LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk është vendimtare ndeshja me Napolin”, Pirlo: Takimi i Anjelit me Alegrin? E dija, nëse darkoj me Maldinin…

6 Prill 2021, 16:59, Sport CNA
“Nuk është vendimtare ndeshja me Napolin”, Pirlo: Takimi i

Juventusi do të përballet ditën e nesërme me Napolin, në një ndeshje që është shumë e rëndësishme për të ardhmen e të dyja skuadrave, të cilat po luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm, pasi kreu që mbahet nga Interi duket shumë larg.

Këtë e konfirmoi edhe trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, i cili u shpreh se kanë përballë dy skuadra me objektiva të njëjtë. Gjithashtu tekniku bardhezi u shpreh se kjo nuk është një ndeshje vendimtare për të ardhmen. Pirlo u pyet edhe për takimin mes Anjelit dhe Alegrit, duke thënë se ishte në dijeni të kësaj.

?Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për renditjen. Napoli po kalon një moment shumë të miorë dhe do të kërkojë të marrë fitoren nesër. Të njëjtën gjë duam edhe në. Shpresoj të bëjmë mirë, nuk do të jetë një ndeshje vendimtare, pro e rëndësishme. Përballë janë dy skuadra me objektiva të njëjtë.

Takimi i Anjelit me Algerin? Unë isha paralajmëruar për këtë, presidenti ma kishte thënë që do takohej. Mbi të gjitha ekziston miqësia. Nëse unë do të kisha një takim me Maldinin, kjo nuk do të thotë se unë ditën tjetër do të jem trajner i Milanit. Unë kam kontakte të përditshme me Anjelin, ne i themi njëri-tjetrit gjithçka që ndodh, jam i vetëdijshme për besimin dhe qetësinë që më jep. Rezultatet ndryshojnë gjithçka dhe është në dorën time që të vendos nëse do të jem trajner për sezonin e ardhshëm.

Ndeshja me Napolin vendimtare për mua? Unë punoj të bëj më të mirën dhe përpiqemi të fitojmë ndeshjet. Unë ndiej besimin e lojtarëve, jam gjithmonë në kontakt me ta, ne flasim para dhe pas stërvitjes, ata më japin besim në atë që dua dhe po vazhdojmë. Lojtarët më ndjekin, ata duan hakmarrje dhe janë të parët që trishtohen për këtë situatë. Unë nuk kam nevojë të sqaroj me lojtarët sepse gjithçka është në rregull, gjithmonë kam qëndruar i qetë në këtë anë, sepse shoh se ata ndjekin udhëzimet e mia dhe i falënderoj që e kanë bërë këtë edhe në kohë vështirësie.

Për fat të mirë Dibala është mirë, është stërvitur me grupin, nuk ndjen më dhimbje. Ai ka qenë në dispozicion dhe shpresoj ta kemi gati për nesër. Nuk i ka ende 90 minuta në këmbë, por e rëndësishme është që e kemi në dispozicion.?, tha Pirlo.

Lajmet e fundit nga