Connect with Us

“Një grusht njerëzish duan të mbajnë peng vendin”/ Basha: Rama merret me mua sa piper i hedh gjellës vetëm që…

Politikë

“Një grusht njerëzish duan të mbajnë peng vendin”/ Basha: Rama merret me mua sa piper i hedh gjellës vetëm që…

Publikuar

-

“Një grusht njerëzish duan të mbajnë peng vendin”/ Basha: Rama merret me mua sa piper i hedh gjellës vetëm që...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi se tashmë shqiptarët e kanë marrë vendimin për 25 prillin dhe ky do të jetë ndryshimi, kundrejt një grushti njerëzish që duan ta mbajnë Shqipërinë të pashpresë.

I pyetuar nga gazetari Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, se kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit, Basha u shpreh se e kanë në dorë qytarët ose të dëbojnë një grusht njerëzish që do të mbajë peng vendin edhe 4 vite të tjera ose të votojë për ndryshimin.

Zgjedhjet e 25 prillit i takojnë shqiptarëve. Ka një grusht që duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është, ku është të varfër, të pashpresë, të lodhur, të pavendosur, plot dyshime dhe gati për tu larguar nga vendi, siç tregojnë sondazhet 70 shqiptarë po t’ju jepet mundësia e lënë Shqipërinë. 95 në 100 studentë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri. Kjo është status cuo-ja që ju leverdis një grupi njerëzish, të cilët sot e konsiderojnë veten e tyre zot të gjithçkaje, të naftës, të bregdetit, të buxhetit, të tenderëve, të tokave, të pyjeve, të kullotave, të gjuetisë, të peshkut, të mishit, të eksportit, të importit.

Pra një grusht njerëzish, një pakicë absolute kërcënon se do të marrë peng edhe katër vjet të tjera Shqipërinë dhe simbol i kësaj është një njeri që katër vite me radhë ka patur pushtet më shumë se çdokush në këto 30 vite, madje se çdokush që në kohen e Enver Hoxha dhe sot nuk ka një bilanc për të dalë para shqiptarëve. Bredh nga jugu në veri, merret gjithë ditën me opozitën, merret me programin tonë, merret me mua personalisht, çfarë kam veshur, si jam veshur, sa piper i hedh gjellës vetëm e vetëm mos t’i japi përgjigje të vetmes pyetje që duhet t’i jepte përgjigje pas 8 vjetësh kryeministër”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Ironia therëse e Altin Goxhajt/Dështon cirku i Sorosit Basha-Selami, nuk shiten biletat

Kryedemokrati iu drejtua Ramës duke i kërkuar llogari për tetë vitet në qeverisje, i cili premtoi shëndetësi falas dhe 300 vende pune.

“Çfarë bëre me programet, me planet dhe me premtimet e tua? Ku i ke 300 mijë vendet  e punës? Ku e ke shëndetësinë falas? Ta zbuloi pandemia se në çfarë gjendje është. Ku e ke uljen e taksave për 97%  të shqiptarëve? Dhe shumë e shumë premtime të tjera se nuk kam ndër mend të zgjatem. Për ta kolauduar, është fare e qartë se zgjedhjet janë të shqiptarëve dhe zgjidhjet do të jenë për shqiptarët.

Zgjedhja është fare e qartë, të qëndrojmë edhe 4 vite  kështu siç jemi,  që është fatale për ne, është fatale për rrugëtimin tonë drejt Europës që në fakt është garancia e vetme për një stabilitet ekonomik, financiar dhe demokratik të vendit dhe të familjeve shqiptare. Dhe rruga e vetme për të ndryshuar është largimi i Edi Ramës. Nuk mund të ndryshojë Shqipëria dhe këtë e di tashmë edhe kupola më e lartë socialiste. Pa u larguar Edi Rama  nuk ka dhe nuk mund të ketë as idenë më të vogël që do të ndryshojë diçka, gjërat do të mbeten siç janë dhe do të shkojnë më keq për shqiptarët”, theksoi Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Ironia therëse e Altin Goxhajt/Dështon cirku i Sorosit Basha-Selami, nuk shiten biletat

LEXO EDHE:  Vizita e Ramës në Gjermani/ Paloka: Rama gënjeu. Ja cilat janë parakushtet që kërkon Berlini

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Marrëveshja me naftëtarët/ Rama: E pritën me entuziazëm, jemi në kontakt me tre kompani tjera

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çmimet në ndërtim, gjithnjë e në rritje”/ Arben Dervish tregon faktorët, ja si ndikoi tërmeti

Publikuar

-

Nga

Sektori i ndërtimit po përballet me një shtrenjtim të çmimeve. Sipas nënkryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervish, kjo vjen si pasojë e rritjes së materialeve të ndërtimit.

I ftuar në E-Zonë, ai tha se ka një rritje të kostove në këtë sektor, me afro 30 për qind, pasi janë rritur hekuri, çimentoja, por rritja më e ndjeshme është ajo e transportit.

 “Rritja e çmimeve ka dy faktorë:  Barra e lartë fiskale që po merr sektori i ndërtimit, kryesisht nga pushteti lokal; pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen e çmimeve të lëndëve të para. Këto rritje kanë filluar që në periudhën e pandemisë. Kemi një rritje të çmimit edhe të fuqisë punëtore, si rezultat i mungesës së punëtorisë në tregun shqiptar. Është rritur çmimi i hekurit, nga 30 deri në 35 për qind. Kemi rritje të çmimit sa i përket çimentos, elementëve plastikë. Po ashtu, edhe rritja e çmimit të naftës sjell rritjen e çmimit të materialeve që na vijnë. Edhe rritja e transporteve ndërkombëtare. Këto erdhën si rezultat i pandemisë.  Nëse kostoja e ndërtimit ka qenë 450 mijë lekë metër katror, sot kostoja e ndërtimit po shkon diku te 600 mijë lekë. Ka një rritje të 30 për qind të kostos së ndërtimit. Ka të bëjë edhe me rritjen e cilësisë.”



LEXO EDHE:  Anëtari i PD ka disa pyetje për Lulzim Bashën/Hë pra si është ...?!

LEXO EDHE:  “Më ra goja!”/ Sqaron Rama: Pasaportat dhe ID e skaduara janë të vlefshme

Dervishi theksoi se kërkesa për blerje është rritur dhe ky trend është konstatuar që pas tërmetit, kur shqiptarët, përveçse blejnë apartamente për strehim, një pjesë e tyre kërkojnë të rrisin standardin e jetesës.

“Trendi gjithmonë do të jetë rritës. Sidomos në zonat e lakmuara, gjithmonë do të jetë në rritje. Sepse ka rritje të çmimeve, punëtorisë, taksave. Sektori i ndërtimit ka një zhvillim goxha të vrullshëm. Kjo lidhet me dy arsye: patëm një tërmet që dëmtoi shumë dhe po zhvillohet një proces i vrullshëm rindërtimi, janë edhe shumë investime që po merr shteti për zhillimin e infrastrukturës. Gjithashtu, po rritet kërkesa për zhvillimin turistik të vendit. Po ndërtohen resorte. Sot ka një trend të zhvillimit. Në zonat bregdetare nuk janë vetëm shqiptarët që po blejnë, janë edhe të huajt.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE