Connect with Us

Gjyqi me Becchettin/ Ish-ministri i Ramës thirrje SPAK-ut

Politikë

Gjyqi me Becchettin/ Ish-ministri i Ramës thirrje SPAK-ut

Publikuar

-

petrit vasili nuk permbahet ndaj rames

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ‘Rama 2’, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me humbjen e gjyqit përfundimtar të Shqipërisë me biznesmenin Francesco Becchetti.

Ai shprehet se kjo çështje është evidente dhe nuk ka nevojë të lidhet me politikën sepse kjo e fundit është e akuzuar.

Edhe njëherë, nuk shpresoj e as dua të shpresoj që çështja “Becchetti” të jetë pjesë e reagimeve politike. Aq më pak e lidhur me zgjedhjet politike.
E refuzoj logjiken që “kur të vijmë në pushtet, do dënojmë njerëz”! Njësoj siç refuzoj logjiken që ” jam në pushtet dhe fus në burg kë të dua”!!! Këtë logjike përdorin autokratët dhe diktatorët.

Kjo është një çështje evidente që s’ka hiç nevojë për politikën, sepse kjo e fundit është e AKUZUAR!” u shpreh Manjani.

Më tej ai i bën thirrje SPAK që të bëjë detyrën për të cilën u krijua me një konsensus politik. Ai shprehet se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim nuk po reagon për këtë çështje.

Nga sa kemi parë e lexuar publikisht, indicet janë të plota për SPAK që të fillojë menjëherë një hetim të plotë. Kush urdhëroi mbylljen e televizionit Agon Channel? Për ç’motive u bë? Kush kontaktoi pronarin e televizionit?! Përse duhet të takonte Enkel Jotin? Ç ‘rol kishin Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë në këtë çështje?!

Këto pyetje dhe të tjera duan përgjigje që të kuptohet vendimi i Arbitrazhit dhe të përcaktohet përgjegjësia individuale.

Nuk ka nevojë as për kallëzime e as për ligje të tjera. Mjafton SPAK të bëjë detyrën për të cilën u krijua me konsensus politik.
Ndaj nuk ka përse të lidhet as me kallëzimet, as me zgjedhjet e as me instrumente të tjera legjislative të pushtetit politik (kushdo qoftë).

SPAK u themelua për këtë rast. Për të ndërhyrë tek jakat e bardha në nivel të lartë. Për të ndërhyrë kur ata janë ende në detyra publike. Kur bien SPAK nuk na duhet, sepse me të rënë nga fiku “trimërohet” kushdo prokuror i zakonshëm. SPAK, i posaçmi pra, duhet për rrethana të tilla të posaçme.

Besoj me këtë logjike është dakord kushdo. Është dakord edhe zonja Kim, e cila s’po flet për raste të tilla.”, shkruan Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çështja e Berishës/ Bejtja: Po trajtohet paburrërisht nga panairi i të pakarakterëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drejtori i SYRI TV, Andi Bejtja, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke thënë se çështja Berisha po trajtohet paburrërisht dhe jolegalisht.

Bejtja ka nënvizuar se nga minuti në minutë PD po shef vetëm njerëz pa dinjitet e karakter, duke u treguar falenderues që PD nuk ka ardhur në pushtet.

“Tani nje gje nuk mund te rri pa e thene; si po e menaxhon zyrtarisht PD  “çështjen Berisha” kaq paburrerisht, kaq jo legalisht, me kaq thenie e kundrathenie te tipit ” Amerika gaboi, po kryetari ka te drejte” , etj etj , pervec te tjerash dhe qendrime qe te bejne te mbash barkun me dore, ku po shohim nga minuti ne minute jo vetem njerez pa dinjitet e pa karakter, por dhe komplet debila nga do ta rrotullosh….per zotin kete here e them hapur; shyqyr qe nuk paskan ardh ne pushtet”, thotë Bejtja.

LEXO EDHE:  “Meta duhet të japë dorëheqjen”/ Manjani: Ka vënë bast publik

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës: Tashmë është radha e opozitës



Më tej ai ka shtuar se sa më shpejt të mbyllet historia e çështjes Berisha, aq më mirë do të jetë për to.

“Dhe sa me shpejt te mbyllet kjo histori aq me mire per ta, se po vazhdoi gjate, panairi i te pakaraktereve e debilave e injoranteve do mbushet plot dhe vetem do na vi per te vjelle e asgje me shume”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati: Analistët që mbrojnë Bashën, paguhen nga Rama

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati: Kandidatët s’janë fake, por gara brenda PD nuk është reale

Analisti Andi Bushati thotë se gazetarët që mbrojnë kryetarin e PD Lulzim Bashën, paguhen nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, askush nuk do e kishte imagjinuar se do vinte kjo ditë.



“Do kthehet në urim, paç fatin e Bashës. Askush nuk do e kishte imagjinuar që do e mbronin me kaq pathos analistët pro-Rama. 

Këtij i vënë gjoksin dhe pa komplekse, se lekët i marrin tjetërkund”, shkruan Bushati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD dobësohet nëse Berisha bën kritikën e Bashës/ Bushati: Basha rri si eunuk

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zhvillimet brenda Partisë Demokratike janë të vrullshme pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Analisti Andi Bushati tha se PD do të dobësohet nëse Sali Berisha i bën kritikë Lulzim Bashës duke dialoguar me bazën e  PD-së, ndërsa Lulzim Basha qëndron në zyrën e tij.

 “Berisha do të bëjë kritikën e Bashës duke dialoguar me bazën dhe Basha do të qëndrojë te zyra ku mban vulën, duke u sjellë si eunuk siç është sjellë deri tani, Basha vetëm dobësohet”, u shpreh Bushati në emisionin Shock.

LEXO EDHE:  Plehra kimike kineze për shqiptarët/ Braçe kërkoi largimin e drejtorit që zbuloi skandalin

LEXO EDHE:  Kandidati i Bashës nën hetime/ SPAK e merr në pyetje



Bushati gjithashtu shtoi se se publiku shqiptar është i zhgënjyer nga mënyra se si u soll kreu i PD-së me ish-kryeminsitrin Berisha.

Kjo do të dobësojë jo vetëm Bashën, por të gjithë Partinë Demokratike sipas analistit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE