Connect with Us

“Pse nuk pranoni debat televiziv me mua”/ Deputeti Jenishehri sfidon Ramën, Bashën e Kryemadhin

Politikë

“Pse nuk pranoni debat televiziv me mua”/ Deputeti Jenishehri sfidon Ramën, Bashën e Kryemadhin

Publikuar

-

Kryetar i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, Selami Jenisheri ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi teksa ka kërkuar një debat televiziv me ta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale aipyet se përse krerët e partive nuk pranojnë debatin ndërsa thekson se ata nuk mund të thonë se ku i marrin paratë.

“Rama, Basha, Kryemadhi! Pse nuk pranoni debat televiziv me mua Kryetarin e partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve, se nuk thoni ku i merrni ato para siç di unë ti them” shkruan Jenisheri në postimin e tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Topalli ka nisur luftën kundër krimit në Parlament”/ Çitozi: Është e pakorruptuar

Publikuar

-

Nga

“Minë me sahat për stabilitetin ekonomik”/ Topalli ngre alarmin: Vendi ka nevojë për kurajo

Kryetarja e lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli  është shprehur se problem i shqiptarëve janë 3 kryetarët e partive.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihen disa nga kandidatët për deputet të kësaj partie duke u shprehur se Topalli ka pasur guximin për të nisur luftën kundër korrupsionit në parlament.

“Shqiptarët largohen sepse klasa politike aktuale u ka vrarë shpresën dhe perspektivën. Problemi i tyre janë 3 kryetarët e partive.  Ata duan  të mbajnë peng jetën e 3 milionë shqiptareve, të paktën edhe për një dekadë.  Ata janë bashkë, edhe në këto zgjedhje janë prap ata. Jozefina Topallli ka patur guximin për të nisur luftën kundër krimit në Parlament. Ajo është e pakorruptuar.

Lëvizja për Ndryshim sot ka ekipin më të shkolluar. Ata janë të pakorruptuar. Lëvizja për Ndryshim është alternative. Ajo synon të largojë klasën e korruptuar politike dhe të zëvendësojë politikën e tyre cinike me politikë shprese.

Ne duam që qeveria e ardhshme t’i shërbejë 3 milionë shqiptarëve dhe jo 3 kryetarëve. Votoni Lëvizjen për Ndryshim. Votoni nr. 11. “, thuhet në video./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braktisi Presidencën/ Çela vë Metën para përgjësisë: Ka kryer krim, e pret dënim i rëndë

Publikuar

-

Nga

Braktisi Presidencën/ Çela vë Metën para përgjësisë: Ka kryer krim, e pret dënim i rëndë

Presidenti Ilir Meta prej kohësh tashmë ka braktisur institucionin e Presidencës dhe ka nisur fushatën elektorale për të mbajtur në jetë partinë e tij, LSI.

Qëndrimi i kreut të shtetit është kritikuar ashpër nga Partia Socialiste, e cila e ka konsideruar në shkelje të Kushtetutës.

Për kandidatin e PS në qarkun e Fierit, qëndrimi i tij është stoik dhe i njëjtë me ata që janë përballë togave të zeza.

Në një prononcim ekskluziv për CNA.al, Çela u shpreh se Meta është koshient për krimet që ka kryer dhe dënimin që e pret.

Madje e konsideroi një reklamë të shkëlqyer kundër LSI dhe PD.

LEXO EDHE:  Mos kurseni/ Arsyet pse mbajtja e parave është pa vlerë

LEXO EDHE:  "S'je aty për të ngritur zërin"/ Rama debat me Pekën: Punën tuaj do e bëja më mirë unë

“Qëndrimi i Ilir Metës është stoik, është i njëjtë me ata që janë përballë togave të zeza. Ata ulërijnë duke thënë që jemi të pafajshëm kur janë të sigurt për krimin që ka kryer dhe për dënimin që e pret.

Ilir Meta thjesht na ndihmon, është një reklamë e shkëlqyer kundër LSI, kundër PD dhe pro aleatit të vetëm që kemi ne, aleatit popull”, theksoi Çela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Myslim Murrizi synon një mandat në Fier/ Bujar Çela: Do i heqë vota PD, nuk e arrin dot qëllimin

Publikuar

-

Nga

Qytetarët shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit, përveç partive tradicionale, do të kenë përballë tyre një sërë partish të reja, të cilat janë shgprehur optimist se do të kenë një rezultat të kënaqshëm.

Myslim Murrizi ë këto zgjedhje vjen me partinë e tij Lëvizja Demokratike Shqiptare, ndërsa në një intervistë për CNA.al u shpreh se do të arrijë të marrë mandat të sigurt në Fier dhe Tiranë, ndërsa shtoi se është shumë afër marrjes së një deputeti edhe në Korçë dhe Durrës.

Unë nuk mbahem sikur shoh filxhan, filxhan sheh Mona, por unë do të marr mandate në Fier, Tiranë, jam shumë afër mandatit në Korçë, Durrës, do të luaj fort dhe do të ketë surpriza në Lezhë dhe Dibër. Nuk do të ketë qark të Shqipërisë që LDSH nuk do të ketë vota në 5197 qendra votimi që ka Shqipëria”, tha Murrizi.

Por për kandidatin e PS në qarkun e Fierit Bujar Çela synimi i Murrizit do të jetë i pamundur. Në një intervistë për CNA.al, Çela deklaroi se Murrizi do të arrijë të marrë vetëm pak vota nga partia që ka dalë, PD, por sipas tij pa arritur të krijojë një mandat.

LEXO EDHE:  Ndalimi i protestuesve/ Deputetët e PD-së në Drejtorinë e Policisë

LEXO EDHE:  ISP thirrje Kuvendit/ Hetoni deputetët për pagesat fiktive

Unë jam deputet jo me korrespodent, jam përditë. Myslimi është pjesë e atyre që janë zemëruar me nënën dhe me babën dhe po mundohen të gjejnë strehë te komshiu e komshia. Mua nuk më shqetëson fare;. E shumta ai do të marrë ndonjë mandat nga e djathta, por unë nuk e besoj, forcë politike nga ka ardhur.

Por Myslimi ka një marrëdhënie të shumëfishtë, të shumëprovuar dhe asjë herë nuk ka marrë mandat. E shumta ai do heqë ca vota nga e djathta, por pa prodhuar mandat dhe pa dëmtuar mandat për ata, se për ne jo e jo”, tha Çela për CNA.al.

LEXO TE PLOTE