Connect with Us

Sa u përdor interneti në pandemi/ INSTAT: 20% për blerje, 95% e të rinjve rrinë online

Sociale

Sa u përdor interneti në pandemi/ INSTAT: 20% për blerje, 95% e të rinjve rrinë online

Publikuar

-

Izolimi në karantinë/ Shqiptarët u “zhytën” në internet, sa % u rrit përdorimi

Përdorimi i internetit ka shënuar rritje vitin e fundit, sidomos nga celulari. Të rinjtë janë ata që rrinë më shumë online, ndërsa pandemia ka nxitur dhe blerjet direkt nga shtëpia.

INSTAT njoftoi se bazuar në rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit (TIK) gjatë vitit 2020, nga grup-mosha 16 – 74 vjeç, e përdorin internetin 72,2 % e popullsisë, nga të cilët 88,2 % e përdorin çdo ditë.

Nga kjo grup-moshë, 98,8 % e individëve kanë përdorur aparat celularë / telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet. Ndërkohë 24,4 % e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet laptopit dhe 7,2 % nëpërmjet tabletit.

Për këtë grup-moshë, 96,2 % kryejnë thirrje / video thirrje (përmes Skype, Viber, ËhatsApp) dhe ky tregues ka shënuar rritje prej 3,9 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019.

83% e familjeve kanë akses në internet

Përqindja e familjeve shqiptare që kanë akses në internet është 83,3 %, krahasuar me82,2 % të një viti më parë. 68,7 % ose 440.390 familje kanë akses në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.), tregues i cili ka shënuar rritje prej rreth 12,1 pikë përqindje. Përqindja e familjeve me akses në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G, tablet,etj.), është 90,7 %, krahasuar me 88,9 % në vitin 2019.

Përdorimi i TIK nga individët e grup-moshës 16 – 74 vjeç

Individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, përfaqësojnë 72,2 % të popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 3,6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019. Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë, 88,2 % të individëve (që përdorin internet çdo ditë / pothuajse çdo ditë) dhe 10,8 % (të paktën një herë në javë), krahasuar me 87,1 % dhe 11,5 % për të njëjtat kategori në 2019.

Nga ana tjetër, aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës të cilat kanë regjistruar rritjet më të larta janë: kërkim i informacionit lidhur me shëndetin (8,7 pikë përqindje), thirrjet nëpërmjet internetit / video thirrjet (3,9 pikë përqindje), komunikimi me mesazhe të shkruara (3,6 pikë përqindje) dhe internet Banking (e-Banking) (3,0 pikë përqindje).

Rritet përdorimi i e-qeverisjes

Në vitin 2020 të gjitha kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certificate të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje. Rritja më e lartë është shënuar për kategorinë “marrjen e informacionit nga faqet ose aplikacionet e internetit” me 13,1 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019. 93,9 % e individëve që kanë ndërvepruar me autoritet publike nëpërmjet internetit kanë mbetur të kënaqur me shërbimet publike të ofruara.

Rritet ndjeshëm përdorimi i e-blerje (blerje online)

Blerjet “online” i referohen porosive të mallrave ose shërbimeve nëpërmjet internetit, blerjen e tyre nëpërmjet internetit (e-blerje) për qëllime personale nëpërmjet çdo lloji pajisjeje (desktop, i lëvizshëm ose i dorës, përfshirë telefonin celular ose telefon smart). Blerjet “online” janë kryer nga 19,5 % e popullsisë së

LEXO EDHE:  Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Babai i autorit të dyshuar të ekzekutimit ndalohet nga policia

grup-moshës 16 – 74 vjeç “në 12 muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, tregues i cili ka shënuar një rritje prej 9,4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019. Ndër blerjet “online”, produktet / shërbimet që zënë peshën më të madhe janë rroba / këpucë / aksesorë 84,8 %, të cilat kanë treguar një rritje nga viti 2019 me 2,2 pikë përqindje.

Gjithashtu rritje më të lartë në vitin 2020 kanë shënuar blerjet “online” për “ushqime / pije nga dyqanet apo ofruesit” me 16,6 pikë përqindje ndjekur nga blerje për “ilaçe / suplemente apo vitamina” me rreth 9,2 pikë përqindje.

Aftësitë teknologjike dhe kompjuterike

Në figurën 4 paraqitet shpërndarja e individëve 16-74 vjeç sipas aftësive teknologjike / kompjuterike në “12 muajt e fundit”. Në vitin 2020 të gjitha aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar për aftësitë lidhur me: “transferimin e materialeve” dhe “instalimi i softëareve / aplikacioneve” me rreth 5,2 pikë përqindje ndjekur nga “krijimi i prezantimeve” me 3,9 pikë përqindje.

Të rinjtë rrinë online

Përdorimi i internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës tek të rinjtë e moshës 16 – 24 vjeç është 94,8 %. Individët e grup-moshës 65 – 74 vjeç, të cilët kanë deklaruar që nuk e kanë përdorur asnjëherë internetin zënë 56,8 %, tregues i cili është zvogëluar, krahasuar me vitin 2019.

Përdorimi i internetit në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës ka shënuar përqindjet më të larta në kategorinë “çdo ditë / pothuajse çdo ditë”, në të gjitha grup-moshat, ku 88,2 % e popullsisë 16-74 vjeç e përdorin atë në baza ditore.

Përdorimi i internetit me baza ditore ka regjistruar përqindjet më të larta në grup-moshat 25-34 vjeç ndjekur nga 16-24 vjeç.

Meshkujt e përdorin më shumë internetin, por grate blejnë online

Përdorimi i internetit në vitin 2020 si për burrat edhe për gratë shënon vlerat më të larta për kategorinë “gjatë 3 muajve të fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, duke shënuar rritje prej 3,6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019. Gjatë vitit 2020, 73,2 % e burrave dhe 71,2 % e grave të grup-moshës 16-74 vjeç janë përdorues të internetit “gjatë 3 muajve të fundit”.

Shpeshtësia e përdorimit të internetit sipas ndarjes gjinore, tregon se përdorimi i internetit “çdo ditë / pothuajse çdo ditë” dominohet nga burrat me 51,1 %, ndërsa përdorimi i tij “të paktën një herë në javë” dominohet nga gratë me 53,8 %.

Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit, sipas gjinisë, gjatë vitit 2020 gratë kanë kryer më shumë blerje për: “produkte shtëpiake”, “produkte për kujdes personal (kozmetikë, etj)” si dhe “produkte për fëmijë apo lodra për ta”. Ndërkohë burrat kanë shfaqur preferenca më shumë në blerjet për: “të mira dhe mallra sportive”, “shërbimet e ushqimit nga restorante / fast-food apo shërbimet katering” si dhe “filma / serialë / DVD etj.”/Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndahet nga jeta kreu i shoqatës “Çamëria”/PDIU: Humbëm një patriot të madh

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Hektor Sejko.

Mësohet se Sejko ka ndërruar jetë teksa ndodhej në terapi post-COVID, pasi kishte kaluar virusin e rrezikshëm nga i cili ishte infektuar disa javë më parë.

Në një reagim për mediat, PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” theksojnë se ndarja nga jeta e Hektor Sejkos ka hidhëruar të gjithë përfaqësuesit e komunitetit çam dhe jo vetëm.

LEXO EDHE:  Vaksina e Covid-19/ BE arrin marrëveshje me AstraZeneca për blerjen e 300 mln dozave

LEXO EDHE:  “Rashë në peshë 10 kile”/ Marina Vjollca tregon si u dobësua pa dieta dhe palestër

“Përtej trishtimit që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të Hektor Sejkos, kryetarit të Shoqatës Patriotike “Çamëria” na ka hidhëruar thellësisht. Ne humbëm sot një patriot të madh, një burrë fisnik dhe një mik të çmuar që nuk rreshti së punuari për amanetin e Çamërisë”, thuhet në mesazhin e PDIU dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

E infektuar me Covid/ Humb jetën gazetarja e njohur nga Shkodra

Publikuar

-

Nga

Covid-19 i ka marrë jetën gazetares së njohur nga Shkodra, Anila Dushi.

Dushu nuk ka mundur të fitojë dot betejën me virusin e rrëzikshëm. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale kolegët e saj.

Vetëm pak ditë më parë gazetarja, shkruante në Facebook, se lufta me COVID, ishte një tmerr.

LEXO EDHE:  Tik Tok në telashe/ Akuzohet se përdor të dhënat e fëmijëve

‘Kam besuar qe ne fillim se Covid 19 eshte nje lufte boterore. Kam degjuar mjaft nga ata qe e kane kaluar. Por qenka Tmerr.’- shkruan Anila Dushi me datën 4 prill në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pfizer, BioNTech kërkojnë autorizim për përdorimin e vaksinës te moshat e reja

Publikuar

-

Nga

Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech u kërkuan të premten rregullatorëve amerikanë që të lejojnë përdorimin emergjent të vaksinës së tyre tek adoleshentët e moshave 12 deri në 15 vjeç.

Vaksina aktualisht është e autorizuar për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart. Kompanitë thanë të premten se kishin kërkuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave një zgjerim të autorizimit, për të përfshirë edhe grupmoshën më të re.

Në muajin mars, kompanitë thanë se nga provat klinike rezultonte që vaksina ishte e sigurt, efektive dhe nxiste përgjigje të fuqishme antitrupash tek moshat 12-15 vjeç.

Është e paqartë se sa kohë do t’u duhet rregullatorëve të SHBA për të verifikuar të dhënat e provave, megjithëse drejtoresha e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve Rochelle Walensky i tha televizionit ABC news të enjten se pret që vaksina të autorizohet për moshat 12 deri në 15 vjeç nga mesi i majit.

Është gjithashtu e paqartë nëse rregullatori do të kërkojë një takim të bordit të pavarur këshillues që rekomandoi autorizimin fillestar në mënyrë që kompanitë të marrin një autorizim për këto mosha.

Moderna Inc dhe Johnson & Johnson po testojnë gjithashtu vaksinat e tyre tek moshat 12-18 vjeç, dhe të dhënat nga kompania Moderna mund të dalin së shpejti.

LEXO EDHE:  Vaksina e Covid-19/ BE arrin marrëveshje me AstraZeneca për blerjen e 300 mln dozave

LEXO EDHE:  Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Babai i autorit të dyshuar të ekzekutimit ndalohet nga policia

Pfizer dhe Moderna gjithashtu kanë filluar prova edhe te fëmijë më të vegjël, të moshës gjashtë muaj deri në 11 vjeç. Të dyja kompanitë kanë thënë se shpresojnë të jenë në gjendje të vaksinojnë fëmijët nën 11 vjeç nga fillimi i vitit 2022.

Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve shihet si një hap i rëndësishëm drejt arritjes së imunitetit të tufës dhe zbutjes së pandemisë, sipas shumë ekspertëve.

Pfizer dhe BioNtech thanë se në ditët në vijim planifikojnë t’u kërkojnë edhe autoriteteve në vende të tjera të botës që të lejojnë përdorimin e vaksinës së tyre tek moshat 12-15 vjeç./VOA

LEXO TE PLOTE