LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mançester Siti-Borusia Dortmund, formacionet zyrtare / Guardiola lë në stol yjet e sulmit, surprizë te gjermanët

6 Prill 2021, 18:06, Sport CNA
Mançester Siti-Borusia Dortmund, formacionet zyrtare / Guardiola lë

Mançester Siti nuk do të jetë një skuadër e orientuar plotësisht drejt sulmit në ndeshjen e sotme kundër Borusia Dortmund. Pep Guardiola ka preferuar të jetë i kujdesshëm në sfidën e sotme e ka lënë jashtë për çudinë e të gjithëve, yjet e repartit të avancuar.

Aguero, Gabriel Zhezus dhe Sterling e nisin sfidën e sotme nga stoli, me Foden i cili do të luajë si ?9 fals? në këtë ndeshje që duket se vlerësohet si shumë delikate nga trajneri.

Nga ana tjetër, trajneri Terziç ka dhuruar një surprizë me të riun Ansgar Knauf i cili luan në prapavijë nga minuta e parë, edhe pse në total lojtari i datëlindjes 2002 ka zhvilluar 7 minuta në Ligën e Kampioneve dhe 37 në Bundesligë me këtë ekip.

MANÇESTER SITI (4-3-3): Ederson; Uoker, Ruben Dias, Stouns; Kanselo; De Bryjn, Rodri, Gyndogan; Bernardo Silva, Foden, Mahrez.
Trajner: Pep Guardiola

BORUSIA DORTMUND (4-3-3): Hitz; Morei, Humels, Akanji, Guerreiro; Dahud, Emre Xhan, Bellingam; Knauf, Haland, Rojs.
Trajner: Edin Terziç

Lajmet e fundit nga