LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kush ka pasur kontakt me të infektuar për 2 javë të mos vaksinohet”/ Bino apel qytetarëve

6 Prill 2021, 14:06, Sociale CNA
“Kush ka pasur kontakt me të infektuar për 2 javë të

Shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino gjatë një dalje për mediat u bën apel qytetarëve që të mos fshehin asnjë problem shëndetësor, në momentin kur pyeten nga mjekët në qendrat e vaksinimit.

Bino thekson se nëse qytetarët kanë pasur kontakt me një person me koronavirus mos e kryeni vaksinën anti-covid pa kaluar 14 ditë.

?Duhet të kalojnë dy javë nga personi që ka pasur kontakt, atëherë pastaj të vaksinohet. Këto janë pyetje shumë të rëndësishme që nuk i tregojnë këtë gjë, janë asimtomatikë dhe normalisht nuk duhet të vaksinohen derisa të përfundojë periudha dyjavore e inkubacionit. Kur janë brenda familjes dhe janë disa persona mes tyre duhet të kalojë dy herë periudha e inkubacionit?, theksoi Bino

Lidhur me vaksinat të cilat po aplikohen në vend, për të parandaluar përhapjen e virusit Covid, Bino thekson se të gjitha vaksinat i mbrojnë njerëzit ndaj sëmundeve dhe nga vdekja.

?Të gjitha vaksinat kanë indikacion për të vaksinuar persona mbi 65 vjeç edhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Mjafton që kjo të mos jetë në fazën e riakutizimit. Prandaj merret një lloj anamneze, nuk ka asnjë indikacion të veçantë për një vaksinë apo tjetër që duhet të marrin qytetarët, apo që duhet të zgjedhin që një vaksinë është më e mirë se tjetra. Të gjitha vaksinat të mbrojnë ndaj sëmundjeve të rënda 100 për qind edhe ndaj vdekjeve?, u shpreh ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga