LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Je ordiner”/ Grida Duma shpërthen kundër Ramës

6 Prill 2021, 10:31, Politikë CNA
“Je ordiner”/ Grida Duma shpërthen kundër Ramës

Kandidatja për deputete e PD, Grida Duma është shprehur se Kryeministri Edi Rama është një ordiner që qeveris në mënyrë ordinere.

Sipas saj në Shqipëri nëse nuk shan, nëse je normal dhe i respektueshëm nuk bën për vendin tonë.

?Më vjen keq i denigrojnë gratë dhe i bën të shpërdridhen në fjalë, sepse nuk thotë dot të vërtetën e vet.

Modeli në Shqipëri është i trafikantit, i atij që ka makina të forta dhe më pas futen në parlament.

PS nuk duhet të dalë në fushatë se është në pushtet, është turp.

PS duhet të tregojë se fushata e saj është puna, por nëse PS mbush restorantet dhe lë universitet bosh, nuk është në pushtet, por është ?push? në këtë rast.

Në Shqipëri, nëse nuk shan, nëse je normal, je i respektueshëm, je njeriu që nuk bën për Shqipërinë tonë. Nëse je ordiner, qeveris në mënyrë ordinere?, deklaroi Duma në ?Breaking? në Top News./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga