Connect with Us

Tifozët e Maliqit nisin të ëndërrojnë/ Biznesmeni Gjergj Luca zbulon lajmin e madh: Do mbështes sportin në këtë qytet…

Sport

Tifozët e Maliqit nisin të ëndërrojnë/ Biznesmeni Gjergj Luca zbulon lajmin e madh: Do mbështes sportin në këtë qytet…

Publikuar

-

Thjesht familje/ Mesazhi prekës i Gjergj Lucës për stafin e tij

“I çmenduri” dhe punëtori, Gjergj Luca, po rikthen shpresën e venitur prej vitesh për sportin në qytezën e Maliqit Biznesmeni i suksesshëm po arrin të transformojë çdo vend ku shkel dhe që synon investime.

Ai ka gati një plan tepër ambicioz për lulëzimin e qytetezës juglindore, ku varfëria ishte ulur “këmbëkryq” vitet e fundit. Përveç projektit madhor për të hapur fabrikën e përpunimit të peshkut dhe për t’i dhënë jetë kësaj qytezë, e cila deri sot ishte mes gërmadhash të ish fabrikës së sheqerit, Luca do të jetë në krah të Bashkisë së Maliqit dhe të gjithë komunitetit për zhvillimin e sportit dhe jo vetëm.

“Ekipin e futbollit që kryeson renditjen në Kategorinë e Dytë, pse jo ta çojmë në të parë e më lartë”, u shpreh ndër të tjera Luca për “CNA.AL”, por kjo duket se do të jetë vetëm një nga disa objektivat e të “çmendurit” dhe punëtorit që pritet të marrin jetë së shpejti në Maliq. Këtë gjë e ka pohuar vetë biznesmeni, në një prononcim e dhënë së fundmi duke u shprehur:

“Do jem në krah të sportit në Bashkinë e Maliqit, nuk do jem thjesht një investitor për punësimin e 300 apo 1000 njerëzve dhe një fabrike siç e kam thënë, do sjellim zhvillim në të gjithë Bashkinë e Maliqit. Do fillojmë me portat e Devollit për të shkuar me gondola në Pyllin e Fazanëve. Mencën e Kooperativës një nga restorantet më të mëdha dhe me çmimet më të mira në treg do e ndërtojmë dhe në Maliq. Mbështetje për sportet në Maliq.

Ekipin e futbollit që kryeson renditjen në Kategorinë e Dytë, pse jo ta çojmë në të parë e më lartë.  Më pëlqen shumë shprehja e tifozëve maliqarë ‘Ligjin e bën Maliqi’, do bëjmë investime për punësimin turizmin dhe sportin.

LEXO EDHE:  (Video) Pamjet ndryshe nga bota e sportit

Të rinjtë në Maliq do kenë mbështetje dhe hapësira jo vetëm për punësim por edhe për sportin dhe argëtimin. Do sjellim një rritëm tjetër në gjithë zonën e Maliqit.

Do gumëzhijë fort ashtu si ‘Fish City”. Sot kush ka mendje dhe zemër do e shohë dhe bësojë, kush nuk ka sy do e prekë shumë shpejt atë që do sjellim me hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimin e turizmit, por edhe sportit”, u shpreh ndër të tjera Luca. /CNA.AL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Disiplina me “dorë të hekurt”, dënohet përjetë lojtari që goditi arbitrin. Bylisi fiton ndeshjen në tavolinë…

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Disiplinës ka zbuluar së fundmi, vendimet e marra në lidhje me javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Padyshim vëmendja më e madhe ishte te ndeshja në Cërrik, ku lojtari i Mirditës, Armando Marku goditi arbitrin e ndeshjes. Për këtë, lojtari është përjashtuar përgjithmonë nga aktiviteti futbollistik, ndërsa Mirdita e humb në tavolinë ndeshjen me Sopotin.

Ndërkohë në tavolinë humbet edhe Kastrioti U-21, për braktisjen e ndeshjes me Bylisin U-21, teksa krutanëve iu zbriten edhe 3 pikë nga klasifikimi në Kategorinë Superiore U-21.

