Connect with Us

Nëntë muaj pas skandalit/ Noterja falsifikatore e Ben Blushit vijon lirisht detyrën

Politikë

Nëntë muaj pas skandalit/ Noterja falsifikatore e Ben Blushit vijon lirisht detyrën

Publikuar

-

Nëntë muaj pas skandalit/ Noterja falsifikatore e Ben Blushit vijon lirisht detyrën

CNA.al, ka raportuar një seri shkrimesh, me dokumenta dhe fakte se si ish deputeti Ben Blushi, sot i kthyer në pronar mediatik dhe ortak me inceneratorët bëri vajzën e tij pronare të një biznesi në Korçë duke i falsifikuar firmën.

Por kush është noterja që fshihet pas këtij skandali dhe që sot duhet të ishte para togave të drejtësisë?

Bëhet fjalë për Violeta Sulkaj, e cila është kapur në falsifikim, duke bërë një kontratë shitje në emër të Natali Blushit, e cila nuk ndodhej në Shqipëri, në momentin që është firmosur kontrata.

Noterja Violeta Sulkaj në 28 dhe në 29 maj 2015 ka përpiluar dhe firmosur dy  kontrata, në emër të Natali Blushit, ndërsa kjo e fundit ndodhej në Londër (vërtetuar kjo dhe nga të dhënat e sistemit TIMS), asokohe vetëm 20 vjeç.

Firma e Natali Blushit, e cila gjendet në kontratën e shitjes së objektit prej 133.8 metër katëror dhe në kontratën e shit-blerjes së garazhit 60 m2 në funksion të njësisë tregtare, nuk ishte e njëjta me atë që duket në firmën e hedhur nga Natali Blushi, në deklaratën e pasurisë të zotit Blushi, në vitin 2015.

Kështu, noterja në fjalë ka shkelur hapur ligjin duke falsifikuar ose duke noterizuar një dokument dhe sipas kodit Penal, neni 186, rrezikonte deri në shtatë vite burg .

LEXO EDHE:  Mimoza Hafizi tregon si tentoi ti "blinte" kryeministri Rama

CNA.al, iu drejtua dhe Ministrisë së Drejtësisë asokohe për këtë skandal. Ndërsa pritej të fillonte hetimi administrativ ndaj noteres, Etlida Gjonaj në vend që të zbatonte ligjin, bëri avokatinë e noteres të kapur në falsifikim.

Sot, rreth nëntë muaj pas bërjes publike të këtij skandali, noterja e cila jo vetëm duhet të ishte shkarkuar dhe duhet të kishte dalë para drejtësisë tashmë, vazhdon lirisht detyrën, ndërsa Ministria e Drejtësisë bën sikur nuk shikon dhe nuk ka ndodhur asgjë./CAN.al

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Flasin banorët e Dardhës/ Ben Blushi po na vjedh dhe shkatërron shtëpitë

Flasin banorët e Dardhës/ Ben Blushi po na vjedh dhe shkatërron shtëpitë

Ekskluzive-Skandali me falsifikimin/ Kallëzohet penalisht vajza e Ben Blushit dhe noterja Violeta Sulkaj

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

Zbulohen avokatët publikë të ish-trafikantit të drogës

Flasin banorët e Dardhës/ Ben Blushi po na vjedh dhe shkatërron shtëpitë

Skandali me noteren falsifikatore/ Kush e bleu heshtjen e Etilda Gjonajt dhe sa ka kushtuar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Bujar Çela: PS-PD po sillen korrekt me elektoratin, synojmë 11 mandate në Fier

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Bujar Çela: PS-PD po sillen korrekt me elektoratin, synojmë 11 mandate në Fier

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, si forcat më të mëdha kanë shtuar retorikat e tyre se do të dalin forcë e parë në çdo qark.

Fieri, që deri më sot mbahet si bastion i së majtës, për socialistët është fitore e sigurt.

Në një intervistë për CNA.al, kandidati i PS Bujar Çela, i cili renditet i shtati në këtë qark shprehet se në zgjedhjet e 25 prillit kanë të sigurt 10 mandate parlamnentare, ndërsa shtoi se janë afër mandatit të 11.

Sipas tij, deri tani fushata elektorale po ecën mjaft mirë nga PS dhe PD, ndërsa theksoi se lista eopozitës është zgjeruar pa patur asnjë përfitim e duke futur kryetarët e partive të vogla për tu siguruar një mandat në Parlament.

Fushata elektorale për mua ka ecur mjaft mirë, një fushatë e qetë. Të dyja partitë e mëdha për mua janë korrekte me sjelljen, pastaj ka nga të vegjlit të cilët për të përfituar nga  numrat që nuk i gjejnë dot sillen jo në përputhje me kodin dhe me ato që kemi miratuar.

Partitë e vogla e kam fjalën për pseudomotrën e të dyja partive të mëdha. Lista e madhe e PD ka futur një tufë pseudopartishë që kanë vetëm kryetarë dhe janë vendosur në listë për të futur kryetarët në Parlament. Këta pas dy vjetësh i ka marrë malli shumë për pushtet dhe janë kthyer me listat e PD-së.

Ne në qarkun e Fierit kemi 10 mandate dhe duam të bëjmë 11”, tha Bujar Çela për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jemi një familje”/ Basha në Kamëz: Nga shpirti juaj buron thirrja për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral me banorët në Kamëz u shpreh se ishte përgatitur për një vizitë në një familje, por sipas tij të gjithë të pranishmit janë një familje.

Më tej, ai shtoi se pensionistët me lekët që marrin mund të paguajnë vetëm faturat e energjisë dhe ilaçet.

 “Nga shpirti juaj buron thirrja e ndryshimit. Flamur Noka më tha se do shkojmë për një vizitë në një familje por të gjithë këtu jemi një familje. Një familje e ndryshme në përbërje me  nëna të vuajtura me gjyshe që kanë sakrifikuar çdo ditë. Me baba të rraskapitur në ferma dhe miniera për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Pensionistët pasi paguajnë faturat e energjisë dhe ilaçet nuk i’u mbetet asgjë. Nga ky shesh 8 vite më parë u premtua legalizimi falas dhe ju braktisën pa pikën e përgjegjësisë.”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë memorandum

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Vitore Tusha, nënshkruan, sot, një memorandum mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin për përmirësimin e kapaciteteve të Gjykatës në përmbushjen e detyrave të saj në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ky është një moment i rëndësishëm, pasi finalizojmë një bashkëpunim të Gjykatës Kushtetuese me Prezencën, që ka nisur prej disa kohësh, udhëhequr nga qëllimi i përbashkët për të forcuar ndërtimin e shtetit të së drejtës, për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe në respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky memorandum shërben për forcimin e kapaciteteve të Gjykatës Kushtetuese me qëllimin final respektimin e misionit të Gjykatës Kushtetuese: garantimin e epërsisë së Kushtetutës në vendin tonë”, tha Tusha në ceremoninë e nënshkrimit.

Del Monaco tha se nënshkrimi i memorandumit është dëshmi e vijimësisë së bashkëpunimit afatgjatë mes Gjykatës Kushtetuese dhe Prezencës. Ai shtoi se partneriteti me Gjykatën Kushtetuese është përparësi e Prezencës, për shkak të rolit specifik dhe thelbësor që luan Gjykata Kushtetuese në sistemin ligjor të Shqipërisë për promovimin e plotë të shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. “Prezenca është aty ku është zemra e shqiptarëve dhe shqiptarët po ndjekin me shumë vëmendje e respekt veprimtaritë e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, ne punojmë së bashku për funksionimin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Del Monaco.

LEXO TE PLOTE