LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja në koalicionin e Bashës/ KAS rrëzon kërkesën e PDIU

6 Prill 2021, 10:11, Politikë CNA
Përplasja në koalicionin e Bashës/ KAS rrëzon

Ditën e sotme Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka zhvilluar seancën publike për ankesën e PDIU, kundër vendimit të Komisionerit dhe LSI.

KAS ka rrëzuar kërkesën e PDIU për anëtarin e Grupit të Numërimit të Votave.

?Bazuar në analizën e fakteve dhe provave, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PDIU, ky vendim hy në fuqi menjëherë. Për këtë vendim në rast kontenstimesh mund të bëhet ankesë në Kolegjin Zgjedhor, brenda pesë ditëve?, tha KAS.

Komisioneri i Zgjedhjeve javën e kaluar i ka hequr PDIU-së të drejten për t?u përfaqesuar në komisionet zgjedhore me përfaqësuesin e vet.

Në seancën e vendimmarrjes për caktimin e përfaqësuesve ne komisionet e zgjedhjeve, Komisioneri i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e LSI, duke i hequr të drejtën PDIU të përfaqësohet ne këto komisione.

Me sa duket gjërat në kampin opozitar nuk qenkan dhe aq të qeta. Aleatët e Lulit kanë filluar që tani konfliktet midis tyre./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga