Connect with Us

Menaxheri i Hysajt: Interesim i Milanit? No koment. Rrahmani duhej të kuptonte futbollin e Gatuzos

Seria A

Menaxheri i Hysajt: Interesim i Milanit? No koment. Rrahmani duhej të kuptonte futbollin e Gatuzos

Publikuar

-

Mario Xhiufredi, menaxheri i Elseid Hysajt, ka komentuar në mediat italiane zërat e fundit rreth interesimit të Milanit për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Në intervistën e tij, ai ka lënë gjithçka të hapur rreth të ardhmes së futbollistit.

Hysaj te Milani? Shohim përpara. E ardhmja e Hysajt është ende e paqartë. Mund të shkojë në shumë skuadra, jo detyrimisht te Milani. Destinacioni i tij nuk është shkruar ende. Për fat të keq, për të përcaktuar të ardhmen e tij, duhen vendosur disa piketa te trajnerët. A është i i vërtetë interesimi i Milanit. No koment, të kalojmë në një temë tjetër”, tha fillimisht menaxheri duke iu referuar zërave që kanë qarkulluar kohët e fundit në mediat italiane.

Ndërkohë, ai shpjegoi pse sipas tij Amir Rrahmani nuk ka luajtur me aq vazhdimësi te Napoli. “Rrahmani kishte nevojë që të kuptonte futbollin e trajnerit. Ka disa lojtarë që kanë nevojë për kohë. Kur e ka bërë, Gatuzo e ka aktivizuar”, tha Xhiufredi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Qeveria italiane “shpëton” Europianin. Mbeten 3 shtete në dyshim

Publikuar

-

Nga

Qeveria italiane i ka hapur dritën jeshile pranisë së tifozëve në shkallët e stadiumit gjatë Europianit të kësaj vere, duke mos rrezikuar kësisoj zhvillimin e aktivitetit në Itali. UEFA kishte kërcënuar se do t’u hiqte Europianin vendeve që nuk garantonin prani tifozësh në stadium dhe kështu ,qeveria italiane është ngutur të miratojë vendimin para datës 16 prill që ishte e fundit për t’i kthyer përgjigje ndërkombëtarëve.

Valentina Vecali, ish-skermiste e cila tashmë është sekretare për sportin në qeverinë italiane, i ka dërguar një shkresë zyrtare Federatës Italiane duke saktësuar se kishte një miratim nga qeveria për të paktën 25% të kapacitetit të stadiumit.

“Qeveria rinovon formalisht përkushtimin për zhvillimin e aktivitetit në Itali, duke garantuar në çdo mënyrë organizative direkte dhe sigurimin e pranisë të një kuote spektatorësh të barabartë me të paktën 25% të kapacitetit”, shkruhej në shkresën e qeverisë italiane.

LEXO EDHE:  Parashikimi i frikshëm i analistit/ PD nuk vjen kurrë në pushtet nëse…

LEXO EDHE:  Grabisnin dyqane e banesa, shqiptari çarmatos grabitësit. Napoli e bën hero (Video)

Ndërkohë,mbetet të mësohet se çfarë do të bëhet me Bukureshtin në Rumani, Bilbaon në Spanjë dhe Mynihun në Gjermani, të cilat nuk janë gati të presin tifozë në ndeshjet e tyre pasi e cilësojnë shqetësuese situatën e pandemisë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani zonë e kuqe, Ibra “kapet” në restorant dhe bën të nisin polemikat

Publikuar

-

Nga

COVID vazhdon të mbajë të mbyllur shumë vende teksa rreziku nga infektimet mbetet konkret. Kështu ndodh edhe në Itali, aty ku një nga qytetet më të rëndësishme, Milano është konsideruar zonë e kuqe dhe aktivitetet janë të stopuara.

Këtu përfshihen edhe restorantet apo baret, mirëpo një foto e cila është bërë virale ka treguar të kundërtën teksa bëhet fjalë për Zllatan Ibrahimoviç. Suedezi duket se ka shkelur rregullat dhe është fotografuar në një restorant të Milanos, së bashku me disa miq pjesë e të cilëve ishte edhe ish-milanisti Abate.

Rreth kësaj foto tashmë kanë nisur edhe polemikat nëse për sulmuesin duhen marrë masa. Megjithatë, pronari i restorantit ku është fotografuar Ibra ka theksuar se ata nuk kanë qëndruar për darkë aty, por thjesht sa për të pirë verë mes miqsh.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Hysaj pranë Milanit, në Itali zbulojnë edhe skenarin surprizë

Publikuar

-

Nga

Periudhës 5-vjeçare në radhët e Napolit po i vjen fundi për Elseid Hysajn. Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij ka nisur të jetë një temë e nxehtë. Emri i shkodranit është lidhur me ekipe të njohur të arenës së futbollit europian, ku një prej tyre është edhe Milani.

Sipas “Il Mattino”, kuqezinjtë kanë nisur negociatat e tyre me mbrojtësin shqiptar dhe agjentin e tij, por akordi ende nuk është arritur. Madje media në fjalë zbulon edhe skenarin që mund të ndodhë në minutat e fundit. Megjithëse menaxheri Xhufredi e ka përjashtuar mundësinë e rinovimit, një gjë e tillë mund të ndodhë në ekstremet e këtij sezoni, teksa Hysaj duket se nuk ia ka mbyllur plotësisht derën Napolit.

LEXO TE PLOTE