Connect with Us

‘Janë çetë pa din dhe pa iman!’/ Rama sulmon PD nga Kolonja: Ç’borxh u kanë njerëzit!

Politikë

‘Janë çetë pa din dhe pa iman!’/ Rama sulmon PD nga Kolonja: Ç’borxh u kanë njerëzit!

Publikuar

-

‘Janë një çetë pa din dhe pa iman’/ Rama sulmon PD nga Kolonja: Ç’borxh u kanë njerëzit

Kryeministri Edi Rama në vijim të fushatës zgjedhore zhvilloi një takim me banorët e Kolonjës ku u kërkoi mirëkuptim lidhur me numrin e kufizuar të tyre që marri pjesë në fushatat elekorale të Partisë Socialiste.

I shoqëruar nga kandidatja e PS për qarkun Korçë, Olta Xhaçka dhe drejtuesi politik i këtij qarku Niko Peleshi, kryeministri Rama theksoi se vendet fqinje po kalojnë një eksperiencë të vështirë si Kosova dhe Mali i Zi pas fushatës elektorale, ndërsa shtoi se shqiptarët nuk u kanë asnjë borxh partive të opozitës që krijojnë vatra infektimesh duke mosrespektuar masat anti-Covid.

Rama i cilësoi si një çetë pa din dhe iman koalicioni e partisë Demokratike “Aleanca për Ndryshim”, ndërsa shtoi se me tyre dhe Partisë Socialiste ka një ndryshim të madh.

“Pse Shqipëria duhet të kalojë nga kjo eksperiencë e hidhur, çfarë borxhi i kanë njerëzit e zakonshëm,atyre që sillen në këtë mënyrë të papërgjegjshme dhe që krijojnë vatra infektimi ndërkohë që kërkojnë besimin e njerëzve për të marrë përsipër drejtimin e vendin, po çfar besimi nuk të kenë njerëzit tek ata të cilët nuk kanë forcën e nevojshme të karakterit për ta përballuar tundimin për të pasur sa më shumë njerëz dhe për të treguar forcë përmes numrit të njerëzve.

LEXO EDHE:  Basha thellon çarjen e PD-së/ Nuk lejoj fraksione

As neve nuk e kemi kollaj, edhe mua më shkruajnë, Niko më tregonte se është i përmbytur me mesazhe pse sna lini të vijmë pse nuk mblidhemi dhe ne pse nuk tregojmë edhe ne forcën, pse sdalim dhe ne me flamuj, për një arsye shumë të thjeshtë miq e mi sepse ne nuk jemi njësoj. Ne nuk jemi një çetë ku janë mbledhur lloj lloj rrymash dhe lloj lloj individësh pa din dhe pa iman”- u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ “Do të ketë dorëheqje më të forta në PD”

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ "Do të ketë dorëheqje më të forta në PD"

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmërimin e fortë duke u shprehur se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

E ftuar në emisionin “Breaking” ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

LEXO EDHE:  “Periferia thotë këtu s’ka gra”/ Rama ironizon burrat: Se ku shkojnë në darkë këta…

LEXO EDHE:  Gjendja politike në vend/ Zgjidhja: Depolitizimi duhet të fillojë nga KQZ-ja

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj Basha nuk ka kohezion politik brenda PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Batuta e Ramës në Forumin Ekonomik/ “Shpresoj që përkthyesi të mos ma shkatërrojë komplet mesazhin”

Publikuar

-

Nga

Batuta e Ramës në Forumin Ekonomik/ “Shpresoj që përkthyesi të mos ma shkatërrojë komplet mesazhin”

Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e Forumit Ekonomik Rajonal, që po mabhet në Shkup.

Rama e ka nisur fjalimin e tij më një batutë, duke thënë se do të flasë shqip dhe i drejtohet kryeministrit maqedonas që uron që këtë herë përkthyesi mos t’i shkatërrojë mesazhin si më herët.

“Do t’ju drejtohem në shqip, sipas rregullit të vendosur dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi mos të jetë si herën tjetër Zoran që ma shkatërroi komplet mesazhin“, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ballkani i hapur” në Shkup/ Rama: S’kemi pse presim BE kur liritë i realizojmë së bashku

Publikuar

-

Nga

Sot në Shkup po mbahet Forumi Ekonimik Rajonal, “Ballkani i hapur”, ku pjesë e panelit janë kryeministri i Shqiëprisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Gjatë samitit të sotëm pritet nënshkrimi i disa marrëveshje trilaterale, në kuadër të Mini-shengenit Ballkanik, me synim lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe komunitetit të biznesit në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë fajlimit të tij, kryeminsitri Rama ka theksuar rëndësinë e nismës rajonale si një parapërgatitje për anëtarësimin në BE.

Kjo nismë është gjëja e duhur, jo vetëm gjëja e duhur por ndryshe nga çfarë predikojnë disa është e vonuar. Ky rajon nuk mund të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton se jemi të vegjël për të qëndruar të vetëm, për të krijuar ekonomi të fuqishme është i dënuar të jetojë në të kaluarën. Kjo nismë sjell një rajon një shembull kuptimplotë të BE-së duke jetësuar katër liritë themelore të BE” tha Rama.

LEXO EDHE:  Gjendja politike në vend/ Zgjidhja: Depolitizimi duhet të fillojë nga KQZ-ja

Rama ka theksuar se është e habitshme për edhe reagimi i disa evropianeve në lidhje me nismë.

LEXO EDHE:  Gjendja politike në vend/ Zgjidhja: Depolitizimi duhet të fillojë nga KQZ-ja

Nëse duam të rrisim PBB, ne mund ta rrisim me 2.5 vetëm nga integrimi ekonomik, nëse ne arrijmë të realizojmë planin e : Ballkanit të Hapur” ne mund ta rrisim atë në 6.7%”, tha Rama.

“Ne nuk duam te jetojmë në të shkuarën por duam të projektohemi në të ardhmen, përmes një nisme që sjell në këtë rajon shembullin e Bashkimit Europian dhe 4 liritë themelore: Të lëvizjes së njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve.  Përse duhet të presim ne të mbyllur brenda kufijtë tanë me kurriz nga njëri-tjetri siç kemi ndenjur 500 vite ndërkohë që integrimi evropian ka kohën dhe kufizimin e vet jo vetëm nga ç’bëjmë ne por edhe çmendojnë të tjerët“, tha ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE