Connect with Us

Punimet në Autostradën Tiranë-Durrës/ ARRSH lajmëron devijimin e trafikut

Aktualitet

Punimet në Autostradën Tiranë-Durrës/ ARRSH lajmëron devijimin e trafikut

Publikuar

-

What about SPAK?/ ARA, “the monster” of Albanian funds

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kanë filluar punimet për riparimin në aksin rrugor “Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se duke nisur nga dita e Mërkurë datë 7 prill 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon:

FAZA E PARË DREJTIMI QAFE KASHAR-URA E DAJLANIT DURRES

Dita e parë e punimeve në segmentin Qafë Kashar-Vorë. Punimet do të fillojnë në Qafë Kashar me drejtim për në Vorë.

Mjetet do të devijohen në Qafë Kashar, degëzimi për Rinas dhe në rrugën dytësore.

Dita e dyte e punimeve në segmentin Vorë-Maminas.

Mjetet do te devijohen në Vorë pranë mbikalimit të këmbësorëve (Karburant Kastrati) për në rrugën dytësore dhe do të ndjekin nënkalimin për në rrugën e vjetër Vorë-Maminas.

Dita e tretë e punimeve në segmentin Maminas-Sukth.

Mjetet do të devijohen në Degëzimin Maminas për në rrugën dytësore Maminas-Sukth.

Dita e katërt e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.

Mjetet do të devijohen në Degëzimin Sukth për në rrugën dytësore Sukth-Shkozet.

Dita e pestë e punimeve në segmentin Shkozet-Ura e Dajlanit.

Mjetet do të devijohen në Degëzimin e Shkozetit për në rrugën dytësore Shkozet-Durrës.

FAZA E DYTE DREJTIMI URA E DAJLANIT DURRËS-QAFË KASHAR

Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe devijime trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit-Qafë Kashar. Ky grafik mund të ketë ndryshime në rast të motit të papërshtatshëm, me reshje shiu, për të cilat do të bëhet vlerësimi dhe njoftimi paraprak për publikun.

LEXO EDHE:  Punimet në autostradën Tiranë-Durrës/ ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm

Rekomandohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që për të shmangur trafikun e rënduar të zgjedhin rrugë të tjera alternative.

Kryerja e punimeve konsiston në sa më poshte:

Punime për riparimin e shtresës asfaltike në segmentin rrugor “Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” në të dyja drejtimet.

Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të Miratuar.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 07.04.2021 deri në datë 21.04.2021

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Publikuar

-

Nga

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4000 të rinj dhe burra nga Kosova.

Kjo ngjarje tragjike vazhdimisht kujtohet nga shqiptarët në Mal të Zi, kurse këto ditë doli nga shtypi libri i studiuesit Nail Draga “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve”.

Masakra e Tivarit është tragjedia më e madhe e regjimit komunist që u realizua me pabesi ndaj të rinjve kosovarë. Ky mobilizim tragjik i çoi drejt vdekjes rreth 4000 persona, të cilët besohet se u vranë në qytetin e Tivarit nga forcat e ushtrisë jugosllave.

Studiuesi Nail Draga vlerëson se kjo ngjarje ishte një strategji për të spastruar shqiptarët nga Kosova dhe për të instaluar pushtetin ushtarak atje.

Masakra e Tivarit i 1 prillit 1945 është një rast i veçantë që dëshmon për një veprim strategjik të pushtetit ushtarak dhe politik të Jugosllavisë së asaj kohe dhe animoziteti i tyre ndaj shqiptarëve për arsye se nuk mund të arsyetohet me asnjë akt një veprim i tillë gjenocidal kundër shqiptarëve pasi në atë kohë nuk ka pasur operacione ushtarake në këtë vend. Andaj qytetarët nga Kosova, të cilët në një mënyrë janë marrë peng gjoja se do të luftohet armiku në pjesën veri-perëndimore të ish-Jugosllavisë. Kjo ishte një strategji perfide e tyre për ti spastruar shqiptarët nga Kosova dhe për të realizuar vendosjen e pushtetit ushtarak të Serbisë në Kosovë”, thotë zoti Draga.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, këto ditë doli nga shtypi libri “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve” i përgatitur nga studiuesi Nail Draga, i cili ofron të dhëna me interes për lexuesin shqiptar.

Ky botim ofron të dhëna me interes dhe nga ana tjetër paraqet edhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhje me këtë ngjarje tragjike, përgjegjësi që shteti shqiptar asnjë herë nuk e ka trajtuar në mënyrë serioze dhe shkencore për arsye se ata ishin bashkëfajtorë dhe bashkëpërgjegjës për këtë masakër kundër shqiptarëve. Unë mendoj se në të ardhmen duhet të bëhen hulumtime në arkivat të ndryshme dhe sigurisht në arkivin ushtarak të ish- Jugosllavisë, por edhe në mjedise tjera për të gjetur materiale të mjaftueshme për këtë çështje”, shtoi zoti Draga.

LEXO EDHE:  Sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja si devijohet qarkullimi

LEXO EDHE:  Urat e shkatërruara/ ARSH-ja jep njoftimin e rëndësishëm

Studiuesi Draga po ashtu vë në dukje se për Masakrën e Tivarit arkivat e shtetit në Beograd dhe Podgoricë janë të mbyllura. Megjithatë ai beson se Kosova, si shtet i pavarur, do të angazhohet në ndriçimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Deri më tani në opinionin e Malit të Zi nuk ka të dhëna për këtë çështje, ndërkohë që arkivat janë të mbyllura për arsye se nuk do të pranojnë se kanë kryer krime. Sidoqoftë krimet mbesin krime dhe ato duhet të publikohen dhe duhet të zbardhën dhe të njihen opinione me ato të dhëna. Unë mendoj se në rrethana të reja kur Kosova është shtet i pavarur u takon atyre që të angazhohen drejtpërsëdrejti me qeverinë në Mal të Zi që në vendin e krimit të vendoset një pllakë përkujtimore ose të ndërtohet një memorial në kujtim të viktimave të kësaj masakre”, tha zoti Draga.

Zoti Draga thotë se vrasjet e djemve dhe burrave kosovarë u realizuan nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze. Të vrarët, sipas tij, nuk janë varrosur, por janë dërguar në vende të ndryshme për të humbur gjurmët e krimit, ku edhe sot varret mungojnë./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve pro-palestinezëve në Paris

Publikuar

-

Nga

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve pro-palestinezëve në Paris

Policia franceze përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat e vogla të demonstruesve në Paris të shtunën të cilët dolën për të mbështetur palestinezët në Rripin e Gazës, duke sfiduar ndalimin e protestës.

Shefi i policisë së Parisit Didier Lallement kishte urdhëruar dyqanet pranë pikës fillestare të marshimit të planifikuar në një lagje në veri të kryeqytetit pasi një gjykatë administrative konfirmoi ndalimin e protestës.

Autoritetet përmendën një protestë të ndaluar pro-palestineze të korrikut 2014 kundër një ofensive izraelite në Gaza që degjeneroi në dhunë dhe përleshje me policinë për të justifikuar urdhrin kundër marshimit të së shtunës.

LEXO EDHE:  Sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja si devijohet qarkullimi

LEXO EDHE:  Balluku inspekton punimet në rrugën Orikum-Dukat/ Ka përfunduar 13% e punës

Protestat u lejuan në shumë qytete të tjera, duke përfshirë Lille në veri deri në Marsejë. Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit ka rritur vigjilencën e autoriteteve franceze, nga frika se konflikti mund të zhvillohet edhe në Francë në formën e protestave të dhunshme, siç ka ndodhur në vitet e kaluara.VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk duam t’i lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Publikuar

-

Nga

‘Nuk duam ti lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, dhjetëra anëtarë të Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe themelues të PD-së kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e Lulzim Basha nga posti i kryetarit.

Megjithatë, nga Basha nuk ka pasur asnjë reflektim, ndërsa kryetari vijon me propagandën e tij se beteja sapo ka filluar.

Pas dorëheqjes së sekretarit organizativ Sahit Dollapi, demokratët kanë filluar të braktisin Bashën njëri pas tjetrit.

CNA.al mëson se në grupin e Whatsapp-it të Këshillit Kombëtar të PD, ku shpërndahet propaganda e SHQUP-it, anëtarët kanë filluar të largohen njëri pas tjetrit.

LEXO EDHE:  Projekti për Unazën e Madhe/ IKMT shemb gjashtë objekte të tjera

LEXO EDHE:  Projekti për Unazën e Madhe/ IKMT shemb gjashtë objekte të tjera

Mësohet se nga grupi është larguar jo vetëm Sahit Dollapi, por edhe anëtari i Këshillit Kombëtar Darien Xhindoli, i cili ka qenë kandidat për bashkinë e Lushnjes.

Ky largim i demokratëve vjen vetëm një ditë para se Basha të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar ku do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit  në çdo qark.

Kjo tregon edhe një herë se varka e Lulit tashmë është në mbytje e sipër dhe koha do tregojë që do e braktisin të gjithë një nga një./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE