Connect with Us

Një parashikim për 25 prillin

Politikë

Një parashikim për 25 prillin

Publikuar

-

Zgjedhjet nuk janë më shumë se tre javë larg, pra pas dy të dielash do të kemi të tretën e votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Socialistët e Rilindjes kërkojnë mandatin e tretë, demokratët e Republikës së Re kërkojn të vijnë në pushtet duke kandiduar në koalicion më vete, por edhe duke paralajmëruar një aleancë me LSI e Ilir Metës.

Por le të bëjmë një parashikim për këto zgjedhje sipas shumë indikatorëve publikë.

Nga të gjitha sondazhet, ajo që bie në sy është fakti se gati 60% e qytetarëve duken të pakënaqur nga qeverisja. Është normale që pas tetë vitesh të ishte kjo frymë, për më tepër duhet të ishte edhe më e madhe.

Dy detaje janë fakti se ka goditur një pandemi e padëgjuar për ta paktën 100 vite dhe një tërmet shkatërrimtar që ishte një përsëritje e një tragjedie të ndodhur gati gjysmë shekulli më parë.

Të dyja këto ndikuan jo pak, që nga lëvizjet e Ramës deri tek reagimet e forta të Bashës. Një Bashë i egër që digjte mandatet e deputetëve dhe nuk hynte në zgjedhjet lokale. Pas tërmetit vendos një tjetër maskë dhe rikthehet në institucione, nga s’ ka më zgjedhje me Edi Ramën, shkojmë në zgjedhje me këdo, por ne i kemi fituar.

Se çfarë ndryshoi, këtë e di vetëm Luli.
Nga ana tjetër Rama edhe pse kishte dy fatkeqësi njëra pas tjetrës, i ktheu në simbole të fushatës së tij elektorale, pra rindërtimi dhe menaxhimi i pandemisë. Ndërkohë sjellja e PD-së dhe vetë Bashës dukeshe infantile, krejtësisht e lodhur dhe e dobët ne reagim.

Sulme dhe akuza të pavlera për rindërtimin, por edhe për menaxhimin e pandemisë deri tek thirrjet për të mos u vaksinuar qytetarët apo duke u tallur me investime dhjetra milionë euro siç është ai i Fierit, pra spitali i bërë nga qeveria turke ku po dhurohej një kalë në të cilin Petrit Vasili me Monika Kryemadhin apo Lulzim Basha po e shikonin nga dhëmbët.

E quanin stallë një objekt ku do të ketë dhjetra milionë euro paisje të cilat mungojnë në spitalet tona me tre apo katër kate.

Le të bëjmë një parashikim

Parashikimi është jo shumë i vështirë, kjo jo për shkak të sondazheve, por për shkak të asaj që thamë më lart, të perceptimt të popullit në lidhje me qeverinë, ku duket se 60% janë të kqnaqur.

Por ka një detaj tjetër, fakti është se ka një pakënaqësi ndaj qeverisë, por kjo nuk shkarkohet si votë pro Lulzim Bashës. Pra nëqoftë se pakënaqësia ndaj qeverisjes është e lartë, Basha dhe Rama, kokë më kokë kanë një diferencë prej të paktën 10 deri në 12 pikë. Kryeministri në detyrë, kreu i socialistëve, edhe pse tetë vitë në pushtet, le t’i quajmë të dështuara, ashtu siç do edhe Lulzim Basha, sërish ka më shumë pikë sesa rivali i tij.

Sot pas tetë vitesh në pushtet, Rama nuk duhet të diskutohej do ikte apo jo.

Tashmë Rama duhet të kishte ikur, ndoshta edhe turpshëm me një rezultat spektakolar, por kjo është e pamundur. Sot do të duhet të përballemi në zgjedhje, sepse Rama ka rikuperuar jo pak, ka përdorur dy tragjeditë që ka pasur Shqipëria, tërmetin dhe pandeminë globale në favor të tij, duke pasur dhe një rival pa bosht dhe thelb siu Lulzim Basha.

Ndërsa Basha përpiqet të thotë ato që ka thënë në vitin 2017 në një mënyrë tjetër.

Nuk thotë asgjë, nuk ngjall asgjë, nuk e beson kush. Nuk është se edhe Rama besohet kaq shumë, por këto dy menaxhime, pandemia dhe tërmeti, mund të quhen pozitive në përceptimin e opinionit, ç’ka tregon se ka një diferencë, pra kryeson Edi Rama në çdo garë.

Lulzim Basha ngelet pas dhe shpresa e tij e vetme është LSI. Pra që PD e vetme të sigurojë 60 deri në 64 mandate dhe LSI të mundet të sigurojë të paktën 10 mandate apo 12 dhe kështu opozita të fitojë. Por, kjo llogari e bërë nga Lulzim Basha dhe të tijët duket një gabim trashanik edhe për shkak të gënjeshtrave që i vijnë nga baza dhe mënyra sesi funksionon elektorati apo strukturat e PD.

QARQET

Basha shpreson se do të bëjë përmbysje në Korçë apo në Berat, apo do marrë më shumë mandate në Elbasan ç’ka duket mjaft e vështirë, ndërsa në llogaritë e thjeshta duket se në veri, pra Kukës, Shkodër Lezhë dhe Dibër opozita, LSI plus PD nuk mund të sigurojë më shumë se tetë mandate edhe për shkak të votave që kanë apo edhe vetë numrit të mandateve, këto qarqe. Ndërkohë që jugu ka një numër më të madh mandatesh. Humbjen e veriut, mazhoranca e rikuperon në Vlorë dhe në Fier duke llogaritur me pas Korçën, Beratin dhe Elbasanin e favorizuar.

Rama i ngriti pusi Bashës dje, duke e futur në kurth

Mazhoranca aktuale vjen me nje numër të sigurt mandatesh, katër deri në pesë mandate plus, ndoshta edhe diçka më tepër.

Nga ana tjetër, me një Durrës që del barazim apo e humbet mazhoranca sërish ka një numër prej dy ose tre mandatesh të sigurta dhe Tirana ku do të bëhet diferenca ku mazhoranca e Edi Ramës ka rreth 18 mandate deputetësh nga 34 që ka pasur qarku i Tiranës dhe tashmë janë shtuar edhe dy mandate të tjera nga 34 tashmë 36, ti marrë opozita dhe mazhoranca të ruajë 18 mandatete e saj.

Gjithçka duket e qartë, Edi Rama do të këtë në tavolinë minimalisht të paktën 3 deri në 5 mandate më shumë.

Ky parashikim është një përllogaritje e bërë nga stafi i CNA.al në lidhje me shpërndarjen e mandateve dhe votave në qarqe, por edhe atë ç’ka reflektojnë shumica e sondazheve në lidhje me faktin se edhe pse Edi Rama ka tetë vite në pushtet, shumica e shqiptarëve duket se pakënaqësitë ndaj tij nuk e shkarkojnë si mbështetje ndaj Lulzim Bashës. Mandate mund të ketë edhe për Tom Doshin e PSD apo edhe Lëvizja për Ndryshim dhe Bindja e Patozit, por Doshi duket më i sigurt nga të gjithë.

LEXO EDHE:  LSI njësoj si PD/ Propozon dy qarqet ku mund të aplikohet projekti pilot

DJEGIE VOTASH

Le të shohim edhe një skenar tjetër se çfarë ndodh në 25 prill, përveç mundësisë që Rama të fitojë me nje diferencë qoftë të ngushtë apo varet edhe nga fryma që do të ketë deri në javët e fundit apo aksidentet elektorale që mund të ndodhin rrugës.

Partitë e vogla, sigurimi i mandatit të tyre, duke theksuar këtu edhe shumë vota e mandate deputetësh që digjen nga partitë aleate, pra në atë diferencë që përmendëm më sipër, sepse Jozefina Topalli, Bindja e Patozit, Myslim Murrizi, por edhe Nisma Thurrje mund të marrin diku ndonjë mandat, mund ta “kafshojnë” atë, por ajo që do të ndodhë dhe duhet të jetë fakt është djegia masive e votave.

Patozi ftesë Topallit/ Të krijojmë një front të përbashkët

Lulzim Bashës dhe opoztës do i digjen pafund vota, do të marrin partitë e vogla të cilat në finale do të përkthehen si një votë kundër Ramës dhe kundër Bashës dhe atje ku do të digjen votat do të ketë më pak shans për opozitën.

Një faktor që mund të dëmtojë këtë opozitë të ndarë midis Bashës dhe Kryemadhit janë edhe votat e LSI në shumë qarqe ku diku mund të sigurojë mandat, ku diku mund të mos sigurojë mandatin, por të djegë me mijëra vota ashtu sikundër dhe kur merr mandatin mund të ketë shumë vota mbi mandatin, faktorë të cilët do ta dëmtojnë së tepërmi opozitën.

Gjithësesi opozita hyn e ndarë e përçarë, nuk duket favorizuese, gjithçka po tentohet të ngelet në emrin e Lulzim Bashes.

VAZHDIMI 

Luli nuk ngjall besim për ndryshimin, përkundrazi, Lulzim Basha e frenon ndryshimin. Një parashikim tjetër për në 25 prill thuajse është një film i parë, nuk ka nevojë për një serial, por është një film me metrazh të shkurtër i parë disa herë. Lulzim Basha do dalë do bëjë thirrje që njerëzit të votojnë masivisht dhe nga ditët e tanishme deri ditën e zgjedhjeve do të bëjë denoncime në SPAK, në prokurori për gjojan blerje votash me indicien gjojan fushatë të pabalancuar.

Basha shqiptarëve/ Dështimi po ju troket në derë për herë të tretë, mos ja hapni!

Këto si argumenta për tu kapur pas qimes, duke tentuar që të ketë si justifikim për humbjen ne 25 prill.

Ai do të dalë gjatë ditës të bëjë thirrje për të marrë pjesë në votim, pastaj në mbrëmje do të shpallë fitoren ashtu siç e shpalli në vitin 2017 dhe do të presë me urgjencë certifikimin e rezultatit, ndoshta mund të tentojë të dalë në festë.

Gjithsesi ky është një film i parë.

Më pas në varësi të kutive dhe rezultatit do të fillojë tërheqja e ngadaltë, por paralele me të do të fillojnë edhe denoncimet, por edhe fakti që në shumë qarqe apo KZAZ do të ketë bllokime ,tërheqje numëruesish e kështu me radhë. Kjo do të varet në cilat qarqe do të kryesojë PD dhe LSI ku numëruesit do të qendrojnë aty ku janë në disfavor, pra në humbje do të tentojnë që të bëjnë bllokime për të ecur me rezultat pozitiv në opinionin publik për të tentuar për të mbajtur lart një frymë.

 Më tej një skenar është ai i përmendur mediatikisht ku presidenti mund të shpallë kandidatin e koalicionit si kryeministër me shpresën se Basha dhe Kryemadhi do të mundin të marrin së bashku mbi 71 mandate.

Pra, në rast se Rama i vetëm do e kapë këtë shifër, pra një diferencë dy deri në 3 mandate mbi opozitën dhe të jetë vetë fitues, kjo do të jetë e pamundur. E gjithë kjo është një parashikim që ne e bëjmë për 25 prillin. Po e bëjmë në datën 6 prill, pra rreth 19 ditë para votimit, mund të ketë aksidente elketorale, të papritura, gjithçka mund të ndryshojë rrugës, por le të kemi një parashikim fillestar nga ne për të treguar jo mbështetjen për ndonjë forcë politike pasi ashtu siç e theksuam, ndryshimi pas 8 vitesh duhet të ishte i pashmangshëm, por ndryshimin mesa duket e kondicionon pabesueshmëria që ka Lulzim Basha në opinionin publik dhe një opozitë e përçarë, jo vetëm midis dy kampeve të PD dhe LSI, por edhe partive të tjera të vogla opozitare të cilat garojnë të vetme në këto zgjedhje.

Ende nuk kemi parë një strategji të qartë të opozitës së Lulzim Bashës, për të thithur pakënaqësinë e votuesvet, por gjithçka duket një keqmenaxhim elektoral sidomos me faktin duke sulmuar vaskinimin e populates, por edhe duke abuzuar me qënien opozitar me akuzat në lidhje me rindërtimin e të tjera faktorë të cilat kryeministri Rama i ka kthyer në favor.

Zgjedhjet parlamentare/ Zbulohen datat që ka propozuar opozita dhe mazhoranca

Le të presim dhe gati tre javë për të parë se cili do të jetë rezultati final i zgjedhjeve dhe përtej militantizmit të palëve opozita ka kohën t’i vejë gishtin kokës dhe ndoshta të reflektojë disi, por ndoshata e ka të pamundur të bëjë ndryshimin e madh sepse siç e theksuam ndryshimin e frenon vetë kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha, i cili edhe në këto zgjedhje nuk mundi të japë një diçka të re, nuk mundi të sjellë një frymë të re, nuk mundi të sjellë lista të besueshme dhe një program apo alternativë me nje ekip dhe skuadër të fortë elektorale.

Duket i vetëm në përsëritje, ndërsa përballë ka Ramën që edhe pse 8 vite, dhe ndoshta tashmë duhet të kishte firmosur largimin e tij nga pushteti, vazhdon të rezistojë dhe të rifitojë, thjesht dhe vetëm sepse ka përballë një rival si Lulzim Basha./Elvi FUNDO-CNA.al

Lulzim Basha po kërkon alibinë e humbjes

Gafat e Bashës në mesazhin ndaj shqiptarëve/ PD pronë e imja, nuk do hyj në zgjedhje po dështova

Basha, “gjenerali” që do tradhëtojë PD-në

Analiza e mandateve/ LISTA BASHA-LSI, një humbje për PD-në

Basha shpall fitoren për të mos njohur humbjen!

Emrat dhe faktet/ Basha mbushi listën me kandidatët e Henri Çilit

Pas dështimit me Teatrin dhe Unazën e Re/ Basha ‘merr në qafë’ prodhuesit e bimëve medicinale

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Publikuar

-

Nga

Maliqi mesazh Ramës”/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se në çdo shtëpi e oborr po bashkohen me këtë forcë si e vetmja rrugë për të shpëtruar  Shqipërinë.

Ndër të tjera Maliqi theksoj se Partia Socialiste bën fushatë “vrimave” pasi përballë qytetarëve nuk kanë guxim.

“Në çdo shtëpi, në çdo oborr, lëndinë e mal, të gjithë na bashkohen si shansi i vetëm për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Rilindasit bejnë fushatë ‘vrimave’ sepse ballë për ballë me qytetarët kanë marrë atë që meritojnë. Secili nga mavitë po nxiton ti shpëtojë asaj që e pret pas 25 Prillit. Votoni nr 6 LSI – Votoni nr 7 Lefter Maliqi! Fitorja e Opozitës së Bashkuar nis nga Berati!”- shkruan Maliqi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  Vizita e Kryemadhit në SHBA/ Besnik Mustafaj zbulon parapaskenat

LEXO EDHE:  LSI njësoj si PD/ Propozon dy qarqet ku mund të aplikohet projekti pilot

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  Basha ironizon Ramën: Kemi “frikë” të hapim frigoriferin se na del ti

LEXO EDHE:  LSI njësoj si PD/ Propozon dy qarqet ku mund të aplikohet projekti pilot

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE