Connect with Us

Shqipëria, me numrin më të ulët të mjekëve për banorë/ Dy herë më pak se mesatarja europiane

Sociale

Shqipëria, me numrin më të ulët të mjekëve për banorë/ Dy herë më pak se mesatarja europiane

Publikuar

-

Mjekët e QSUT paralajmërojnë protestë/ Policia nuk u jep leje

Shqipëria renditet në vendin që kishte më pak mjekë për 10 mijë banorë në Europë, edhe në vitin 2019, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), të përditësuara në shkurt 2021.
Ndonëse me rritje, në krahasim me vitin 2016, kur ky tregues ishte 12.2, sërish Shqipëria ka më pak mjekë në dispozicion të popullatës së saj, të paktën dy herë më pak se mesatarja e Europës prej 47.6 mjekësh për 10 mijë banorë.

OBSH ka publikuar edhe të dhënat në vite, kur në 2018-n, numri i mjekëve për 10 mijë banorë në vend arriti në rekordin e 21.58, duke rënë sërish një vit më pas, duke reflektuar emigracionin që ka përfshirë trupën mjekësore, kryesisht në Gjermani.

Shteti i dytë me më pak mjekë në raport me popullsinë, sipas të dhënave të OBSH-së është Turqia, me tregues 18.7, me të dhënat e fundit të përditësuara për 2018-n. Më pas renditen Qipro (19.5), Polonia (23.8), Bosnja (21.62). Nga shtetet e rajonit, më shumë personel mjekësor ka Serbia (31.1).

Në Europë, rekordin për një trupë të zgjeruar të personelit mjekësor, e mban Italia, me 80 mjekë për 10 mijë banorë në 2019-n, e ndjekur nga Gjeorgjia (70.7), Franca (66.3), Greqia (62.3).

Gjermania, që vitet e fundit po tërheq personel nga vendet e Europës Lindore, përfshi Shqipërinë, e ka rritur treguesin në një dekadë nga 35 në 42 mjekë për 10 mijë banorë.

Mesatarja globale është 17.5 mjekë për 10 mijë banorë. Treguesi mesatar ulet për shkak të nivelit të ulët të shërbimit mjekësor në vendet e Afrikës (2-9 mjekë për 10 mijë banorë), dhe të disa rajoneve të Azisë (6-9). Europa është kontinenti që investon më shumë për shërbimin mjekësor (47.6). Mesatarja e Amerikës së Veriut është 25.9 (në SHBA 26 dhe Kanada 24). Rekordin e mban Meksika, me 48.5.

Brazili, që po përballet aktualisht me një valë agresive të pandemisë së Covid-19, ka 23 mjekë për 10 mijë banorë. Rekordin në Amerikën e Jugut e mban Kili (51.8).

Shtetet me më pak mjekë shënuan rritje më të lartë vdekjesh gjatë pandemisë

Numri i mjekëve në dispozicion të popullsisë ishte një nga treguesit kryesorë ku u përqendruan raportet ndërkombëtare me fillimin e pandemisë së Covid-19. Sa më i ulët të ishte ky tregues, së bashku me shpenzimet për shëndetësinë në raport me madhësinë e ekonomisë, më të vështirë do ta kishin vendet të përballonin presionin që pandemia do të ushtronte në sistemet e tyre spitalore.

LEXO EDHE:  “Mbajeni mend”/ Paralajmërimi i fortë i Ralf Gjonit: Do të ketë vrasje mafioze politike!

OKB, në një raport kur filloi pandemia konstatonte se “Duhet theksuar se shpenzimet publike për shëndetësinë si pjesë e PBB-së janë më të ulëta në Shqipëri (2.97%) sesa në shumicën e vendeve të Europës Juglindore, dhe parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë një ulje të lehtë në 2.94% deri në vitin 2022. Kjo tendencë është veçanërisht shqetësuese nëse duhet të ndërtojmë dhe të fuqizojmë një sistem shëndetësor më të mirë. Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm”, thuhet në raport.

Pas një viti pandemi, të dhënat tregojnë se ka një lidhje direkte mes numrit të ulët të mjekëve për 10 mijë banorë dhe rritjes së vdekshmërisë nga Covid-19. Shqipëria deri tani është shteti që ka parë rritje më të lartë të fataliteteve që nga marsi i vitit të kaluar, kur filluan të shënoheshin humbjet e para të jetëve. Të dhënat e INSTAT dhe Eurostat tregojnë se mars-dhjetor 2020, periudhën kur filloi e kulmoi pandemia, e krahasuar me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, Shqipëria pa një rritje të numrit të vdekjeve me 38%.
Shqipëria ka një diferencë rreth 30% më të lartë për shtesën e vdekshmërisë në periudhën e pandemisë me të gjithë shtetet e tjera të Europës.

Shteti i dytë pas nesh, me rritjen më të lartë të fataliteteve për periudhën pandemike është Maqedonia , me +29%, e ndjekur nga Spanja (+27.2), Polonia (27.1%), Sllovenia (+26.4).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndahet nga jeta kreu i shoqatës “Çamëria”/PDIU: Humbëm një patriot të madh

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko.

Mësohet se Sejko ka ndërruar jetë teksa ndodhej në terapi post-COVID, pasi kishte kaluar virusin e rrezikshëm nga i cili ishte infektuar disa javë më parë.

Në një reagim për mediat, PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” theksojnë se ndarja nga jeta e Hektor Sejkos ka hidhëruar të gjithë përfaqësuesit e komunitetit çam dhe jo vetëm.

LEXO EDHE:  Monstra Soros/ “Mbështetësi i mafias në Shqipëri”

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Shqipëri-Itali në sulm, operacione të shumta antidrogë

“Përtej trishtimit që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të Hektor Sejkos, kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria” na ka hidhëruar thellësisht. Ne humbëm sot një patriot të madh, një burrë fisnik dhe një mik të çmuar që nuk rreshti së punuari për amanetin e Çamërisë”, thuhet në mesazhin e PDIU dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

E infektuar me Covid/ Humb jetën gazetarja e njohur nga Shkodra

Publikuar

-

Nga

Covid-19 i ka marrë jetën gazetares së njohur nga Shkodra, Anila Dushi.

Dushu nuk ka mundur të fitojë dot betejën me virusin e rrëzikshëm. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale kolegët e saj.

Vetëm pak ditë më parë gazetarja, shkruante në Facebook, se lufta me COVID, ishte një tmerr.

LEXO EDHE:  Dokumenti/Pse është bllokuar linja e energjisë Shqipëri-Kosovë

‘Kam besuar qe ne fillim se Covid 19 eshte nje lufte boterore. Kam degjuar mjaft nga ata qe e kane kaluar. Por qenka Tmerr.’- shkruan Anila Dushi me datën 4 prill në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pfizer, BioNTech kërkojnë autorizim për përdorimin e vaksinës te moshat e reja

Publikuar

-

Nga

Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech u kërkuan të premten rregullatorëve amerikanë që të lejojnë përdorimin emergjent të vaksinës së tyre tek adoleshentët e moshave 12 deri në 15 vjeç.

Vaksina aktualisht është e autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart. Kompanitë thanë të premten se kishin kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave një zgjerim të autorizimit, për të përfshirë edhe grupmoshën më të re.

Në muajin mars, kompanitë thanë se nga provat klinike rezultonte që vaksina ishte e sigurt, efektive dhe nxiste përgjigje të fuqishme antitrupash tek moshat 12-15 vjeç.

Është e paqartë se sa kohë do t’u duhet rregullatorëve të SHBA për të verifikuar të dhënat e provave, megjithëse drejtoresha e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve Rochelle Walensky i tha televizionit ABC news të enjten se pret që vaksina të autorizohet për moshat 12 deri në 15 vjeç nga mesi i majit.

Është gjithashtu e paqartë nëse rregullatori do të kërkojë një takim të bordit të pavarur këshillues që rekomandoi autorizimin fillestar në mënyrë që kompanitë të marrin një autorizim për këto mosha.

Moderna Inc dhe Johnson & Johnson po testojnë gjithashtu vaksinat e tyre tek moshat 12-18 vjeç, dhe të dhënat nga kompania Moderna mund të dalin së shpejti.

LEXO EDHE:  Një përshkrim i shkurtër për Shqipërinë nga gjeografi i shekullit 12

LEXO EDHE:  Dokumenti/Pse është bllokuar linja e energjisë Shqipëri-Kosovë

Pfizer dhe Moderna gjithashtu kanë filluar prova edhe te fëmijë më të vegjël, të moshës gjashtë muaj deri në 11 vjeç. Të dyja kompanitë kanë thënë se shpresojnë të jenë në gjendje të vaksinojnë fëmijët nën 11 vjeç nga fillimi i vitit 2022.

Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve shihet si një hap i rëndësishëm drejt arritjes së imunitetit të tufës dhe zbutjes së pandemisë, sipas shumë ekspertëve.

Pfizer dhe BioNtech thanë se në ditët në vijim planifikojnë t’u kërkojnë edhe autoriteteve në vende të tjera të botës që të lejojnë përdorimin e vaksinës së tyre tek moshat 12-15 vjeç./VOA

LEXO TE PLOTE