Burreli dhe Dinamo do të luftojnë deri në fund për t’u ngjitur në Superiore. Matjanët kanë bërë detyrën ditën e sotme, duke fituar në transfertë me skuadrën e Vorës me shifrat 0-3. Skuadra e Nikajt e zhbllokoi ndeshjen me Raboshtën në fundin e pjesës së parë.
Në të dytën Kurbneshi me penallti ndëshkoi sërish skuadrën vendase, kurse japonezi Takashi mbylli të gjitha llogaritë. Në Peshkopi ndërkohë ndeshje ishte shumë emocionuese, me Korabin që u mposht nga Dinamo me përmbysje.
GRUPI A (PLAY-OFF)
Korabi-Dinamo 1-2
Shënues: Marku 58’ / Didjiwa 82’, Welber 89’
Vora-Burreli 0-3
Shënues: Raboshta 42’, Kurbneshi (pen.) 78’, Takashi 83’
Gara për mbijetesë në grupin A vijon të jetë interesante, pasi Partizani B dhe Oriku kanë marrë pikët e plota. Vlonjatët iu falën Branicës në ndeshjen me Besëlidhjen, kurse Bërdufi dhe Zani i dhanë tre pikët skuadrës së Partizanit B në Shkodër kundër Veleçikut.
Ky duel përfundoi më rezultatin 1-2 dhe ishte Taulant Marku që shënoi i pari, por më pas Djidjiwa dhe Welber mposhtën dy herë portierin e dibranëve dhe i dhanë tre pikët Dinamos, që ngjitet në vendin e dytë me dy pikë më pak se Burreli.
Më ndryshe situatë në grupin B, pasi Lushnja ka marrë tre pikët kundër Elbasanit të vendit të fundit. Fatet e kësaj ndeshjeje i vendosi sulmuesi me eksperiencë, Vilfor Hysaj, i cili shënoi në portën e verdhebluve që janë të rënë një kategori më poshtë.
GRUPI A (PLAY-OUT)
Veleçiku-Partizani B 0-2
Shënues: Bërdufi 33’, Zani 54’
Oriku-Besëlidhja 1-0
Shënues: Branica 17’
GRUPI B (PLAY-OUT)
Elbasani-Lushnja 0-1
Shënues: Hysa 74’