LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Fëmijët që lypin, pasqyra e padrejtësisë"/ Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim: Realitet i turpshëm

6 Prill 2021, 18:15, Politikë CNA
"Fëmijët që lypin, pasqyra e padrejtësisë"/

Kandidatja për deputete e Lëvizjes për Ndryshim, Lorna Lelçaj, ka ngritur akuza ndaj partive politike dhe qeverisë, teksa ka folur për situatën në vend.

Lelçaj thotë se fëmijët që lypin në rrugë janë pasqyra e padrejtësisë dhe abuzimit pa kufi të pushtetarëve, ndërsa thekson se çdo njeri meriton të ketë kushtet minimale jetësore dhe shteti ia ka këtë borxh në radhë të parë fëmijëve.

Ajo deklaron se paratë e taksave duhet të shkojnë për ushqimin dhe kushtet e jetesës së këtyre femijëve dhe të atyre që vijnë prej familjeve të varfra.

?Edhe në Shqipëri, ku 40 % e familjeve jetojnë në varfëri, një fëmijë që lyp në rrugë është poshtërim për shoqërinë. Pavarësisht nëse ky fëmijë i përket një komuniteti apo shtrese të marzhinalizuar, familjeje të varfër apo prindërve të papërgjegjëshëm, ky realitet i turpshëm duhet të marrë fund menjëherë.

Fëmijët me dorën e shtrirë, disa me nje foshnjë në krah, janë pasqyra e padrejtësisë dhe abuzimit pa kufi të pushtetarëve, sikurse edhe produkti real i dhjetra milion eurove të shpenzuara nga shoqëria civile për projekte e programe. Fakti që fëmijë të tillë ka edhe në perëndim, nuk ngushëllon askënd.

Çdo njeri meriton të ketë kushtet minimale jetësore dhe shteti ia ka këtë borxh në radhë të parë fëmijëve. Paratë e para nga taksat le të shkojnë për ushqimin dhe kushtet e jetesës të këtyre femijëve dhe të atyre që vijnë prej familjeve të varfra.

Do të kërkojmë të përgjigjet para ligjit:

polici që gjobit për shkeljen më të vogël të trafikut por toleron skenën e fëmijës lypës;

polici i bashkisë që u sekuestron sallatën jeshile njerëzve të vuajtuar nga fshati po nuk kujdeset që fëmija lypës të dërgohet në qendrën sociale;

kryetari I bashkisë që aktron kuzhinierin e të varfërve por fëmiljë, gra e burra fatkeqë enden rrugëve pa një strehë mbi kokë;

ministri përgjegjës që i blen votën të përvujaturit por harron se ai nuk ka një copë bukë për vaktin e radhës;

Kryeministri që shpalos Shqipëria 2030, por harron se falë tij do të ketë më pak shqiptarë në Shqipëri dhe më shumë lypës në rrugë;

Kandidati tjetër që kthen autobusin nga Berlini në Tiranë apo Presidenti I Republikës që ?ruan? Kushtetutën.

Lëvizja për Ndryshim nuk do të bëjë asnjë kompromis që kjo situatë të marrë fund?, shkruan kandidatja për deputete./ CNA.al

Lajmet e fundit nga