhe gjithçka mbetet pa përgjegjësi thjesht në kuadrin e deklaratave politike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Publikuar

-

Nga

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë ku do të takohet me homologun e tij Armend Mehaj.

Ministria e Kosovës njofton se takimi do të fillojë në ora 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas do të ketë deklaratë për media.

Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta presë Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE