Connect with Us

Fleta e votimit me numra/ Alfred Rushaj zbardh prapaskenat: Rama po përdor truke për të…

Politikë

Fleta e votimit me numra/ Alfred Rushaj zbardh prapaskenat: Rama po përdor truke për të…

Publikuar

-

Fleta e votimit me numra/ Alfred Rushaj: Rama ka turp nga emrat e tij

Drejtuesi politik i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, e shikon si përpjekje të fundit të kryeministrit Edi Rama për të mbyllur listat, fletën e votimit me numra dhe jo me emra kandidatësh.

Në një intervistë për “A2” ai tha se Rama ka turp nga listat e kandidatëve socialistë dhe po përdor këtë truk të fundit për të fshehur emrat e tyre.

Zgjedhja me fletën e votimit ishte përpjekja e fundit e Ramës për të mbyllur listat. Ai ka turp nga emrat që ka në listë dhe po mundohet të bëjë një truk të fundit magjik. Lista e PS është vetëm një. Është Rama dhe kaq, të tjerët janë numra. Ne kemi insistuar që të jemi me emra ndërkohë që është fryma që u tha dhe hapja e listave nuk mund të ndodhë pa emra. Rama i mbylli se në fund ai i komandon”, tha ai.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Rama: Ja cilën femër nuk do refuzoja

Për Rushajn, e rëndësishme është që Partia Demokratike të maksimizojë çdo votë.

Mesazhi ka qenë i qartë. Secili ka emrin e vet dhe zgjedhësit janë të lirë. Secili këtë emër e ka të bazuar në personalitetin dhe figurën publike. Ne kërkojmë vota për PD, është e rëndësishme të maksimizojmë çdo votë”, u shpreh ai.

Sa u takon projeksioneve për mandatet e pritshme, Rushaj theksoi se ka një frymë të jashtëzakonshme për ndëshkimin e Ramës.

Kemi, por nuk do të doja të bëja spekulim. Ka një frymë të jashtëzakonshme që duan të ndëshkojnë Ramën dhe forcën e tij. Struktura jonë ka qenë e përgatitur për këtë gjë. Vullnetarët na janë shtuar dhe forcat në terren”, deklaroi Rushaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Analisti i zemëruar për karrigen e deputetit/ Sa e ‘shiti fytyrën’ Agron Gjekmarkaj

Publikuar

-

Nga

Analisti i zemëruar për karrigen e deputetit/ Sa e ‘shiti fytyrën’ Agron Gjekmarkaj

Analisti i zemëruar për karrigen e deputetit, Agron Gjekmarkaj, ka kthyer sërish faqe, pasi Lulzim Basha e përfshiu në lista.

Deri pak muaj më parë Gjekmarkaj ishte një nga zërat më kritik të kryedemokratit.

Zërat thonin se Gjekmarkaj ishte zemëruar pasi nuk u përfshi në listat e vitit 2017, madje zemërimi i tij ishte aq i madh, sa i ashtaquajturi analist, vijoi sulmet me një seri shkrimesh-opinionesh dhe analiza në të përditshmen “Panorama”.

Në qershor të 2017, Gjekmarkaj e ka sulmuar fort Lulzim Bashën, duke e akuzuar për listën skandaloze që kishte bërë, që sipas tij ishte e fëlliqur.

Në mars 2018, Gjekmarkaj ka komentuar situatën në Partinë Demokratike si dhe rastin e shumëpërfolur për lobime me rusët, ku fajsonte Bashën për situatën që po ziënte në PD.

Ndërsa në prill të 2018, Gjekmarkaj akuzonte se Basha e ka transformuar PD-në në një forcë politike personale e cila sot përballet me një krizë të thellë ku rrjedhimisht nuk jep më shpresë.

Por papritur, sa hap e mbyll sytë, Gjekmarkaj bëri një rrotullim 360 gradë sa i përket pikëpakmjeve të tij politike dhe këndvështrimin për kreun e PD Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Kryeministri i paaftë dhe antishqiptar/ Europa e dëgjon më përçmim   

LEXO EDHE:  Kryeministri i paaftë dhe antishqiptar/ Europa e dëgjon më përçmim   

Pas përfshirjes në lista për deputet në qarkun e Lezhës, Gjekmarkaj  tërhoqi pas të gjitha kritikat dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës, duke kapërdirë çdo akuzë, fyerje dhe ironi.

Por bashkë me kandidimin ndryshoi edhe fytyrën e tij. Nuk është më ajo fytyra akuzuese kundër Lulzim Bashës, përkundrazi u shndërrua në mbrojtësin më të zellshëm të tij.

Duket se për Gjekmarkaj, është koha kur të ndenjurat kanë më shumë rëndësi se sa fytyra.  Duke vërtetuar kështu, se lëpirja për karrige, është më e fortë se e vërteta./CNA.al

Kur i bënte mortin politik Lulzim Bashës/ Dyfytyrësia e Agron Gjekmarkajt

“Propaganda e PD, një farsë”/ Gjekmarkaj “këmbeu” fytyrën me të ndenjurat

Lëpirje për një karrige deputeti/ Akuzat e Agron Gjekmarkajt për Bashën

 

“S’hyj në lista unë”/ Si gënjente Gjekmarkaj para disa muajsh, i pështirosur nga Basha

 

Agron Gjekmarkaj tallet me Bashën/ “Le ta gëzojë Baftjari, se është djalë për së mbari”

 

Gjekmarkaj në dy faqet e librit/ Dje falenderonte Ramën, sot kandidon për deputet krah Bashës

“Është një lolo”/ Zbulohet niveli i Agron Gjekmarkajt

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dyfytyrësia e Bashës/ Si “i vrau” gratë demokrate pse ishin një zë ndryshe në PD

Publikuar

-

Nga

Dyfytyrësia e Bashës/ Si “i vrau” gratë demokrate pse ishin një zë ndryshe në PD

Kreu i Republikës së Re Lulzim Basha ka publikuar spotin e tij elektoral ku shprehet se është në mbrojtje të femrave, duke i cilësuar si gjysmën më të mirë të shoqërisë dhe se nuk do t’i përdorë kurrë si fasadë dhe numër në skenën e politikës shqiptare.

Por ndonëse sot del e na flet për mbrojtjen e femrave, vet Basha ka qenë ndër të vetmit politikan që i ka shkelur me këmbë dhe i ka ofenduar deri në poshtërsi gratë dhe vajzat.

Sulmet më mostruze Basha i ka bërë pikërisht ndaj femrave, ku me urdhër të tij, banditët e rinj të keqpagfuar nga call center dhe byrektorja e PD kanë sulmuar ashpër Jozefina Topallin, numrin dy të PD për shumë vite.

Lulzim Basha në mënyrë kriminale urdhëroj shpifjet dhe sharjet ndaj Majlinda Bregut, së bashku me urdhrin për akuza në disa gazeta.

LEXO EDHE:  Përçahet opozita?/ Kryemadhi paralajmëron hapur Bashën

LEXO EDHE:  Përçahet opozita?/ Kryemadhi paralajmëron hapur Bashën

Kreu i Republikës së Re nuk la fjalë pa thënë për Mesila Dodën. Ai e hodhi në kosh dhe e riktheu në PD Grida Dumën.

Basha asnjëherë nuk ka vlerësuar përfaqësimin e grave por shumica e atyre që ndodhen në listat e PD janë ende të reja, që prindërit e tyre kanë paguar para ose janë biznesmenë që financojnë fushatën e PD, ndaj dhe i ka vendosur si kandidate.

Spoti i Lulzim Bashës, më shumë sesa një përgjigje ndaj Ramës është një shpullë ndaj tij që ka pasur një sjellje prej palaçoje politik përballë femrave demokrate.

Ai “vrau” çdo femër që ishte një zë ndryshe në PD, e sot flet me parulla.

Kuptohet, tek gratë Aurela bën përjashtim sepse shumë thonë që ajo është “burri” në shtëpi.

Luli thjesht bën sikur hedh piper në vezë të skuqur kaq./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Kryetari i bashkise Gjirokaster Flamur Golemi ka hedhur poshtë akuzat e kandidatit për deputet te LSI, Vangjel Tavo lidhur me ndihmat e ardhura nga donatoret për periudhën e pandemisë.

Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve”, shprehet Golemi ne reagimin e tij.

Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, vazhdon ai, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos.

Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga një kompan private në Gjermani, të cilin gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë”, thuhet në sqarimin e Kryebashkiakut të Gjirokastres, “janë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës”.

LEXO EDHE:  “Më çuat në koma, në një spital në Gjermani”/ Rama vë “me shpatulla pas murit” Çim Pekën

LEXO EDHE:  “Më çuat në koma, në një spital në Gjermani”/ Rama vë “me shpatulla pas murit” Çim Pekën

“Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm.

Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë.  Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin””, thekson Golemi.

LEXO TE PLOTE