Ndërkohë për sa i përket Superiores, Vllaznia dhe zyrtari i Kastriotit, Alban Vogli paralajmërohen se në  rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

VENDIMET:

  1. KF Vllaznia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  2. Zyrtari i KS Kastrioti, Alban Vogli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  3. Zyrtari i KS Korabi, Jurgen Gjongecaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KS Korabi, Kristjan Prendi,për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. KF Pogradeci, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/c, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS gjoba të aplikohet në masën 50%.
  6. Lojtari i KF Mirdita, Armando Marku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke shkelur parimet e fair play, në bazë të neneve 11/1/e/f, 31, 38, 48/1/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
  7. KF Mirdita, për aktivizimin e lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër KF Sopoti, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 6 pikë nga klasifikimi.
  8. KS Kastrioti U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  9. Lojtari i Shënkolli, Sebastjan Deda, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i KF Butrinti U-17, Parjos Zanaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Oriku U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, kundër KF Naftëtari U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  12. KF Turbina U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, kundër Labëria Fc, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  13. FC Besa U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19 – Grupi B, kundër KF Butrinti U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  14. KF Pogradeci U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi B, kundër Vora U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  15. KS Luftëtari U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15 – Grupi B, kundër KF Skënderbeu U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  16. FK Apolonia U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15 – Grupi B, kundër Studenti U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

LEXO EDHE:  (Video) Pamjet ndryshe nga bota e sportit

LEXO TE PLOTE

Sport

Ballkani i Shkëmbit “vetëvritet” për titullin, Drenica thuajse e shpëtuar

Publikuar

-

Nga

Ballkani bën “vetëvrasje” ndaj Arbërisë në Suharekë dhe dorëzohet në garën për titull duke ia bërë gjithçka më të thjeshtë Prishtinës.

Skuadra e Bledi Shkëmbit pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat pasi u mposht nga Arbëria me rezultatin 2-3 mbetur në vendin e 3-të të renditjes tre javë para fundit me 5 pikë diferencë me Prishtinën e vendit të parë dhe dy pikë me Dritën, duke rrezikuar tashmë edhe pjesëmarrjen në Europë. Kreshnik Bahtiri kaloi në epërsi Arbërinë që mori tre pikë jetike për mbijetesën në minutën e 20-të ndërkohë që pak sekonda para pushimit Arbër Shala barazoi shifrat me një goditje potente nga distanca.

Por atëherë kur pritej përmbysja e skuadrës së Shkëmbit, Arbëria shënoi dy herë të tjera në pjesën e dytë në minutat 47 dhe 67-të sërish me Bahtirin dhe Llugiqin i cili vulosi suksesin e skuadrës nga Lipjani.

Goli i Arbër Hoxhës në minutën e 87-të shërbeu sa për të bërë më interesante këtë sfidë në fund sepse me këtë humbje Ballkani jo vetëm që i tha lamtumirë ëndrrës titull por tashmë rrezikon edhe Europën dhe mund të ngelet thatë si një sezon më parë.

LEXO EDHE:  Deputeti sfidon publikisht socialistët/ Kush guxon të dalë kundër Ramës?

LEXO EDHE:  Hasani: Sporti mund të ndikojë në njohjen e Kosovës nga Brazili

Mori një fitore jetike Drenica që pothuajse siguroi mbijetesën falë suksesit 4-2 ndaj Llapit sfidë në të cilën shënoi një gol shumë të bukur nga distanca edhe ish-mesfushori i Llapit Donald Rrapo

LEXO TE PLOTE

Seria A

Murinjo do shtëpi në qendër të Romës, klubin e shqetëson trafiku

Publikuar

-

Nga

Eksperienca e Zhoze Murinjos te Roma do të jetë ajo e një banori të vertëtë të kryeqytetit italin, me shtëpi në qendër dhe me… trafik. Trajneri anglez ka vendosur që të qëndrojë në një banesë me qera dhe jo në hotel, siç bënte kohët e fundit në Angli, pasi ashtu ka qenë i detyruar të jetojë larg familjes së tij.

Murinjo i ka kërkuar klubit që t’i gjejë një shtëpi në qender të qytetit pasi do të jetojë me popullin e Romës për të kuptuar më mirë tifozët dhe si e jetojnë ata ekipin. Një ide e mirë por që është pak problematike për klubin dhe jo vetëm për koston që përbën.

Problemi në Romë është që trafiku i kryeqytetit në orare të caktuara është i tmerrshëm dhe duke llogaritur që qendra stërvitore e Trigorias është jashtë zonës urbane, përllogaritet që Murinjso mund t’i duhet më shumë se një orë thjesht për të shkuar apo për të ardhur nga stërvitje. Një opsion që po diskutohet me trajnerin, i cili për momentin këmbëngul në idenë e tij për të qenë një romak i vërtetë, përfshirë edhe trafikun.

LEXO TE PLOTE