Showbizz
FOTOT që tërbuan rrjetin/ Arrestohen 40 modelet që pozuan nudo në Dubai

40 modele janë arrestuar për shkelje të ligjeve të mirësjelljes publike pasi pozuan nudo dhe xhiruan në video të zhveshura në Dubai.
Mësohet se vajzat janë nga Rusia, Bjellorusia dhe Moldavia, me 11 të konfirmuara si ukrainase nga ministria e jashtme e vendit.
Një burrë rus i cili u arrestua si organizator i xhirimit ‘të pahijshëm’ në një ballkon në Emiratet e Bashkuara Arabe është identifikuar nga media e Moskës si Alexey Kontsov, 33 vjeç.
Ai i tha policisë se ishte në një apartament aty pranë dhe kishte filmuar spektaklin duke treguar modelet e zhveshura, shkruan Daily mail.
Ai pretendon se më pas ka bërë ‘gabimin fatal’ të ndarjes video të qartë, një krim i mundshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai ka punësuar avokatë për të kërkuar lirimin e tij nga burgu i Dubait.
Video dhe pozat nudo dhe provokuese të tyre kanë shkaktuar një shqetësim të madh në Dubai.
Kjo mund të çojë në gjoba të mëdha ose gjashtë muaj burg për ata që morën pjesë./ CNA.al